Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në hyrjen e portës kryesore qëndron dhe një makinë "Mercedes Benz", por nuk dihet nëse është e Krajës apo e grabitësve.
TIRANË- Publikohen pamjet e grabitjes së vilës së kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja! Pamjet janë publikuar nga ish-deputeti Myslim Murrizi, një vit pasi ka ndodhur ngjarja dhe pasi Murrizi e paralajmëroi nxjerrjen e videos. Në pamje duken dy persona që qëndrojnë në portën kryesore të vilës. Njëri, i veshur me kostum sportiv me ngjyrë të kuqe, me kapele dhe një shall i vendosur si maskë, shihet se mban dhe atletet në duar, siç duket për të mos bërë zhurmë. Ai vështron terrenin dhe i jep sinjale shokut të tij, një tjetër të riu të veshur gjithashtu me kostum sportiv, por ngjyrë blu të errët. Në hyrjen e portës kryesore qëndron dhe një makinë "Mercedes Benz", por nuk dihet nëse është e Krajës apo e grabitësve. Publikimi i kësaj videoje vjen në prag të përfundimit të mandatit të Krajës si kreu i SPAK, bashkë me njk mesazh nga ish-deputeti.
Postimi i Murrizit:
E Nderuar Zj Kim! Kur te shkosh javen tjeter per kafe tek hetuesi bastard i komunizmit Arben Kraja, jepja edhe kete vd ku dy hajdute pa maske futen dhe i vjedhin vilen ne Lalz Jepja qe me ndihmen e bkh apo fbi ishalla i gjen se kush jane deri sa te qerohet si mender shef i SPAKUT. Te pakten te mbahet mend qe per tre vjet qe drejtoi kete institucion te gjej hajdutet e viles se tij. Se me çfare parash e ka blere vilen kur gjith jeten ka punuar ne shtet, ate duhet tja gjente vetingu por vetingun e kane bere llumi i shoqerise Shqiptare saqe 2 jane te denuar, 3 nen hetim e te tjeret duhet te ishin te denuar por organi qe ka drejtuar ky enverist i ka falur si pazar mes njeri tjetrit. Per te njenten gje qe denohet Luan Daci duhet te denohej dhe Alma Fasku qe ka fshehur shkarkimin si gjyqtare nga kld ne vitin 1996. Pastaj pasi te pini kafen pyete hetuesin e komunizmit se pse i vjen turp e nuk e ka deklaruar ne cv qe ka qene kanidat per deputet i rinise komuniste ne 31 mars 1991. Po nuk e ke bezdi pyete pak se kur e ka mbaruar fakultetin juridik sepse ne cv thote qe e ka mbaruar per 3 vjet 1989-1992 kur gjate gjithe kohes korrespondeca ka qene 5 vjet jo 3 vjet. Dhe kur te jeni vetem pa pranine e prokuroreve te tjere pyete edhe per Arben Luçin vellan e sportistit Roland Luçi nga Shkodra qe ky bastard e ka hetuar per tentative arratisje ne gush 1990 pasi e kishin kapur ne zone “ kufitare” ne Vore duke shkuar per ne Tirane, nderkohe qe mbi 5000 Shqiptare ishin brenda ambasadave te vendeve perendimore. Por USA nuk kishte ambasade ne ate kohe se nuk e linte komunist kraja ngaqe Amerika ishte imperialist dhe armik i partise se komunist Krajes. Pyete pse e dhunoi Z Arben Luçi ne hetuesi dhe a ka ndonje shenje pendese se turpin nuk e njeh kjo rrace e piste per konkluzionin e hetimit ku me firme te Krajes thuhet se Z Arben Luçi eshte person me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe element i rrezikshem anti parti. E me firme te ketij hetuesi xhelat te komunizmit, Z Arben Luçi u denua dhe u dergua ne burgun famekeq te Spaçit. Nuk ka me turp per kete “drejtesi” te 32 viteve pas rregjimit komunist qe organet e reja te saj te kene ne krye funderrinat e atij rregjimi bastard dhe njerezit me ndyre te organeve te diktatures. Shqiptaret ne dhjetor 1990 jane ngritur kundra ketyre plehrave, e Ju Zj Kim nuk ju ze gjumi po nuk pite nje kafe ne jave me keta mostra. A e dini Ju Zonje qe rregjimi vrastare i ketyre plehrave ka vrare pa gjyq rreth 7000 Shqiptare vetem pse i mendonte apo i hamendesonte se ishin pro Amerikan? A e dini Ju Zonje qe rregjimi i ketyre xhelateve qe Ju promovoni ne kupolen e drejtesise si Kraja,Dvorani, Sadushi, Rakipi, Sheshi, Panda etj kane pushkatuar mbi 1200 Shqiptare ne kufi qe kerkonin te largoheshin nga Shqiperia drejt perendimit?? E nese Ju mendoni se keta mostra jane te vetmit qe duhen promovuar sepse parate e reformes dhe ligjet e reformes jane sponzorizuar nga nje tjeter gufome komuniste si sorrosi, ky eshte me shume se komunizmi qe ngriten keta plehra per 45 vite rresht. Shqiptaret nuk jane pa vetedije dhe pa memorje. Ndaj sa me pak “ dashuri” per xhelatet e komunizmit me mire do ti benit vendit qe perfaqesoni jo vendit ku keni lindur.
Në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar u raportua se maskat kanë grabitur shtëpitë e pushimit të shumë prej biznesmenëve në Gjirin e Lalëzit, por edhe të figura të rëndësishme të vendit, përfshirë këtu edhe atë të kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja. Por ky i fundit mohoi gjithçka dhe tha se lajme të tilla shpërndahen për t’u bërë pengesë për SPAK.
Pas publikimit të lajmit, në rrjet u ngritën dyshime lidhur me banesën e Krajës, nëse kreu i SPAK ka vilë në në Gjirin e Llëzit apo jo. Sipas deklarimeve të bëra nga ai vetë, më datë 02.10.2017, subjekti dhe bashkëshortja e tij, kanë lidhur kontratë sipërmarrje për një apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro dhe kanë paguar vetëm këstin e parë prej 15,000 euro, ndërsa 115,000 euro janë detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit.
Gomone ANGLI- Shoku im punon në një operacion në Londër ku shumë azilkërkues shkojnë për trajtim. Ngarkesa e &ccedi...
Nxënësi i dhunuar KORÇË- Mësuesi Alban Fetolli, i cili dyshohet se ka dhunuar disa nxënës të shkollës 9...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se të gjithë shqiptarët e inkriminuar lëvizin të paarmatosur në Duba...
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në prang...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, kreu i kartelit 'kompania Bello' është arrestuar n&...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Mikael Kamani alias Mikael Qosja alias Mikael Stefo, i cili njihet edhe si 'Keli i Kombinatit',...
Foto ilustruese VLORË- Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të motit të keq që pritet në dy ...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Ilir Paja TIRANË- 3 muaj e kanë mbajtur në vëzhgim dhe më pas Ilir Pajës i janë vendosur prangat.Pas 5 vitesh arrati, Il...
Pamje nga vatra e zjarrit KORÇË- Një zjarr ka përfshirë bimësinë në malin e Moravës në Korçë...