LIVE UPDATES
Aktualitet

4 dëshmi kontradiktore/ Klevis Alla u ballafaqua me Dumanin, “Çapaçuli”: Më kërcënoi motrën

Në 3 nga 4 rrëfimet që ka dhënë Klevis Alla nga muaji Prill 2020 e deri më sot, ai akuzon në mënyrë të përsëritur se autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, kanë qenë ai vetë, Altin Ndoci dhe Talo Çela.

4 Korrik 2022, 16:21 Nga k.m.
4 dëshmi kontradiktore/ Klevis Alla u ballafaqua me Dumanin,
Foto nga protagonistët e ngjarjes

TIRANË- Zbulohen 4 dëshmitë e plota të bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Klevis Alla, të dhëna në 30 prill 2020, 6 maj 2020 dhe 26 shkurt 2021, ku bie në sy fakti që ka detaje kontradiktore me njëra-tjetrën. Ai jep detaje sa i përket emrave të ekzekutorëve, takimeve dhe mënyrës së ndodhjes së dy ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në Durrës. Por dëshmia e Allës nuk përputhet as me të Dumanit, ndaj të dy janë ballafaquar në SPAK.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se në 3 nga 4 rrëfimet që ka dhënë Klevis Alla nga muaji Prill 2020 e deri më sot, ai akuzon në mënyrë të përsëritur se autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, kanë qenë ai vetë, Altin Ndoci dhe Talo Çela. Madje shton se jo vetëm që ka qenë në dijeni për planin e vrasjes, por edghe ka marrë pjesë vetë në ekzekutime. Sipas tij, në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai thotë se ishte shofer i makinës “Toyota”, që Nuredin Dumani e kishte marrë tek Plaurent Dervishaj në Durrës.

Megjithatë thekson se vetë ka pasur rolin e shoferit, e se nuk ka shtënë, duke shtuar se njerëzit që kanë qëlluar ishin Altin Ndoci dhe Talo Çela. Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”. Po ashtu, edhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Në 3 dëshmitë që ka dhënë Klevis Alla në prokurori, ku vetëm në 30 Prill 2020 është pyetur dy herë nga prokurori Gëzim Veizi dhe oficeri Lorenc Dervishi, ai tregon se vrasjen e 4 personave e kishte kryer Talo Çela, Altin Ndoci. Por ngrihet dyshimi që dëshminë e tij ai e dha para se të arrestohej, kur e kishte takuar Nuredin Dumanin dhe ishte instruktuar prej tij.

Vetëm në dëshminë e 4, të dhënë në datën 26 shkurt 2021 para prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, Klevis Alla ka ndryshuar versionin e tij, duke përfshirë Nuredin Dumanin si ekzekutor të vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë. Por bie në sy fakti që ka "harruar" se me ta ka qenë edhe Henrik Hoxhaj. Në dëshminë më të fundit,  “Çapaçulu” tha se në makinën tip “Toyota”, ndodhej ai vetë në timon, Nuredin Dumani në sediljen e parë, ndërsa Talo Çela dhe Altin Ndoci ndodheshin me automatikë në sediljen e pasme.

Megjithatë dëshmia e tij lë hapësirë për dyshime pasi dy bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj tregojnë se në këtë periudhë kur kanë ndodhur katër vrasjet, ata kërkonin me insistim lokalizimin dhe vrasjen e Talo Çelës dhe Altin Ndocit. Ndërsa Klevis Alla i ka bërë bashkë në një makinë, kur ata donin që të vrisnin njëri-tjetrin.

Duke marrë parasysh kontradiktat e shumta, prokurorët e kanë pyetur atë se pse ai nuk kishte treguar emrin e Nuredin Dumanit, por Alla është shfajësuar duke pohuar se ai e kishte kërcënuar se do i vriste motrën e vogël.

klevis alla nuredin dumani vrasja e vellezerve haxhia durres

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri