LIVE UPDATES
Aktualitet

“203 metra katrorë me vlerë 370 mijë euro, shtëpia e re tek Air Albania”/ Zbardhen dëshmitë e shoferit. Ja si i fshehu pasuritë ish-drejtoresha e AKSHI-t

Apartamenti është me sipërfaqe 203.3 metër katrorë dhe është blerë në shumën prej 370 mijë eurosh. Aktualisht në këtë apartament banon Mirlinda Karcanaj.

21 Prill 2026, 20:40 Nga E. D
“203 metra katrorë me vlerë 370 mijë euro, shtëpia e
Mirlinda Karçanaj

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë pronare e të paktën 3 shtëpive me vlera marramendëse në Tiranë. SPAK ka zbuluar se pasuritë e paluajtshme, Karçanaj i ka regjistruar në emër të personave të tjerë, por në realitet ajo rezulton të jetë pronarja reale.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, publikoi dëshminë e shoferit të Karçanaj, dhënë në SPAK, ku tregon sesi e zbuloi që shtëpia ku ai e merrte çdo ditë ishte e shefes së tij.

Bëhet fjalë për një apartament në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, ku sipas SPAK,  shtetasi Genci Osmënaj ia ka shitur këtë pasuri kompanisë F.B Co.

Apartamenti është me sipërfaqe 203.3 metër katrorë dhe është blerë në shumën prej 370 mijë eurosh. Aktualisht në këtë apartament banon Mirlinda Karcanaj.

Kjo e fundit ka nënshkruar kontratë qiraje me shoqërinë F.B CO, në shkurt të 2025.

Florjan Bylyku, shoferi i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, zbuloi se pas kësaj pasurie në të vërtetë fshihej shefja e tij.

“Nga viti 2019 ajo ka banuar në një shtëpi përballë bankës së Shqipërisë në rrugën e Kavajës.

Ajo lëvizi me qira pranë Stadiumit “Air Albania”. Do ketë qenë fillimi i janarit 2025 kur kam filluar ta marr me makinë te shtepia e re te “Air Albania”. Mirlinda Karcanaj në fundit të dhjetorit 2024, më ka thënë që t’i çoja rrobat atje dhe i kam dërguar unë”, thuhet në dëshminë e shoferit të Karçanaj.

Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se e hetuara Mirlinda Karcanaj e ka poseduar efektivisht apartamentin që përpara se të nënshkruante kontraën e qirasë, duke nënkuptuar se kontrata është fiktive dhe është kryer në mashtrim të ligjit, me qëllim fshehjen e faktit që kjo banesë është blerë me qellimin e vetëm për tu p[ërdoruyr nga e hetuara Mirlinda Karçanaj.

Lidhur me një apartament më rrugën e Kavajës rezulton nga hetimet rezulton se Rafael Bistri ka e ka blerë këtë apartament në shumën prej 78 mijë e 380 euro nga shtetasi Bledar Likaj.

Me 7 mars 2017 ai ka lidhur dy kontrata huaje me shoqërinë Forensic Lac dhe Fasttech e Andis Papa, ky i fundit nën hetim nga SPAK. Në total shuma e huave është 80 mijë euro.

Një vit më vonë, në 2018 ai e ka shitur këtë pasuri motrës së Daniel Shimës, ish -zv drejtorit të AKSHIT që u zhduk në mënyrë të mistershshme vjeshtën e 2025 për më shumë se 10 orë.

Në 2019 motra e Daniel Shimës ia shet këtë pasuri nënës së Mirlinda Karcanaj, Gjinovefa Karcanaj për 50 mijë euro.

Pra rreth 3 milionë lekë më lirë se cmimi fillestar i blerjes.

Kur u pyet nga SPAK, Rafael Bistri tha se nuk mbante mend asgjë, sesi e ka nënshkruar kontratën. Por kur iu vu në dispozicion dokumentacioni lidhur me marrjen e shumës prej 80 mijë eurosh hua nga Erisa Mallellari dhe Andis Papa, tha se i ka dëgjuar këto emra në tavolina ku kishte qëndruar me shtetasi Ermal Beqiri.

“Nga hetimet rezulton se vlera reale e transaksionit të kryer, për blerjen e këtij apartamenti është rreth 60 mijë euro dhe jo sa është deklaruar në aktet noteriale, ku vlera prej 80 mijë euro  është paguar cash nga Mirlinda Karcanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktiviteti kriminal”, thotë SPAK.

Sipas prokurorisë së posacme, konkludohet se kjo pasuri është produkt i veprës penale të korrupsionit prej të hetuarës Mirlinda Karcanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktikiteti kriminal, si rezultat i veprimeve të saj në cilësinë e drejtueses së AKSHIT./BalkanWeb

mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë