LIVE UPDATES
Aktualitet

Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime, por numri i të punësuarve u rrit në muajt e fundit

Pas katër ditë pushimi, institucionet zyrtare do të jenë në shërbim të publikut dhe bizneseve ditën e hënë.

15 Mars 2024, 07:21 Nga M.B
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime, por
Foto ilustruese

TIRANA- E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por administrata e ka pushim, sipas një vendimi të fundit  të Këshillit të Ministrave. E premtja pasoi të enjten, që ishte festa zyrtare e Ditës së Verës. Pas katër ditë pushimi, institucionet zyrtare do të jenë në shërbim të publikut dhe bizneseve ditën e hënë. Ndërkohë që shumë shërbime në fakt janë bërë online, duke minimizuar kontaktin fizik dhe radhët, sërish numri i të punësuarve në sektorin shtetëror erdhi në rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit në institucionet shtetërore kishte 182 mijë të punësuar, ose rreth 2400 persona më shumë se në tremujorin e mëparshëm.

Ndërsa në krahasim me tremujorin e katërt 2022, numri i tyre ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Në krahasim me pesë vjet më parë janë rreth 9 mijë persona më shumë që punojnë në administratë. Në total mbi 730,6 mijë të punësuar në tremujorin e fundit të vitit 2024 kanë paguar sigurime shoqërore. Në sektorin privat ku u numëruan 549,288 të punësuar me sigurime ose 2 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022. Në tremujorin e katërt 2023 në raport më 3-mujorin e tretë të vitit të punësuarit me sigurime u reduktuan me 6700 persona ose me 1 për qind. Kjo për shkak se në tremujorin e tretë të vitit aktiviteti ekonomik në vend ishte në kulmin e tij prej sezonit turistik.

Të punësuarit në sigurime po vijnë në rritje, por ritmet janë të ulëta në krahasim me treguesit e tjerë ekonomik. Nga viti 2019 më 2023 të deklaruarit me sigurime janë 49 mijë më shumë, ose me rritje 7%, por ndërkohë gjatë kësaj periudhe ekonomia është zgjeruar me mbi 14%. Rritja e ekonomisë teorikisht do të thotë më shumë vende pune, por në rastin e Shqipërisë këto dy tregues nuk kanë shkuar në raporte të drejta me njëri – tjetrin. Gjatë periudhës së tranzicionit rritja ekonomike nuk ka qenë gjenerator i madh i punësimit. Teksa ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se dekada që lamë pas, janë duke u bërë hapa të ngadalta në drejtim të informalitetit në tregun e punës dhe informalitetit në përgjithësi.

Forca e punës është drejt shterimit prej rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, ndaj reduktimi i informalitetit mbetet burimi kryesor për të gjeneruar të ardhura për skemën e pensioneve në të ardhmen, të cilat janë të domosdoshme për një armatë pensionistësh në rritje. Në vitin 2022, punësimi informal në sektorin jobujqësor është 28,2%, duke shënuar një rritje me 1,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021, raportoi iNSTAT. Burimet nga tregu pohojnë se informaliteti në tregun e punës u favorizua nga rritja tre herë rresht brenda vitit e pagës minimale. Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri në vitin 2070, pesha e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind sot.

Në të njëjtën periudhë popullsia e në moshë pune (25-64) parashikohet të bjerë nga 54 aktualisht në 41 për qind më 2070. Në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë Fondi Monetar vë në dukje se, gjeneratat e ardhshme të pensionistëve shqiptare rrezikojnë varfërinë për shkak se nuk përmbushin kriteret për përfitimin e pensionit të plotë. Informaliteti në tregun e punës sot do të shfaqet me pasoja negative në të ardhmen afatgjatë. FMN referoi se në qershor 2022 rreth 1.7 milionë njerëz ne Shqipëri ishin të moshës 15-64 vjeç, prej të cilëve rreth 38 për qind po kontribuonin tek skema e pensioneve dhe pjesa tjetër 60 për qind nuk ishin as kontribuues dhe as pensionistë dhe rreth 4 për qind ishin pensionistë./ Monitor

puna administrata pushime

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet