LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Fier ku humbi jetën 17-vjeçari, Avokatja e profesorit italian nxjerr pamjet: Ai është i pafajshëm, shkak është shpejtësia e lartë e mjetit ku ndodhej viktima

Kjo duke pretenduar sipas tyre se kthesa që bëri drejtuesi italian i mjetit “Lancia” për t’u futur në restorantin e dasmave, është e lejuar me një vizë e ndërprerë në aksin Levan-Fier. 

16 Shkurt 2026, 15:53 Nga E.d
Aksidenti tragjik në Fier ku humbi jetën 17-vjeçari, Avokatja e
Foto ilustruse

ITALI- Avokatët e profesorit italian Michele D’Angelo kanë deklaruar se ai është i pafajshëm. Ata thonë se shkak i aksidentit, ku humbi jetën 17-vjeçari Elidon Shehaj dhe 3 të tjerë u plagosën në 8 gusht 2025 në Qafën e Koshovicës, në Fier, është shpejtësia e lartë e mjetit ku ndodhej viktima.

Ekipi mbrojtës i profesorit të biologjisë në universitetit L’Aquila ka shpërndarë disa pamje të aksidentit. Kjo duke pretenduar sipas tyre se kthesa që bëri drejtuesi italian i mjetit “Lancia” për t’u futur në restorantin e dasmave, është e lejuar me një vizë e ndërprerë në aksin Levan-Fier. 

Avokatët thanë se kanë shumë besim që profesor D’Angelo do të shpallet i pafajshëm, në një vend demokratik ku sundon shteti i së drejtës siç është Shqipëria, sipas tyre. Sipas tyre, kjo nuk është një nismë kundër autoriteteve dhe drejtësisë shqiptare, pasi shprehen se  kanë besim të plotë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.


Zbardhja e plotë e fjalës së avokatëve në daljen publike:

Avokati Fabio Maria Galiani: Sqaroj para së gjithash, ajo ç’ka ndodhi në 8 gusht është një tragjedi shumë e rëndë. Ka humbur jetën një djalosh i pafajshëm dhe kjo na jep dhimbje të gjithëve; është një rast që prek dhimbjen njerëzore. Por sfida që ne kemi para vetes është që emocioni dhe dhimbja të mos na e përçudnojnë drejtësinë.

Pikërisht sepse bëhet fjalë për një tragjedi, duhet të kuptojmë mirë cilat janë përgjegjësitë, kujdes, duke u bazuar në ligj dhe jo tek emocionet, sepse ato do t’i hapnin derën një tjetër drame njerëzore me dënimin me burgim të një njeriu të pafajshëm.

Fati deshi që hera e vetme kur unë kam vizituar këtë qytet të mrekullueshëm ishte para 13 vitesh, si relator në një konferencë mbi emocionet, mediat dhe paragjykimet gjatë procedimeve penale, dhe sot si rastësi jemi këtu për të njëjtën gjë, në një qytet më të bukur se atëherë, si Vlora.

Avokate Ilenja Mehilli: Jemi përpara një rruge lokale, ku shpejtësia në kthesë është e ndaluar, sepse nuk mund të kalosh mbi 40 km/h. Profesori dhe bashkëshortja po shkonin në një darkë në restorantin Katalena dhe po ktheheshin te rruga që futet drejt restorantit, kur një makinë vjen përballë me shpejtësi, e pret në kthesë dhe e nxjerr jashtë rrugës.

Në këtë pikë do të thuhej se faji është i profesorit italian, dhe kështu e impostoi prokuroria shqiptare, ku personi i makinës tjetër u lirua. Sipas prokurorit, në fillim u tha se makina “Mercedes” nuk ishte me shpejtësi dhe se profesori i preu rrugën. Prokuroria thotë se shpejtësia e makinës së ardhur nga kthesa ishte 90 km/h dhe 103 km/h. Sipas prokurorisë, në këtë rrugë profesori nuk duhej të kthehej.

Gruaja e profesorit kishte bërë video menjëherë pas aksidentit dhe unë kam bërë video dhe foto; rruga është e ndërprerë dhe profesori mund të kthehej për t’u futur në restorant. Profesori ishte me 11 km/h dhe kishte ndezur sinjalin për t’u kthyer. Kur papritur vjen makina nga kthesa me 100 km/h dhe, sipas konsulentëve tanë, nëse drejtuesi i mjetit “Mercedes” do të respektonte shpejtësinë 40 km/h, nuk do të kishte ndodhur ky aksident.

Pa akuzuar prokurorinë, inspektorët e policisë që kanë shkruar se rruga nuk është e ndërprerë e kanë bërë këtë konstatim në orën 20:00, në kohë me shi, dhe ne themi se ndoshta ata nuk e kanë parë rrugën dhe e kanë shkruar gabim.

Avokati Ardian Visha: Qëllimi është të mbrojmë profesorin dhe objektivi është transparenca me publikun. Aksidentet në përgjithësi shkaktohen nga pakujdesia dhe, në këtë rast, fatkeqësisht me viktimë.

Kjo përfshirje pa faj e profesorit është ajo që duhet evidentuar dhe, në këtë aspekt, adresimi është i kundërt me qëllimin e punës. Në pikëpamjen e rrethanave, elementi esencial që mbron profesorin dhe mungesa e fajit në shkelje të rregullave të qarkullimit është ekzistenca e një vije të ndërprerë që i mundësonte atij të kthehej drejt restorantit. Ky element as nuk është gjetur dhe as interpretuar nga ekspertët deri më sot nga prokuroria. Ky është momenti i parë në mbrojtje. I kemi kërkuar Prokurorisë së Fierit që të realizojë këqyrjen, fotografimin dhe provueshmërinë e faktit që kjo vijë është e ndërprerë, gjë që ne e kemi të realizuar me filmim.

Akuza e dytë është largimi nga vendi i ngjarjes. Profesori dhe bashkëshortja kishin si destinacion restorantin ku ishin të ftuar në dasmën e një miku të tyre, pak metra larg vendit të aksidentit. Dhe ky destinacion, pak metra larg aksidentit, është vendi ku profesori ka qëndruar 4–5 orë të tjera pas aksidentit. Për atë që ka ndodhur ka kërkuar ndihmë; kur u informua se gjithçka ishte në dorë të policisë dhe nuk ishte informuar për pasojën e rëndë, qëndrimi i tij në destinacionin fillestar është i ligjshëm.

Në mëngjesin e nesërm, së bashku me bashkëshorten, i janë drejtuar policisë së qytetit me qëllim marrjen e çdo informacioni dhe dhënien e çdo kontributi, nëse ndaj tij kishte nisur një procedurë e caktuar. Kjo dinamikë e sjelljes, e shoqëruar me një personalitet të provuar tashmë edhe para gjyqësorit të Fierit, tërësisht pozitiv dhe forcërisht korrekt, si nga pikëpamja e asaj që përfaqëson në aspektin profesional, po ashtu edhe në sjelljen e tij dhe shoqërisë së tij në Itali, mbetet e certifikuar si vullnet dhe gatishmëri e këtij shtetasi për të qenë përballë drejtësisë, me besimin se do të gjejë drejtësi edhe në Shqipëri.

Avokati Fabio Maria Galiani: Kjo nuk është një nismë kundër autoriteteve shqiptare dhe drejtësisë shqiptare. Ne kemi besim të madh në sistemin gjyqësor të Shqipërisë; është një vend demokratik ku sundon shteti i së drejtës dhe në një kohë rekord po çon përpara reformat drejt BE-së, dhe pikërisht gjatë këtij muaji ka shumë takime për të arritur sa më shpejt objektivin e anëtarësimit.

Ne kemi shumë besim që profesor D’Angelo do të shpallet i pafajshëm dhe besojmë se ai është i pafajshëm dhe, në një vend demokratik ku sundon shteti i së drejtës siç është Shqipëria, të pafajshmit, sipas sistemit juridik shqiptar, e fitojnë pafajësinë, asnjëherë nën shtysën emocionale. Dhe ne jemi plot besim në drejtësinë shqiptare./Dosja.al

michele d’angelo elidon shehaj itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj