LIVE UPDATES
Aktualitet

Akademik Rexhep Ismajli: Shqipja sot është në krizë dhe vështirësi

Akademik Ismajli tha se demokratizimi i shoqërive, integrimi i tyre në bashkësi më të mëdha, lëvizja e banorëve në shtete të tjerë, globalizmi si dhe revolucioni i shpejtë teknologjik kanë sjellë ndikime të forta mbi gjuhën shqipe.

10 Tetor 2023, 22:08 Nga I.A
Akademik Rexhep Ismajli: Shqipja sot është në krizë dhe
Rexhep Ismajli

TIRANË- Akademik Rexhep Ismajli thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë më shumë për të ruajtur gjuhën shqipe, e cila është aktualisht në krizë për shkak të diasporizimit të saj dhe dygjuhësisë së përdoruesve të saj. Ai mbajti një ligjëratë në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë me titull “Shqipja sot: Reflkse për ‘krizën’ në gjuhë”.

Akademik Ismajli tha se demokratizimi i shoqërive, integrimi i tyre në bashkësi më të mëdha, lëvizja e banorëve në shtete të tjerë, globalizmi si dhe revolucioni i shpejtë teknologjik kanë sjellë ndikime të forta mbi gjuhën shqipe.

“Janë shtuar anglikanizmat e paintegruara në gjuhën e lajmeve, muzikës dhe spektakleve të argëtimit. Po shtohen gjermanizmat dhe italianizmat, ndërsa ndikimi nga serbishtja është në pakësim. Shqipja ka nevojë për një hapje të kujdesshme, por jo për një liberalizim të plotë në huazimet. Shqipja fitoi hapësira të reja këtë shekull pas zhvillimeve në rajon, por vazhdon të jetë e rrezikuar tek arvanitasit në Greqi, tek arbëreshët në Itali dhe në diasporë gjithandej botës”, tha akademik Ismajli.

Ai theksoi se bashkësia e folësve të shqipes me rreth 7 milionë folës sa llogaritej, tani ka zbritur ndjeshëm në vend, për shkak të diasporizimit të përshpejtuar si në gjithë rruzullin, edhe ndër shqiptarët.

“Mungesa e mbështetjes efikase prej shteteve amë po krijon frikë për reduktimin drastik të përdoruesve të shqipes si gjuhë të parë të jetës dhe të punës, si parakusht për qëndresë dhe zhvillim normal”, tha akademik Ismajli.

Ai shtoi se Shqipëria dhe Kosova, ashtu si i tërë Ballkani qendror dhe jugor, si hapësirat më të mëdha të folësve të shqipes, po shndërrohen në hapësira, ku mbizotërojnë folës të moshuar, ekonomikisht gjithnjë e më të varur.

“Qysh në brezin e parë në diasporën e lënë në mëshirën e fatit, po na krijohet shtresa e gjysmëfolësve, apo edhe të atyre që jetojnë me kujtimin për prejardhjen. Ku do të arrijmë me këto rrjedha të ikjes? Kriza në gjuhë në këtë aspekt, as menaxhohet as zgjidhet nga gjuhëtarët. Janë mekanizma të tjerë shoqërorë, politikë dhe shtetërorë, që duhet t’i dalin përpara. Në afat të gjatë kjo mund të jetë kriza më e madhe e mundshme”, tha gjatë ligjëratës akademik Ismajli.

Ndërsa në një bisedë për Zërin e Amerikës pas tubimit me kolegë gjuhëtarë, profesorë, studentë dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar, zoti Ismajli tha se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë institucione për të mbrojtur gjuhën shqipe, por kanë institucione për kultivimin e gjuhës dhe për zhvillimin e saj.

“Institutet e gjuhësisë, Instituti Albanologjik, Akademitë, universitetet, që janë bërë shumë, duhet të ngrejnë cilësinë e punës në këtë drejtim. E dyta: duhet të krijojmë hapësira për përdorimin e saj”, tha akademik Ismajli.

Ai shprehu brengën se arsimtarët e rinj po lakmojnë të botojnë anglisht ose në ndonjë gjuhë tjetër, sepse sipas tij, administrata ua vlerëson më shumë atë se ato që botojnë në shqip.

“Jam dakord që të rinjtë tanë duhet të integrohen në botë, por nga ana tjetër duhet të ngrejmë cilësinë e botimeve tona, në mënyrë që edhe këto të jenë konkuruese njësoj si në gjuhë të huaj.

Mungon vëmendja për gjuhën, sepse mendohet që njerëzit vetvetiu do t’a mbrojnë gjuhën. Jo. Vetvetiu nuk shkon asgjë. Duhet edhe këtu të kemi organizim”, tha akademik Ismajli.

Ai theksoi se është koha e fundit që të ndërmerren nisma që e fuqizojnë shqipen dhe e mbrojnë atë.

“Mbrojtja e gjuhës nuk bëhet me dekrete, por bëhet përmes përdorimit, zgjerimit të hapësirës ku do të zhvillohet veprimtaria gjuhësore. Nëse nuk zhvillohet veprimtaria në shqip, ai rrafsh i përdorimit bie, harrohet dhe me kohë humbet. Pastaj mësohen njerëzit në atë rrafsh të flasin anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht. Ne duhet t’i bëjmë, që ata të mos kenë nevojë t’i marrin të gatshme tjetërkund, por t’i kenë tonat”, tha zoti Ismajli.

Ai shtoi se pedagogjia ka nevojë shumë të mësojë për mënyrën më të lehtësuar të përcjelljes së gjuhës, ku një përparësi është që gjithë tekstet janë unike, si për shembull, tekstet e gramatikës janë të Bahri Becit kudo, në Prishtinë, Tetovë dhe këtu në Tiranë.

“Për fëmijët e vegjël fare kemi mungesa të mëdha të veprimtarive filmike vizatimore dhe programeve të atilla në shqip. Ato po na i mbizotëron anglishtja. Këtë nuk mund ta kapërcejmë duke u thënë fëmijëve: “Mos i shikoni!”. Duhet t’u japim edhe ne. Diçka ka, por jo mjaftueshëm”, tha akademik Rexhep Ismajli.

Marrë nga VOA

rexhep ismajli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet