LIVE UPDATES
Aktualitet

10-vjeçarja me zhvillim të vonuar pa mësuese ndihmëse, ZVAP Shijak i ndërpret vendimin e Kempit

Ajo gjithashtu tregon se vajza shkon në shkollë, por në klasë nuk ka një mësues mbështetës edhe pse psikologia e shkollës 9 vjeçare Rreth ‘Muharrem Plaku’ bashkë me drejtorin e kësaj shkolle kanë pohuar që vajzës i duhet mësuesja, por me në vendim Kempi. Nëse vendimi i përfitimit të Kempit do të jetë negativ, 10 vjeçarja mbetet pa mësues.

4 Nëntor 2022, 21:27 Nga DOSJA
10-vjeçarja me zhvillim të vonuar pa mësuese ndihmëse,
Eleni Marsela

Eleni Marsela vetëm 10 vjeç jeton në qytetin e Shijakut bashkë me familjen e saj. 10 vjeçarja shkon në klasë të 4-t, por ka një mori diagnozash si prapambetje e lehtë mendore, zhvillim në të folur, probleme me të ecurën (ku për te cilën është operuar, por pa rezultat). Mamaja e Elenit tregon se vajza e tyre në vitet e mëparshme ka patur një mësuese mbështetëse, por këtë vit nuk mund ta ketë më si pasojë e ndërprerjes së Kempit. Ajo gjithashtu tregon se vajza shkon në shkollë, por në klasë nuk ka një mësues mbështetës edhe pse psikologia e shkollës 9 vjeçare Rreth ‘Muharrem Plaku’ bashkë me drejtorin e kësaj shkolle kanë pohuar që vajzës i duhet mësuesja, por me në vendim Kempi. Nëse vendimi i përfitimit të Kempit do të jetë negativ, 10 vjeçarja mbetet pa mësues. E intervistuar nga gazetarët e Fiksit, Eleni shihet dukshëm që ka vështirësi në komunikim, lexim dhe në të shprehur. Gazetarët e Fiksit dërgojnë prindin e 10 vjeçares, së pari në drejtorinë e shkollës ku ky i fundit i thotë se  po nuk ka marrë kempin nuk mund ta trajtohet me mësuese ndihmëse.

Kështu prindi drejtohet për të disatën herë në ZVAP Shijak ku edhe aty i thuhet se pa kempin nuk mund të ofrohet mësuese ndihmëse , për të përfituar këtë të fundit prindi i 10 vjeçares duhet patjetër të vendosë në dispozicion fletën e vendimit të kempit që është aktiv, sepse ky është kushti kryesor.  Në lidhje me problemin e nxënëses Eleni Marsela së shkollës 9 vjeçare Muharrem Plaku në qytetin e Shijakut, redaksia e emisionit Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit ku pyeti mbi proçedurat që nevojiteshin për përfitimin e mësueses ndihmëse me fëmijë më statusin AK (Aftësi e Kufizuar). Kjo Ministri tha se në zbatim të Urdhërit nr. 31 datë 28.01.2020 për “ Miratimin E Rregullores Për Funksionimin E Institucioneve Arsimore Parauniversiatre Në  Republikën E Shqipërisë”, Kreu XIV, Neni 80, pika 6 është e detyrueshme që  personi i cili ushtron përgjegjësinë prindërore të paraqesë raportin vlerësues nga komisioni mjekësor, kur fëmija është i vlerësuar nga ky komision. Në mungesë të një raporti nga KMCAP, KMD (Komisioni Multidisiplinar) rekomandon paisjen me raport mjekësor nga KML (Komision i Mjekësisë Ligjore) pranë poliklinikave shëndetësore përkatëse.

Kështu gazetarët e Fiksit ju drejtuan Zyrës Arsimore për të pyetur se përse kjo zyrë nuk e njeh KML.  Pasi gazetarët e Fiks Fare i tregojnë ligjin dhe interpretimin që ka bërë Ministria e Arsimit ata shprehen se do të konsultoheshin për rastin dhe do të kthenin një përgjigje, ku dhe do të adresonin prindin për proçedura të mëtejshme. Vetëm 2 ditë pas interesimit të gazetarëve të Fiks Fare prindi i 10 vjeçares kontakton me gazetarët dhe  tregon se është marrë në telefon për të shkuar në ZVAP, ku është takuar me drejtorin e shkollës psikologen dhe me punonjëset e ZVAP dhe i është thënë se duhet të plotësojë raportin dhe ta dërgojë në ZVAP.

Marrë nga TOPCHANNEL

eleni marsela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet