LIVE UPDATES
Aktualitet

“10 ditë serume e pa analiza”, i riu humb jetën nga sëmundja e miut

Sipas familjarëve, ai u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor. Më pas u dërgua në Infektivin e Tiranës me vonesë në gjendje kome ku fatkeqësisht humbi jetën.

7 Janar 2025, 22:37 Nga N.F
“10 ditë serume e pa analiza”, i riu humb jetën nga
Foto ilustruese

LAÇ- Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar në Laç me denoncuesin Feriz Lami pasi në korrikun e vitit të kaluar, i biri, Fatjon Lami, 38 vjeç humbi jetën pasi u ndie keq teksa vadiste misrin. I riu shfaqi probleme shëndetësore që tani i atribuohen një infeksioni të minjve.

Sipas familjarëve, ai u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor. Më pas u dërgua në Infektivin e Tiranës me vonesë në gjendje kome ku fatkeqësisht humbi jetën. Ferizi thotë se të birit i bënë vetëm serume dhe temperatura nuk i binte.

Feriz Lami, denoncues: Mjekët neglizhuan. I bënë vetëm serume. Temperatura nuk i zbriste. Vetëm në datën 30 korrik ia bënë analizat dhe e dërguan për në Tiranë tek Infektivi, por për shkak të vonesës, humbi jetën. Pra, në 10 ditë vetëm serume, pa analiza.

Ndërkohë një tjetër banor i zonës që u kurua në kohë sot është në jetë.

Gazetari: Ke pasur temperaturë?

Banori X: Dy ditët e para.

Gazetari: Për herë të parë shkove tek urgjenca e spitalit të Laçit. Çfarë të bënë ty?

Banori X: Serum!

Gazetari: Pate përmirësime?

Banori X: Bëra serum edhe herën e dytë, të nesërmen në mëngjes bëra analizat.

Gazetari: T’i bënë aty në spitalin e Laçit?

Banori X: Po.Më thanë direkt për Tiranë.

Gazetari: Sa qëndrove në Tiranë?

Banori X: Fiks një javë.

Gazetari: Ku? Tek Infektivi?

Banori X: Tek Infektivi në kat të dytë.

Gazetari: Çfarë nxorrën si konkluzion mjekët, nga se ka ardhur?

Banori X: Prej miut thonë, unë nuk di gjë.

Gazetari: Ti, e takove Fatjonin e ndjerë në spital?

Banori X: E takova Fatjonin.

Gazetari: Në çfarë gjendjeje?

Banori X: Në gjendje të rëndë.

Mjekja Xhentiljana Nazaj shpjegon se kur pacienti vjen me temperaturë, dëgjohet edhe për shqetësime të tjera. Nëse mbas dy ose tri ditëve me mjekime, temperatura nuk ulet, duhen bërë ekzaminimet dhe të dërgohet te mjeku specialist infeksionist.

Xhentiljana Nazaj, mjeke: Kur pacienti vjen me temperaturë, dëgjohet edhe për shqetësime të tjera. Nëse mbas dy ose tri ditëve me mjekimet temperatura nuk ulet, duhen bërë ekzaminimet dhe të dërgohet te mjeku specialist infeksionist! Duhen bërë ekzaminimet që të zbulohet shkaku i vërtetë!

Agron Lala, shefi i Urgjencës në Laç përshkruan të njëjtin protokoll mjekëso.

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ulet te krevati, i merret anamneza dhe sipas të dhënave, bën trajtim. Zakonisht, serumin e përdorim, kur kanë të vjella.

Gazetari: E zëmë se e mori këtë mjekim për momentin dhe rikthehet mbas dy ose tri ditëve, prapë me të njejtat simptoma, ndoshta pak më të shtuara, ju prapë do bënit të njëjtat gjëra, prapë serum në këtë rast?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Sot erdhi, e marr si rast të parë.

Gazetari: Edhe pse erdhi për herë të dytë?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po nuk e dimë nëse ka qenë për herë të dytë, vetëm në qoftë se e nxjerr me të pyetur.

Gazetari: Po një shënim e ka aty.

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po shënimi mund të jetë, por janë mbyllur shënimet. Në qoftë se vjen për herë të dytë, ai bën bilanc analizash.

Gazetari: I bën këtu në spital?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po. Sipas analizave, kujt i përket. E zëmë është temperaturë, i përket Infektivit.

Në vazhdim, shefi i Urgjencës Laç pranon se për rastin e të ndjerit është neglizhuar.

Gazetari: Çfarë ka ndodhur me pacientin, që ka ndërruar jetë, Fatjon Lamin?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ka qenë situatë më shumë…,sic e përshkruanin ata me mjekun që, hajde më shih miqësisht…

Gazetari: Pyetja ime është: Përse nuk i janë bërë analizat në kohën e duhur?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ai, në fakt duhej ta kishte bërë kështu: U bë çfarë u bë  ditën e parë, që u paraqit, tek rasti i dytë unë nuk kam pasur komunikim me mjekun që ka parë rastin.

Gazetari: Duheshin bërë analizat në rastin e dytë, apo jo?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Nuk do të kishte ndodhur nëse unë bëra, të pashë, do ishte vërtetuar më përpara.

Gazetari: Përse nuk ndodhi e njëjta gjë me bashkëfshatarin që ishte në të njëjtat kushte, ku ai shpëtoi dhe u drejtua për në Tiranë?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Unë të mirëkuptoj.

Gazetari: Epo, pacientët nuk janë numra. Kush do të mbajë përgjegjësi nga spitali këtu?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po të kisha qenë unë mjeku, do të mbaja unë./ TvKlan

lac semundja e miut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj