LIVE UPDATES
Aktualitet

110-vjetori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku: Detyra ime si kryepolic, peshë e rëndë, por edhe privilegj

Muhamet Rrumbullaku kujtoi të gjithë të rënët në krye të detyrës dhe veteranët që i dedikuan jetën profesionit të tyre. 

13 Janar 2023, 10:15 Nga k.m.
110-vjetori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku: Detyra ime si
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një fjalë përshëndetëse gjatë ceremonisë së 110-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, para të pranishmëve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku kujtoi të gjithë të rënët në krye të detyrës dhe veteranët që i dedikuan jetën profesionit të tyre. 

"Për mua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, 110 vjet janë pesha më e rëndë dhe privilegji më i madh i jetës sime. Të jesh në krye të Policisë së Shtetit sot, kur shumë është bërë dhe shumë më shumë do të bëhet, i jep çdo dite pune, vlerën e 110 vjetëve. Ne zotohemi përballë qytetarëve tanë se puna e Policisë së Shtetit do të vijojë të mbetet thellësisht e pranishme dhe fisnike, në jetët e shqiptarëve, si dhe se do të jetë në koherencë të plotë me hapat e ndryshimit të përditshëm të shoqërisë sonë. Brezat e rinj të Policisë së Shtetit me përgjegjshmërinë dhe atdhedashurinë që i karakterizojnë, do të vijojnë të lënë gjurmë në historinë e Policisë së Shtetit, e cila shtrihet tashmë në 2 shekuj. Kjo armatë e re profesionistësh dhe të përkushtuarish, do të kontribuojnë për përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit, për qytetarët që besojnë në punën e Policisë dhe e mbështetin atë, të sigurtë se kjo është mënyra e vetme, për t’i dhënë këtij vendi, stabilitetin dhe integritetin që meriton të ketë,"-tha ai ndër të tjera. 

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, me rastin e 110-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit:

I nderuar Zëvendësministër,
I nderuar Kryetar i Komisionit të Sigurisë,
Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Policisë,
Të nderuar veteranë të përkushtimit dhe të sakrificës;
Të nderuar oficerë kontakti të vendeve partnere;
Të nderuar kolegë dhe të ftuar,

Dita e sotme nuk shenjon një përvjetor të thjeshtë, me rastin e të cilit takohemi për të kremtuar datëlindjen e Policisë së Shtetit, apo për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend. Përkundrazi, sot është datëlindja e 110-të e Policisë së Shtetit, një rast krejt i veçantë që nëpërmjet solemnitetit të vet, na bën të gjithëve bashkë.

Ndoshta nuk janë shumë vite, por dhe pak jo, krahasuar me sfidat të cilat ka kaluar. Ndoshta e brishtë kur u krijua në 13 janar 1913, si Forcë e Ruajtjes së Rendit, por e shndërruar në ditët e sotme në një institucion të fuqishëm në mbrojtje të shtetit demokratik dhe lirive e të drejtave të njeriut, dhe e renditur krahas institucioneve ndërkombëtare të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit që tashmë nuk njeh kufij dhe sigurimit të rendit dhe sigurisë së vendit tonë.

Puna, sakrificat, sfidat me të cilat jemi përballur, arritjet edhe disfatat në ndonjë rast, së bashku kanë shkruar historinë që e themeluan paraardhësit tanë në vitin 1913 dhe e zhvilluan gjenerata të tëra, deri në ditët e sotme.

13 janari është një datë e artë, e shënjuar përjetësisht në historinë e Shqipërisë, në memorien e kombit dhe në memorien e çdo qytetari që ka ndërtuar jetën, familjen dhe pronën, nën hijen e shtetit amë.

Policia e Shtetit është një nga arteriet kryesore dhe më thelbësore të ndërtimit dhe të funksionimit të shtetit të pavarur shqiptar. Këtë rol, Policia e Shtetit e ka përfaqësuar e vijon ta përfaqësojë denjësisht, falë përkushtimit dhe sakrificës së mijëra burrave e grave, djemve e vajzave, të cilët brez pas brezi kanë dhënë më të mirën e tyre, për vendin dhe për shoqërinë.

Historia e shtetit shqiptar është e lidhur ngushtësisht me historinë e Policisë. Para pak kohësh, Shqipëria festoi 110-vjetorin e pavarësisë dhe sot është pikërisht Policia e Shtetit, institucioni i parë i formuar pas shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit të pavarur shqiptar, i cili kremton 110-vjetorin e themelimit të tij. Ky fakt nuk mund të jetë rastësor. Ky fakt tregon rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe luan ky institucion për vetë ekzistencën dhe sigurinë e shtetit shqiptar.

Familja e Policisë së Shtetit, fryma, vlera dhe kontributi i saj i japin dimensione të jashtëzakonshme dhe krejt të veçanta, Shqipërisë, kohës dhe misionit të Policisë së Shtetit.

Për të rinjtë tanë, për fëmijët e dëshmorëve tanë, për fëmijët që mbajnë për dore efektivët e Policisë Rrugore apo të Patrullës së Përgjithshme, mëngjeseve të shkollës, 110 vjet janë vështirë të imagjinueshëm, janë një pikë e pajetuar në kohë, e cila e bën Policinë e Shtetit, në sy të tyre, një testament të lashtë, një garanci me të cilën ata kanë lindur, një fakt përgjithmonë të mirëqenë, të cilin e kanë në nënvetëdijen e tyre kudo dhe kurdo.

Për veteranët e Policisë së Shtetit, për shumë e shumë të tjerë të cilët për dekada, kanë kryer detyra të ndryshme, në struktura të ndryshme, në qarqe të ndryshme, 110 vjet janë mijëra jetë, secila e rrezikuar përballë krimit, secila e sakrifikuar me orë larg familjarëve, secila e jetuar me qytetarët e komunitetit ku i ka thirrur misioni, secila e shenjuar me ngjarje, raste dhe njerëz me impakt për të tjerët dhe secila e gatshme për t’u jetuar e rijetuar sërish, si pjesë e Policisë së Shtetit.

Në çdo fragment të rrjedhës së historisë, Policia e Shtetit ka qenë burim sigurie dhe besimi për qytetarët dhe në emër të këtij ideali, janë sakrifikuar shumë nga radhët e saj. Martirët e Policisë së Shtetit kanë gjakun e tyre, në ngjyrën e flamurit kombëtar dhe ky është një motiv i fortë, pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për ta ruajtur të denjë simbolin e lartë kombëtar. Për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, 110 vjet janë epitafe, çmimi i jetës së tyre, drita e prehjes që ndriçon kolegët në majat e thepisura, në shtratet e sipërfaqeve ujore, në rrugët e vendit dhe në skajet e tij.

Fati më përzgjodhi mua që ta përshëndes këtë datë jubile, dhe në të njëjtën kohë, të kem mundësinë të vlerësoj dhe të përulem me nderim, para punës dhe përkushtimit të të gjithë atyre që e kanë mbajtur dhe që e mbajnë veshur uniformën e Policisë së Shtetit, si edhe para atyre që në periudha të ndryshme dhe në ato më të vështirat, mbajtën stafetën e drejtimit të Policisë së Shtetit, duke i dhënë vlerat më qëndrestare këtij institucioni. Për mua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, 110 vjet janë pesha më e rëndë dhe privilegji më i madh i jetës sime. Të jesh në krye të Policisë së Shtetit sot, kur shumë është bërë dhe shumë më shumë do të bëhet, i jep çdo dite pune, vlerën e 110 vjetëve.

Siç e theksova përmes këtyre paralelizmave të ndjera, koha në Policinë e Shtetit është një koncept abstrakt, i pakufizuar, vetëm me datë fillimi, ashtu siç janë orët tona të punës dhe gatishmëria jonë, ashtu siç është vetë jeta jonë.

Po aq sa koha, për ne është koncept abstrakt edhe festa, prandaj pak prej nesh kam kënaqësinë të kem sot përballë, mijëra të tjerë janë në këto momente, të shpërndarë në çdo skaj të Shqipërisë, në përballje me krimin dhe duke u shërbyer qytetarëve, pasi sot e 110 vjet, qytetari ka qenë dhe mbetet esenca, thelbi dhe motivi i Policisë së Shtetit.

Sot është një ditë feste, përzier me reflektim, ndjenjë të lartë përgjegjshmërie dhe përulje të thellë. Nxënës shembullorë të mësimeve të së shkuarës, luftëtarë të së tashmes dhe gjithmonë e më të denjë drejt së ardhmes, kremtojmë këtë 110-vjetor, kryelartë përballë qytetarëve tanë, të cilët sot më shumë se kurrë, kanë duar profesionistësh, duar miqsh dhe duar bashkëpunëtorësh, me uniformë policie, të shtrira për t’u ardhur në ndihmë kudo dhe kurdo.

Punonjësit e Policisë sot nuk gjenden përballë krimit, të vetëm me uniformën dhe me armën e shërbimit. Pajisjet e teknologjisë bashkëkohore, çelja e një epoke të re për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe filozofia e kontaktit të drejtpërdrejtë me problematikën e qytetarit, bëjnë që 13 janari i vitit 2023 të na gjejë shumë herë më të sigurtë, më të mbrojtur, më efecientë dhe më profesionistë.

Ne zotohemi përballë qytetarëve tanë se puna e Policisë së Shtetit do të vijojë të mbetet thellësisht e pranishme dhe fisnike, në jetët e shqiptarëve, si dhe se do të jetë në koherencë të plotë me hapat e ndryshimit të përditshëm të shoqërisë sonë. Brezat e rinj të Policisë së Shtetit me përgjegjshmërinë dhe atdhedashurinë që i karakterizojnë, do të vijojnë të lënë gjurmë në historinë e Policisë së Shtetit, e cila shtrihet tashmë në 2 shekuj. Kjo armatë e re profesionistësh dhe të përkushtuarish, do të kontribuojnë për përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit, për qytetarët që besojnë në punën e Policisë dhe e mbështetin atë, të sigurtë se kjo është mënyra e vetme, për t’i dhënë këtij vendi, stabilitetin dhe integritetin që meriton të ketë.

Të nderuar kolegë në çdo skaj të vendit, të nderuar qytetarë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të Policisë, të nderuar të pranishëm: Me një fragment nga Himni i Flamurit, “Shqipëria do të rrojë; Për të, për të, luftojmë ne!…”, ju uroj përzemërsisht Gëzuar 110-vjetorin e Policisë së Shtetit. Faleminderit!

muhamet rrumbullaku 110-vjetori i policise se shtetit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen