15 Nëntor 2022, 16:30
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë ankesën e gjyqtares Hajrie Muçmata për largimin e saj nga sistemi i drejtësisë. Në mbedhjen e sotme është vendosur që gjetjet dhe arsyetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishin të sakta, ndaj ajo do të vazhdojë të jetë e përjashtuar nga drejtësia.
Njoftim vendimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.11.2022.
Gjyqtarja Hajrie Muçmata u shkarkua më 11 nëntor 2019, pasi trupa e Komisionit e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon, konkludoi pamundësi financiare për krijimin e dy pasurive të paluajtshme dhe mosdeklarim të një huaje. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, Muçmata nuk arriti të justifikonte rreth 6.4 milionë lekë, se kishte bërë deklarim të rremë në lidhje me destinacionin e një kredie, si dhe u konstatuan një sërë problemesh dhe pasaktësish në deklarimet vjetore.
hajrie muçmata kpa
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:19
I.A
Pamje nga seanca
ITALI- Prokurori kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për autorin e dyshuar të vrasjes s&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:20
F.M
Xhelal Rraja
TIRANË- Xhelal Rraja, babai i Ramazan Rrajës që u ndalua sot me makinë të blinduar ka dhënë një mesazh...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:18
F.M
Policia Dibër
DIBËR- Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafikim bagëtish nga Maqedonia e Ver...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:17
F.M
Ardian Hajdari
TIRANË- Ish-anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari kërkoi që që të...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:08
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 37-vjeçare ka humbur kontaktet me kolegët e saj të punës. Në njoftimin e policis&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:06
e.k
Policia Tiranë
TIRANË- Dymbëdhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen ...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:08
k.m.
Pajtime Fetah
TIRANË- Një kërkesë e gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetah për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës d...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 16:06
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka shunuar një 19-vjeçare ...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 15:42
I.A
Foto nga operacioni i policisë
ITALI- Agjentët e Policisë së Shtetit arrestuan dhe mbyllën ditën e djeshme në qelitë...
Aktualitet
15 Nëntor 2022, 15:52
k.m.
Ramazan dhe Rexhep Rraja
TIRANË- Një informacion i mbërritur me telefon, në sallën operative në Policinë...