LIVE UPDATES
Aktualitet

A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit? SONDAZHI: 12.9% përgjigjen pozitivisht

Më të predispozuar për ta ndarë votën për kryetar nga ajo për këshill janë votuesit e paidentifikuar politikisht me 26.2%, pasuar nga votuesit e djathtë me 14.6% dhe votuesit e majtë me 6.2%. Ndërsa ata që e kanë të pamundur ta ndajnë votën për kryetar nga ajo për këshill janë më shumë votues të PS me 93.8%, pasuar nga votuesit e PD me 85.4% dhe votuesit e paidentifikuar me 73.8%.

7 Prill 2023, 23:04 Nga DOSJA
A do ta bëjnë të pavlefshme fletën e votimit? SONDAZHI:
Sondazh

TIRANË- Qytetarët e Tiranës janë pyetur nëse në 14 maj do ta bëjnë votën e pavlefshme dhe nga muaji shkurt në mars ka një rritje të numrit të atyre që mund ta ndërmarrin këtë akt, nga 11.7% që ishte në 12.9%. Ndërsa numri i qytetarëve që thonë se nuk do ta bëjnë të pavlefshme fletën ka një rënie nga 88.3% që ishte në shkurt në 87.1% në mars.

Ata që mund të bëjnë të dy fletët e votimit të pavlefshme janë më shumë të paidentifikuar politikisht me 32.9%, pasuar nga votuesit e djathtë me 11.1% dhe votuesit e majtë me 7.2%. Ndërsa ata që nuk do ta kryen këtë akt për t’i bërë të dyja fletët e votimit të pavlefshme janë më shumë votues të majtë me 92.8%, pasuar nga votuesit e PD-së me 88.9% dhe votuesit e paidentifikuar me 67.1%.

Barometri i ka pyetur kryeqytetasit nëse do ta ndanin votën për këshill nga ajo për kryebashkiak duke votuar kryetarin e një partie tjetër dhe anëtarët e këshillit të një partie tjetër. Më të predispozuar për ta ndarë votën për kryetar nga ajo për këshill janë votuesit e paidentifikuar politikisht me 26.2%, pasuar nga votuesit e djathtë me 14.6% dhe votuesit e majtë me 6.2%. Ndërsa ata që e kanë të pamundur ta ndajnë votën për kryetar nga ajo për këshill janë më shumë votues të PS me 93.8%, pasuar nga votuesit e PD me 85.4% dhe votuesit e paidentifikuar me 73.8%.

Të pyetur sa është e mundur që të votojnë vetëm për Këshillin Bashkiak dhe të bëjnë të pavlefshme fletën për kryetar ka një rritje të numrit të qytetarëve që do ta ndërmerrnin këtë akt nga 8.3% që ishte në shkurt në 12.4% në mars. Ndërsa numri i qytetarëve që nuk do të votonin vetëm për këshill bashkiak është ulur nga 91.7% që ishte në shkurt në 87.6% në mars.

Edhe kur vjen fjala për të kundërtën për të votuar për kryetar dhe për të bërë të pavlefshme fletën për këshill numri i qytetarëve që mund ta ndërmarrin këtë akt është rritur nga 20.3% që ishte në shkurt në 24.8% në mars. Ndërsa numri i kryeqytetasve të cilët nuk do të votonin vetëm për Kryetar është ulur nga 79.7% që ishte në shkurt në 75.2% në mars. Kur i shohim sipas ndasisë politike më të predispozuar për të votuar për Kryetar dhe për të bërë të pavlefshme fletën për Këshill janë qytetarët e paidentifikuar politikisht me 35.8% pasuar nga votuesit e djathtë me 27.2% dhe votuesit e majtë me 18.8%.

Ndërsa ata që nuk do të votonin vetëm për Kryetar janë më shumë votues të majtë me 81.2% pasuar nga votuesit e djathtë me 72.8% dhe të paidentifikuarit politikisht me 64.2%. Me afrimin e datës së zgjedhjeve është rritur numri i qytetarëve që mund të votojnë për Kryetarin që preferojnë dhe për anëtarë këshilli të zgjedhin parti të ndryshme nga ajo e kryetarit nga 38.8% që ishte në Shkurt në 42.5% në mars. Ndërsa numri i atyre që nuk do ta ndanin votën për kryetar nga ajo për këshill është ulur nga 61.2% që ishte në shkurt në 57.5% në mars.

Kur i shohim politikisht, ata që do të ndanin votën për Kryetar nga ajo për Këshill duke votuar parti të ndryshme më shumë këtë veprim do ta bënin qytetarët e pa identifikuar politikisht me 55.3% pasuar nga votuesit e djathtë me 47% dhe votuesit e majtë me 31.3%. Ndërsa ata që nuk do ta ndanin votën politike më shumë janë votues të PS me 68.7% pasuar nga votuesit e PD me 53% dhe votuesit e paidentifikuar politikisht me 44.7%.

Një ndryshim tjetër që ka ndodhur nga Shkurti në Mars është rritja e rëndësisë të fletës së votimit për Kryetar nga 85.3% në 88.8% dhe është ulur rëndësia e fletës për Anëtarë Këshilli nga 6.3% në 5.5%.

Marrë nga Euronews

sondazhet e euronews


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion