LIVE UPDATES
Aktualitet

Firma fantazmë në Holandë mashtron fermerin shqiptar, i merr me bankë 9160 euro dhe nuk i sjell jonxhën

Në muajin prill të vitit 2022, Bledari e denoncoi ngjarjen në Prokurorinë e Beratit. Ka shkuar me dhjetëra herë në atë organ akuze, por ende s’ka gjetur mashtruesit.

21 Mars 2025, 21:23 Nga N.F
Firma fantazmë në Holandë mashtron fermerin shqiptar, i merr me
Foto ilustruese

KUÇOVË- Fiks Fare udhëtoi në qytetin e Kuçovës, me kërkesë të ish fermerit Bledar Gega. Bledari ka pasur një fermë blegtorale në fshatin Qereshnik në Berat. Por, problemet me ushqimin e kafshëve, ku ra pre e një mashtrimi, e detyruan që ta mbyllte. Ai shiti mjetet dhe kafshët, pasi shteti shqiptar, por edhe ai holandez, nuk e ndihmuan të gjente personat që e mashtruan.

Ai thotë se ka pasur NIPT fermeri dhe merrej me dele dhe dhi, teksa kishte hapur edhe një fermë në një fshat të Beratit. Shton se, donte të blinte ushqim për blegtorinë dhe ka parë një njoftim në internet se një biznes në Holandë shiste jonxhë, ushqim për blegtorinë.


“Kam dërguar 9160 EURO me swift bankar nëpërmjet një banke të nivelit të dytë në Shqipëri te një klient i një banke në Holandë me dy pagesa për të marrë 52 ton ushqim për kafshët. Pagesat janë bërë në harkun kohor janar – mars 2022. Personi tërhoqi paratë nga banka, por nuk dërgoi asgjë, ishte mashtrim”, thotë Bledari. Më pas shton se, pas këtij mashtrimi është detyruar që të mbyllë femrën.

Në muajin prill të vitit 2022, Bledari e denoncoi ngjarjen në Prokurorinë e Beratit. Ka shkuar me dhjetëra herë në atë organ akuze, por ende s’ka gjetur mashtruesit. Prokuroria i ka thënë se ka dërguar letër-porosi në Holandë. Në mungesë të një përgjigjeje, çështja e tij është ende pezull.

“E raportova ngjarjen në Prokurorinë e Beratit. U takova dy herë me prokurorin. Ai i pari u transferua në një prokurori tjetër dhe ia kanë kaluar çështjen dikujt tjetër. Kam shkuar tek prokuroria gati 50 herë, kam bërë kërkesë të takoj prokurorin e ri. Asnjë përgjigje, aq sa avokati u dorëzua e la çështjen”, thotë ai, teksa shton se prokurorja e re as do t’ia dijë fare.

Bledari është interesuar disa herë edhe në policinë dhe prokurorinë holandeze. Madje, ka shkëmbyer edhe informacion, por deri më sot s’është gjetur asnjë gjurmë e personave që e mashtruan.

“Shkova në Holandë vetë edhe hapa çështje në një stacion policie në Amsterdam, më 15 maj 2023. Kthehem në Holandë pas 8 muajsh, në shkurt 2024 të shikoj ç’bëhej por policia atje e kishte mbyllur çështjen”, pohon ai.

Fiksi analizoi disa fatura, që personat i kanë dërguar Bledarit. Në hyrje është edhe një adresë në shtetin Holandez, e firmës “MAICO BV”. Gazetarët bën një kërkim në internet, ku rezultoi se adresa ekziston në Holandë, por atje është vetëm një banesë private dhe jo selia e firmës.

Bledari nuk e ka lënë me kaq! Ai ka shkuar në adresën e firmës që do të niste mallin nga Holanda. Në një faturë që personat i kanë dërguar është edhe një adresë tjetër. Nëse do të bësh një kërkim në internet, rezulton se adresa ekziston. Por, nuk është selia e firmës dërguese, por e një firme tjetër. Në të gjitha dokumentet shoqëruese të mallit, është kjo adresë!

Personat i kanë dërguar Bledarit edhe deklaratat doganore, apo edhe certifikata për cilësinë e mallit. Të gjitha këto dokumente, por edhe pagesa nëpërmjet bankës, e bindën të bënte likuidimin. Por, kur i verifikoi vetë në Holandë, dolën të gjitha fiktive!/ TCH

fermer firma fantazmë në holandë

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Mars 2025, 21:12 N.F

105 milion EURO humbje te Air Albania!

Foto TIRANË- Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të s...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet