LIVE UPDATES
Aktualitet

A kishte fitimtarë?! Rrëfimet: Karremi që zhvati mijëra qytetarë

Nëse një qytetar kërkonte të bëhej pjesë e skemës, paguante rreth 90 mijë lekë në dorë te një person që kishte pikë në XUEX dhe ky i fundit ia kalonte manualisht. Një formë kjo që ka funksionuar shumë dhe në fakt ka sjellë edhe probleme mes njerëzve. Madje, edhe ndërmjet familjarëve, në momentin që aplikacioni është mbyllur dhe paratë janë humbur.

24 Shtator 2025, 21:45 Nga E. D
A kishte fitimtarë?! Rrëfimet: Karremi që zhvati mijëra
foto ilustruese

TIRANË- Ka pasur disa mënyra investimi dhe futjeje në skemën mashtruese. E para ishte me agjentët që të hapnin llogarinë në XUEX. Kjo ndodhte me anë të kriptove, ku hapej profil në XUEX. Pjesa tjetër dhe më e përhapura ka qenë me lekë në dorë.

“Kemi pasur dy tipe investimesh: investimi i parë ishte për ata persona që nuk dinin si të përdornin exchange dhe i kanë dhënë dorazi dhe i kanë marrë dorazi. Kishte dhe një valë të dytë, që gjithë këta persona që kanë hapur një llogari në Binance dhe i kanë kaluar në USDT. Binance është përdorur si ndërmjetës në të gjithë këtë rrugë. Më pas kanë kaluar llogarinë e USDT në një portofol tjetër që ka qenë i hapur në Binance. Paratë janë kthyer sërish në Binance. Është përdorur exchange i ligjshëm për të gjithë ata që morën para për herën e parë. Dorën e parë. Skemë tipike mashtrimi,” – Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash.

Nëse një qytetar kërkonte të bëhej pjesë e skemës, paguante rreth 90 mijë lekë në dorë te një person që kishte pikë në XUEX dhe ky i fundit ia kalonte manualisht. Një formë kjo që ka funksionuar shumë dhe në fakt ka sjellë edhe probleme mes njerëzve. Madje, edhe ndërmjet familjarëve, në momentin që aplikacioni është mbyllur dhe paratë janë humbur.

“Kjo ka qenë një skemë shumë e sofistikuar. Mund të them se personat që e kanë krijuar, kanë dijeni shumë të mirë se si funksionojnë skema të tilla. Pjesë e skemës është që qytetarët e parë që do të investonin, kanë marrë fitimet e tyre. Kjo krijon besueshmëri te qytetarët që kjo është skemë e ligjshme dhe që ti mund të fitosh. Në momentin që qytetarët e parë kanë marrë fitimet e tyre, ata kanë lajmëruar dhe familjarët,” – u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash.

Skema të tilla janë zbuluar vetëm gjatë verës së vitit 2025 për shkak të denoncimeve dhe aksionit policor, por XUEX dhe simotrat e tij kanë më shumë se 1 vit e gjysmë që veprojnë në vendin tonë.

Ajo çfarë të bën më shumë përshtypje është fakti se në të kanë marrë pjesë persona që konsiderohen me njohuri dhe intelekt për t’u mashtruar.

“Një pjesë e qytetarëve që kanë investuar, të paktën me ata që kam folur unë, janë me profesione: inxhinierë, mësues, ekonomistë, njerëz me intelekt. Ka pasur dhe të rinj pafund. Bëhet rreth 1 vit e gjysmë që jam në dijeni të kësaj skeme. Shumë qytetarë më kanë shkruar dhe jam munduar t’i paralajmëroj që është një mashtrim. I ka të gjitha etapat dhe format që të bëjnë të mendosh për një skemë piramidale,” – u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash.

“Ne kemi pasur shumë pyetje, jo vetëm tani, por edhe para se të dilnin në publik, por përgjigjet tona kanë qenë shumë të shkurtra dhe të sinqerta, që aplikacioni nuk ka të bëjë me gjëra zyrtare, nuk ishte zyrtar dhe e kalonim. Nuk mendonim se do të merrte përmasa të tilla,” – u shpreh Fatjon Kadillari, ekspert kriptomonedhash./Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet