4 Korrik 2022, 15:52
Nga e.k
Momenti i arrestimit
SHKODËR- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar kanabis ndërkohë që pas kontrollit në banesat e tyre, u janë gjetur dhe armë zjarri automatike si dhe municion luftarak. Në prangat e efektivëve të Shkodrës përfunduan dy të rinj të identifikuar me inicialet E.D, 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M.N, 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër. Arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, ku në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/ Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Gimaj”, në kuadër të të cilit u evidentua dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Kultivonin bimë narkotike kanabis në ambient të hapur, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë, si dhe kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gimaj”,
Si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të kontollit të territorit, në afërsi të këtij ambientit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, në një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.
shkoder policia e shkodres
Aktualitet
4 Korrik 2022, 15:13
e.k
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Zhym të Lushnjës ku ka mbetur i vdekur ...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 14:32
A.B
Policia
VLORË- Ky është momenti kur arrestohet Edison Kondi, 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka qëll...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 14:20
e.k
Kamioni i përdorur nga shqiptari
GREQI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap duke transportuar në...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 14:09
A.B
Policia Vlore
VLORË- Policia ka arrestuar Eduart Kondin, autorin i cili qëlloi me armë zjarri ditën e sotme vëllain e tij, Beniami...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 13:40
F.M
Policia, Radhimë
VLORË- Të shtënat me armë zjarri në Radhimë kanë ardhur si pasojë e përplasjes mes dy v&...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 13:36
A.B
Ambulance
DURRËS- Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, i mosh...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 13:27
F.M
Turisti norvegjez
TIRANË- Një turist norvegjez që ka qenë dëshmitar e të shtënave me armë zjarri në Radhim&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 13:16
F.M
Radhimë
VLORË- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me të shtënat që u raportuan në zonën e plazhit n&eu...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 13:03
d.a.
malli i sekuestruar, itali
ITALI- Policia e Shtetit, në kuadër të një aktiviteti hetimor të kryer ndaj një grupi shqipta...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 12:57
F.M
Shqiptarja dhe i dashuri i saj
GREQI- Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur tragjikisht jetën në Greqi si pasojë e një aksiden...