LIVE UPDATES
Aktualitet

A u vra roja bregdetare greke? Policia nis hetimet, dyshohet se shkak ishte një sasi droge e mbërritur në port, një shqiptar në lupën e hetuesve

Gruaja dhe prindërit e tij shprehen ai nuk ka lënë kurrë përshtypjen se do t'i jepte fund jetës. Përkundrazi, prindërit e tij flasin hapur për mundësinë e veprimtarisë kriminale.

27 Prill 2025, 17:25 Nga N.F
A u vra roja bregdetare greke? Policia nis hetimet, dyshohet se shkak ishte
Foto

GREQI- Autoritetet greke kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e rojës bregdetare, 29-vjeçarit, Nikos Karaklas, i cili shërbente në Njësinë e Narkotikëve të Rojes Bregdetare. I riu u gjet i varur në kapelën e Panagia Faneromeni në Sigri, Lesvos. Fillimisht ngjarja u konsiderua si vetëvrasje por dyshimet e familjarëve se kjo nuk është e verteta  pas vdekjes së të riut ka sjellë që të hetohen edhe pista të reja, si vrasja.

Pak orë para se të gjendej i vdekur, një sasi e madhe droge (8 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogram kokainë) ishte zbuluar në një kamion që kishte mbërritur në ishull me anije nga porti i Pireut. Për këtë rast është arrestuar një 30-vjeçar grek ndërsa një shqiptari ka shpëtuar arrestimit. Policia është në kërkim si për çështjen e drogës ashtu edhe për përfshirjen e tij të mundshme në vdekjen e rojës bregdetare, e cila shërbente në Njësinë e Kontrollit të Narkotikëve. Vlen të theksohet se Niko ishte martuar së fundmi dhe po planifikonte edhe Pashkët me gruan e tij , por disa ditë më parë ai u gjet i vdekur.

Gruaja dhe prindërit e tij shprehen ai nuk ka lënë kurrë përshtypjen se do t'i jepte fund jetës. Përkundrazi, prindërit e tij flasin hapur për mundësinë e veprimtarisë kriminale. Nëna e tij dëshmoi se fëmija i saj kishte marrë kërcënime edhe në të kaluarën, ndërsa në deklaratat e saj në mënyrë kuptimplote përmendte se “në vend të tij luhej për shumë para”.

Të tjera informacione nga rrethi i tij i ngushtë thonë se dy ditët e fundit ai është shfaqur sikur diçka po e shqetësonte. Vlen të theksohet se ai ishte me pushim mjekësor, ndonëse sipas burimeve të tjera mund të ishte në shërbim për rastin e drogës që u hetua në port pak orë para se të gjendej i varur në kryqin e kishës prej mermeri.

Atë ditë ai qarkullonte me automjetin e tij zyrtar, por pa qenin e tij K9, të cilin e kishte lënë në shtëpi. Familja e 29-vjeçarit shpreh dyshime të rënda për shkakun e vdekjes dhe ka caktuar një konsulent teknik mjeko-ligjor për ekspertizë të pavarur, pasi mendojnë se nuk është përjashtuar mjaftueshëm mundësia e një vepre penale. Ndër të tjera, kërkohet hetim për faktin se këmbët e rojes bregdetare fatkeqe preknin tokën nga pika ku u gjet i varur, gjë që ngre pikëpyetje nëse ishte inskenuar një skenë vetëvrasjeje.

Gjithashtu, prindërit e tij ngritën padi ndaj një punonjësi policie në shërbim të Drejtorisë së Policisë Lesvos, i cili dyshohet se e lidhte vdekjen e rojës bregdetare me rrjetet e trafikut të drogës, në një postim të tij në rrjetet sociale në maj të vitit 2024. Në atë kohë ai kishte shkruar se “kishin vënë një ujk me qafë të trashë për të ruajtur delet”.

Ai e ripublikoi këtë postim l, duke komentuar vdekjen e 29-vjeçarit të rojës bregdetare. Policia që po heton rastin po kërkohet të hetojë nëse para se të gjendej i vdekur kishte marrë pjesë në një përleshje me një person tjetër, pasi u gjet i plagosur në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa një pyetje është se si përfundoi në Sigri nga shtëpia e tij në Moria dhe shtëpia e prindërve të tij pas një udhëtimi një orë e gjysmë dhe madje duke lëvizur me automjetin zyrtar të rojes bregdetare.

Përgjigjet priten të jepen nga celulari i tij, i cili u gjet së bashku me këpucët e tij 87 kilometra larg vendit ku dha frymën e fundit. Policia do të ekzaminojë se me kë ka folur ai përpara ngjarjes fatale, duke i bërë thirrje që të japin shpjegimet e tyre për orët e fundit të rojes bregdetare derisa u gjet i varur.

nikos karaklas

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen