15 Nëntor 2022, 17:02
Nga k.m.
Matthew Stadlen dhe Steven Woolfe
BRITANI E MADHE- Pas shqiptarëve që protestuan në Westminster këtë fundjavë për gjuhën e qeverisë në lidhje me krizën e emigrantëve dhe kryeministri shqiptar Edi Rama që akuzoi qeverinë se po i bën "koka turku" shqiptarët për krizën e emigrantëve, a duhen pranuar shqiptarët? Për këtë çështje, në studion e "GB News" ka folur komentatori politik Matthew Stadlen dhe Steven Woolfe. Të dy kanë qëndrime të kundërta, njëri është pro shqiptarëve, tjetri i lidh me bandat dhe me krimin e organizuar.
Kishin të drejtë që dolën dhe protestuan?
Matthew Stadlen: Absolutisht, më ftoi një miku im, por isha i zënë duke u marrë me djalin im 7-muajsh. Ishte një protestë që zgjati 2 orë, e nuk kishte dhe as dhunë e asgjë. Një gjë që ishte pak e pamenduar ishte vendosja e flamurit shqiptar tek statuja e Churchill, fola me shokun tim dhe tha që ishte një shenjë respekti. Por Dailymail ashtu do e nxirrte, si një akt kriminal. Shoku im shumë punëtor më dërgoi një foto nga zyra e tij, ishte e dielë, ora 10. Punon shumë. Unë kam shkuar në Shqipëri. është vend i bukur. Shqiptarët që janë këtu, janë shumë punëtor dhe t'i demonizosh është të bësh të njëjtën gjë si Trump bëri për meksikanët. Po duhet të kemi brigje të sigurta, qeveria duhet që të bëjë punën e saj.
Steven Woolfe: Mendoj që asnjë që nuk duhet të asosociohet me komente raciste. Shqiptarët janë të lidhur me banda kriminale. Shqiptarët marrin kontrollin me krimin e organizuar. Bandat shqiptare kanë marrë drejtimin e krimit të organizuar? Ka ndonjë zgjidhje Matt me të. Jam i mërzitur me njerëzit që bëjnë komente sikur jam racist.
Matthew Stadlen: Nuk ka lidhje të sigurta që shqiptarët janë të lidhur me krimin. Kriminelët nuk kanë lidhje me vendin, se përdhunuesit janë si unë dhe Steven, burra të bardhë. Duhet që të mos e lëjmë qeverinë t'ja hedhë pa u lagur. Gjyshërit e mi ishin refugjatë hebrenj, nuk do isha gjallë po mos të ishte për këtë vend. Por Policia duhet që të bëjë punën, ashtu si edhe shteti.
Por ata vijnë nga një vend i sigurt, nuk duhet të vijnë.
Matthew Stadlen: Të gjithë njerëzit që kualifikohen për të marrë azil, do të marrin azil. Ata që nuk duhet të jenë këtu, nuk duhet të rrinë këtu.
I gjithë diskutimi në studio lidhet me debatin publik që ka nisur në Britaninë e Madhe dhe Shqipëri në lidhje me fluksin e emigrantëve që kanë hyrë në tokën britanike gjatë vitit 2022. Rreth 40 mijë emigrantë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Angli, mes tyre 12 mijë shqiptarë. Shumica prej tyre sipas autoriteteve britanike janë meshkuj dhe në gjendje të mirë fizike. Por ata nuk janë të mirëpritur në Britaninë e Madhe dhe kërkesat e tyre për azil cilësohen si të pajustifikueshme. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman i dha një ndezje të fortë debatit kur tha se emigrantët po "pushtojnë" Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Edi Rama tha se këto komente janë të tepërta dhe se shqiptarët nuk janë problemi. Shumica e shqiptarëve që largohen drejt Britanisë nisen nga Tirana ose Prishtina për të shkuar në Francë nga ku nisen me gomone nga Kanali i La Manshit dhe më pas zbarkojnë në Durkin. Trafiku sipas mediave britanike zhvillohet nga kontrabandistët kurdë dhe kalimi kushton në gati 12 mijë paund./Dosja.al
steven woolfe matthew stadlen shqiptaret ne angli
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:44
F.M
Joy
TIRANË- Zbardhen detaje të reja lidhur me dhunimin e 22-vjeçares nga Kenia. Mësohet se reja, Joy, është dhunuar barbari...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:39
e.k
Momenti kur shoferja dhunon të moshuarin
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në kryeqyt...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:33
F.M
SPAK
TIRANË- Një ‘boss’ droge nga Belgjika, i akuzuar për trafikun e 1.9 tonëve kokainë nga Amerika Latine po hetohet ...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:30
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë ankesën e gjyqtares Hajrie Muçmata për...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:19
I.A
Pamje nga seanca
ITALI- Prokurori kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për autorin e dyshuar të vrasjes s&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:20
F.M
Xhelal Rraja
TIRANË- Xhelal Rraja, babai i Ramazan Rrajës që u ndalua sot me makinë të blinduar ka dhënë një mesazh...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:18
F.M
Policia Dibër
DIBËR- Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafikim bagëtish nga Maqedonia e Ver...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:17
F.M
Ardian Hajdari
TIRANË- Ish-anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari kërkoi që që të...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:08
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 37-vjeçare ka humbur kontaktet me kolegët e saj të punës. Në njoftimin e policis&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:06
e.k
Policia Tiranë
TIRANË- Dymbëdhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen ...