LIVE UPDATES
Aktualitet

27-vjeçarja invalide, vëllai dhe babai e çojnë me Benz për të lypur në mes të Kamzës

Ajo thotë se del rreth orës 8 dhe pasdreke ikën në shtëpi, ndërsa arsyeja e lypjes lidhet me nevojën financiare, mirëpo pavarësisht kësaj, kjo që po bëjnë pjesëtarët e kësaj familjeje, është e jashtëligjshme dhe duhet ndaluar.

21 Mars 2025, 22:24 Nga N.F
27-vjeçarja invalide, vëllai dhe babai e çojnë me Benz
27-vjeçarja invalide

KAMËZ- Franci, një 25-vjeçar i cili banon në Fushë-Mzez, së bashku me babain e tij, çdo ditë pas orës 7 të mëngjesit, hipin në makinën Mercedes Benz vajzën e familjes, invalide, dhe e dërgojnë në Kamëz, e lënë në një trotuar përpara një pallati në ndërtim që ajo të sigurojë të ardhura duke lypur. Vëllai largohet, babai shkon në kafene ndërsa 27-vjeçarja qendron aty pavarësisht temperaturave të ulëta. Ndërkohë ne kthehemi në banesën e familjes dhe vëmë re se vëllai, ka mbërritur në shtëpi, çka na e shton më shumë dyshimin se ai nuk është në një marrëdhënie pune dhe përfiton nga të ardhurat e motrës. Dhe fatkeqëësisht kjo punë është e përditshme.

Gjatë bisedës që gazetari Freard Rista ka patur me vajzën, ka kuptuar që ajo ka vetëm probleme fizike dhe jo mendore, pasi ajo pyet, përgjigjet, flet, komunikon, logjikon si gjithë të tjerët. Kur pyetet nëse ka motra apo vëllezër, ajo thotë se ka një vëlla të vogël 8 vjeç, mirëpo nuk tregohet e sinqertë pasi Franci 25-vjeçar është vëllai i saj i vetëm.

Por e kuptueshme, bëhet fjalë për strategji, njerëzve duhet t’u vijë keq për të, vetëm kështu mund të përfitojë të holla. Ajo thotë se del rreth orës 8 dhe pasdreke ikën në shtëpi, ndërsa arsyeja e lypjes lidhet me nevojën financiare, mirëpo pavarësisht kësaj, kjo që po bëjnë pjesëtarët e kësaj familjeje, është e jashtëligjshme dhe duhet ndaluar. Jo me qëllimin për të ndëshkuar familjarët e vajzës, por për t’iu dhënë atyre një mësim të mirë. Ndaj, pasi dorëzuam të gjitha materialet që dispononim në Komisariatin e Kamzës, u përballëm mëngjesin e 21 shkurtit me Francin dhe babain e tij.

Franci fillimsht gënjeu duke deklaruar se do të largoheshin jashtë Tirane, por më pas e pranoi se motra del për “punë” pasi duhet të sigurojë të ardhura për vete dhe familjen, madje pretendon se ajo e ka zgjedhur vetë këtë variant. Në ato çaste efektivët e Komisariatit të Kamzës bënë shoqërimin e tij në ambientet e Policisë. Familja nuk e priti mirë këtë gjë, por më pas me ndihmën e psikologes Erisa Aliaj, arritën të arsyetojnë dhe së bashku u futëm në banesën e tyre, ku pamë se kushtet ishin vërtet për mbijetesë.

E reja pretendon se vëllai makinën e ka marrë vetëm për atë pasi është e sëmurë dhe e shoqëron në spital. Ndërsa nëna deklaron se të ardhurat e kësaj familje janë të pakta, ndaj janë detyruar të nxjerrin vajzën të lypë. Franci më herët thonë ato ka punuar, por janë bërë shkurtime në staf dhe ai ka mbetur pa punë. Gjatë bisedës kuptojmë se vajza ka mbetur invalide pasi 17 vite më parë është përplasur nga një automjet.

Një dramë brenda dramës historia e kësaj familje, e cila ka nevojë emergjente për të rregulluar sadopak jetesën. Pas këshillave të psikologes, grupi i xhirimit u largua. Franci qendroi disa orë në komisariat deri në përfundim të procedurave dhe iu bashkua familjes e cila priste në ambientet e jashtme. Ndërkohë, puna jonë në bashkëpunim me Policinë dhe Bashkinë për të sistemuar këtë familje, sapo ka filluar.

invaliditet piranajat

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Mars 2025, 21:12 N.F

105 milion EURO humbje te Air Albania!

Foto TIRANË- Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të s...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë