LIVE UPDATES
Aktualitet

28 vite pas tragjedisë së Otrantos, familjarët e viktimave: Shteti shqiptar na ka braktisur, italianët u tallën me ne!

Ata thanë për emisionin investigativ se ndihen të braktisur nga shteti shqiptar, ndërkohë që sipas tyre avokatët dhe drejtësia italiane është tallur me ta.

7 Janar 2025, 22:21 Nga E. D
28 vite pas tragjedisë së Otrantos, familjarët e viktimave:
foto ilustruese

TIRANË- Fiks Fare denoncoi sorollatjet gati 28 vjeçare të familjarëve të viktimave nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, 24 prej të cilëve nuk janë gjetur edhe sot e kësaj dite. Ata thanë për emisionin investigativ se ndihen të braktisur nga shteti shqiptar, ndërkohë që sipas tyre avokatët dhe drejtësia italiane është tallur me ta.

Ata pohojnë se gjyqet kanë vijuar për vite me radhë, teksa 80 trashëgimtarë as nuk u futën te lista e atyre që duhet të dëmshpërbleheshin. Familjarët pohojnë se edhe avokatët shqiptare kanë përfituar nga kjo tragjedi, teksa kërkojnë ndihmë që çështjen ta çojnë në Strasburg. Por, sërish shteti shqiptar nuk i ndihmon!

Në marsin që vjen, mbushen plot 28 vite nga tragjedia e Otrantos. Ngjarja ndodhi në datën 28 mars 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Në bordin e anijes ishin rreth 140 persona, nga ku 81 humbën jetën. Anija kishte si destinacion Brindisin, Itali, me qëllim të një jete më të mirë. Pjesa më e madhe e të mbyturve ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në ambientet e brendshme të anijes dhe s’patën asnjë shans që të shpëtonin.

Për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen, por gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katrin e Radës” duke e mbytur atë.

Familjarët e viktimave u mblodhën në Vlorë, ku Fiks Fare intervistoi disa prej tyre. Hetija Kaja ka humbur djalin 22 vjeç në atë kohë. “E kam pritur 5 vite, s’kam dalë asnjë ditë nga shtëpia. Tani kur po shkon 28 vite edhe gjakun po ia pinë. Asnjë qeveri s’na është gjendur pranë, na kanë gënjyer dhe këto të shoqatës, që nga avokatja e parë Natasha Shehu por edhe Pushime Çala. Disa na kanë marrë firmat, i kanë çuar te avokatët në Itali, Polverini apo edhe Ëngjëll Agaçi. Ky e la sapo u bë këshilltar i Ramës. E mori italiani, por shumë s’i ka futur. Unë s’kam përfituar gjë” thotë Hetije.

Ndërkohë, Murat Ferko ka humbur bashkëshorten dhe 2 djemtë. “Ka ardhur ajo Natasha na ka dhënë ca para dorazi. Iku ajo dhe erdhi Pushimja. Sërish asnjë zgjidhje. Ne vetëm drejtësi kërkojmë si dhe ndihmë nga shteti. S’e kemi marrë deri tani” pohon Murati.

Fiksi bisedoi edhe me Vitore Tahirajn, e cila nga tragjedia ka humbur bashkëshortin. “Ai ndihmoi dy fëmijë që ndodheshin në atë anije. Ma kanë treguar të mbijetuarit. Tani na thonë se burri jot s’ishte atje. I kemi çuar dokumentet, të gjitha. Tani Apeli i Leçës nuk na dha shpërblimin. Asnjë zyrtar i Shqipërisë nuk erdhi asnjëherë në proces. Ne vetëm shpenzimet lart e poshtë Shqipëri dhe Itali i kemi lënë ato që do merrnin” thotë ai.

Ganimete Deliaj ka humbur vëllanë, nusen e vëllait dhe nipin në atë kohë 16 vjeçar. “Na u mbyll një derë. Kemi bërë dhjetëra gjyqe. Njëherë na i dhanë. Mua më njohën si trashëgimtare. Nënën time jo. Ata kanë lënë edhe një fëmijë tjetër që ka pasur trauma nga ajo ngjarje dhe jeton me 130 mijë lekë të vjetra në muaj” pohon Ganimetja, teksa shton se të gjithë emrat e përmendur vetëm sa u pasuruan.

Ndërkohë, Elta Roshi ka humbur xhaxhanë dhe djalin e xhaxhait, në atë kohë vetëm 2 vjeç. “Ndërroi jetë babai im, që ndiqte çdo seancë dhe tani e ndjek unë me prokurë. Janë dhënë dy vendime, nga shkalla e parë dhe apeli në Leçe, ku vetëm një pjesë e vogël kanë fituar gjyqet” thotë Elta. Sipas saj, arsyeja përse i janë drejtuar Fiks Fare është se çështjen duan ta çojnë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Sipas Eltës, pjesa më e madhe e familjarëve të viktimave ka humbur gjyqet, dhjetëra të tjerë nuk janë përfshirë në padi për shkak edhe të emrave. Për këtë arsye, për një koordinim të mirë të të gjithë procesit, ata kërkojnë që t’i ndihmojë shteti, t’i asistojë me zyrë juridike apo edhe me nxjerrjen e të dhënave të sakta nga Gjendja Civile si dhe me korrespondencat me shtetin italian, ku dhe humbën proceset gjyqësore.

Fiks Fare kontaktoi me ministrinë e Drejtësisë, për mundësinë e ndihmës për ta çuar në Strasburg këtë çështje. Por, zyrtarët e këtij institucioni thanë se zyra e “Ndihmës Juridike Falas” është vetëm për brenda territorit të Shqipërisë. Fiksi iu drejtua edhe Avokatit të Popullit, por edhe nga ky institucion mori përgjigje se “e kanë të pamundur që t’i ndihmojnë në Strasburg”!Top Channel

tragjedia e otrantos

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri