LIVE UPDATES
Aktualitet

Akil Pano shpjegon ndjenjat për Berishën: Unë e dua, mbase duhet ta doni dhe ju...

Akil Pano ka ndjerë të nevojshme një shkrim për të sqaruar qëndrimin e tij lidhur me Berishën dhe politikën në përgjithësi.

13 Gusht 2022, 09:26 Nga k.m.
Akil Pano shpjegon ndjenjat për Berishën: Unë e dua, mbase duhet
Akil Pano

TIRANË- Pastori Akil Pano, e pranoi! Ka një dashamirësi të madhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pasi mori pjesë në një prej takimeve të tij në Durrës, me sloganin: Familja në rrezik!, Pano ka ndjerë të nevojshme një shkrim për të sqaruar qëndrimin e tij lidhur me Berishën dhe politikën në përgjithësi.

"Nuk e kuptoj arsyen e ‘shqetësimit’, pasi “Familja në rrezik” duhet të na shqetësojë mjaftueshëm për t’u mbledhur, e jo për të qenë të ndarë, për të folur e jo heshtur, për t’u angazhuar e jo për të qenë indiferent.E dua Dr. Berishën. Mbase duhet ta doni dhe ju, pasi nëse në këtë jetë s’doni askënd veç vetes dhe rrethit tuaj të ngushtë familjar, kjo s’përbën ndonjë meritë, a vlerë që ju dallon nga të tjerët. I dua shumë dhe komunistët, socialistët, globalistët, etj; por nuk dua ideologjinë e tyre. Ideologji që ka vrarë më shumë njerëz në shekullin e fundit, se çdo luftë e njeriut apo e natyrës në çdo shekull tjetër,"-shkruan Pano.

SHKRIMI I PLOTË:

Dy fjalë për anonimët që fshihen pas artikujve në vetën e parë!!! Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në tryezën e ftuar nga Dr. Berisha mbi temën e familjes, duket se ka shqetësuar disa media, të majta në Shqipëri. Nuk e kuptoj arsyen e ‘shqetësimit’, pasi “Familja në rrezik” duhet të na shqetësojë mjaftueshëm për t’u mbledhur, e jo për të qenë të ndarë, për të folur e jo heshtur, për t’u angazhuar e jo për të qenë indiferent. E kuptoj arsyen e ‘shqetësimit’, pasi “Familja në rrezik,” si tryezë diskutimi dhe propozimesh u organizua nga Dr. Berisha dhe Partia Demokratike. Kjo është tema e jetës, që sjell sëbashku të madh e të vogël, të majtë e të djathtë. Nëse nuk e keni ndjekur bisedën dhe propozimet e kësaj tryeze, ju ftoj ta bëni.

E dua Dr. Berishën. Mbase duhet ta doni dhe ju, pasi nëse në këtë jetë s’doni askënd veç vetes dhe rrethit tuaj të ngushtë familjar, kjo s’përbën ndonjë meritë, a vlerë që ju dallon nga të tjerët. Pikërisht këtë tha Jezusi i Nazaretit:“Por po t'i doni ata që ju duan, ç'meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan.” Luka 6:32. I dua shumë dhe komunistët, socialistët, globalistët, etj; por nuk dua ideologjinë e tyre. Ideologji që ka vrarë më shumë njerëz në shekullin e fundit, se çdo luftë e njeriut apo e natyrës në çdo shekull tjetër. Problem kam të dua ‘anonimët’ dhe ata që fshihen pas pseudonimeve në artikujt e tyre, pasi sillen sikur të ishin dikush tjetër; pasi janë entitete pa fytyrë, pa karakter, pa adresë, pa përgjegjësi, pa moral. Qenie me dy a më shumë emra, identitete, funksione, të cilët sot janë në shërbim të pushtetit, e nesër do te nxitojnë të ofrojnë aftësitë e tyre tyre në kërkim te padronit tjetër.

Metoda tipike komuniste. Më kujtojnë sterotipin e ‘spiunëve’ që në komunizëm s’jetonin përmes punës së ndershme, por kishin shndërruar në mënyrë jetese spiunllëkun, përbaltjen, intrigat, prapaskenat, hipokrizinë, anonimet, fletërrufetë etj.

Nuk kam si t’i dua, jo përshkak të antivlerave që i karakterizojnë, por përshkak se këto entitete janë anonimë-jorealë. Një botë fantazmash të cilën refuzoj dhe ta mendoj. E kam ndërtuar jetën mbi vlera të cilat jo kushdo i kupton, i beson, a praktikon. Ky themel besimi, më shtyn të ecë në shtegun e ngushtë të dashurisë. Dashuria e Zotit, më shtrëngon dhe motivon të dua të gjithë njerëzit. Ka kaq shumë urrejtje në këtë vend. Urrejtje nga të gjithë, për të gjithë. Urrejtje me përmbajtje etnike, krahinore, rracore, sociale, klanore. Kjo e fundit është në rritje. Në cilin kamp politik bën pjesë? Cili është lideri që ndjek? Por ka dhe urrejtje brenda llojit. Më e rrafinuara ndër nënndarjet e urrejtjes, maskohet me buzëqeshje, dhurata, elozhe. Urrejtje për udhëheqësit politikë. Urrejtje për liderin, cilido qoftë ai, me sjelljen ‘Pse të jetë ai!? Çfarë ka ai më shumë?’ Urrejtje për të kamurin, me qëndrimin; ‘Pse ai ka dhe unë s’kam!?’ Urrejtje nga të gjithë, drejtuar te gjithëve. Jetojmë në një vend të helmuar nga urrejtja. Por, problemi është se urrejtja s’mjafton. Urrejtja individuale e kolektive e familjes, klanit, grupit politik, social, etnik dhe urrejtja e çdo lloji a forme nuk mjafton për të ndërtuar shtetin dhe shëruar familjen Shqiptare që vuan. Martin Luter Kingu në përpjekjet e tij për të trimëruar komunitetin që ai drejtoi në betejën për liri, u zbuloi atyre një udhë më të lartë se dhuna që deri atëherë ishte konsideruar si e vetmja mënyrë për t’i fituar këto të drejta. Ai parashtroi dashurinë si platformë lirie dhe rezistencën paqësore si mjetin efikas për të fituar të drejtat e mohuara.

“Unë kam vendosur të qendroj i lidhur me dashurinë. Urrejtja është një barrë tepër e madhe për ta mbajtur.” Përgjigjja ime është dashuria. Pak më shumë dashuri për njeriun, liderin, familjen dhe shtetin. Dashuri për Shqipërinë që lëngon. Dashuria për të cilën shkruaj, ecën krah me të vërtetën, integritetin, drejtësinë dhe dhembshurinë. Është e vetmja kurë që shëron dhe ndërton familjen dhe shtetin. Miq progresistë (siç dhe ju pëlqejnë t’ju quajnë) më lejoni t’ju kujtoj çka jam i prirur të mendoj që e dini se, nuk ekziston progres më i madh në një shoqëri, se mirëqënia dhe progresi i familjes.

Nëse nuk bashkoheni me ne të mjekojmë e begatojmë familjen në Shqipëri, për arsye që ju mund t’i dini, të paktën mos e pengoni kauzën e shenjtë për familjen! Çështja e familjes për ne, nuk është loja për pushtetin. Nëse do ta shihnim kështu, unë dhe ata që besojnë si unë, do të ishim ishim të kapur nga mediokriteti i një jete pafuqi, pa besim, pa ideal. Çështja e familjes është beteja për jetën dhe kombin.

akil pano sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet