16 Shkurt 2026, 08:42
Nga E. D
Saimir Korreshi
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar mëngjesin e sotëm, pasi spitali i Lushnjes i përgënjeshtroi deklaratat e tij lidhur me kushtet e spitalit. Me anë të një video që Korreshi ka ndarë në Facebook, thekson se ndërkohë që pretendohet se gjithçka ndodhet brenda kushteve teknike, pamjet tregojnë komplet diçka tjetër.
“Mirmëngjes, këtu jemi në Urgjencën që thanë është brenda kushteve teknike. Urdhëro WC, uturak, çdo gjë brenda kushteve teknike. Tani presim drejtorin që tha kushtet teknike. Presim një herë mos vjen drejtori në orën 8”, shprehet Korreshi.
Pas deklaratës së Korreshit spitali tha se dokumentacioni i cituar nga deputeti, i referohet periudhës para 31 dhjetorit 2024, dhe nuk ka pasur ndonjë incident të regjistruar që të rrezikojë pacientët ose punonjësit.
“Reparti i oksigjenit nuk ka një pozicion formal përgjegjësie në organikë; për nevoja organizative, është ngarkuar një punonjës teknik me arsim përkatës, sipas praktikave të institucionit. Fikëset e zjarrit janë të instaluara dhe funksionale, ndërsa bombolat e oksigjenit furnizohen nga operatori kontraktues, i cili mban përgjegjësi për gjendjen teknike të tyre. Ministria thekson se deri më sot nuk ka pasur avari teknike apo shpërthime.
Gjithashtu, zhvendosja e pavijoneve si pjesë e rikonstruksionit është kryer sipas një plani të miratuar, duke respektuar standardet teknike dhe me dijeni të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Drejtoria e spitalit thekson se mbetet e angazhuar për sigurinë e pacientëve dhe punonjësve, dhe është e hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente”, thuhet në deklaratën për mediat të Shëndetësisë./Dosja.al
saimir korreshi
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 08:19
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Fakulteti i Shkencave Teknike (FTN) në Mitrovicëne Veriut – i cili vepron brenda sistemit shkollor t&eum...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 07:28
E. D
TIRANË- Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe p...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 07:23
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti par...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 20:27
D.S
SHBA- Me organizimin e degës së VATRA-s në Boston dhe në bashkëpunim me "MassBesa", komuniteti shqiptar në Massachusetts re...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 19:46
D.S
Dorian Puka
BRITANI E MADHE- Media britanike The Telegraph, ka publikuar një artikull për një kriminel shqiptar i cili teksa i shmanget depo...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 17:01
D.S
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ku një 23-vjeçar ka humbur jetën në rre...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 16:21
D.S
Foto ilustruese
Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë e mohojnë shpërthimin e fruthit në një ko...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 15:12
D.S
Hana është 35 vjeçe - jeton e punon në Prishtinë, ka ndërtuar një jetë të qëndrueshme, por nuk ka asnj&eum...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 14:00
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar nga Fieri. Kjo pasi ai ka përndjekur me automjet nj&...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 13:39
E.d
Foto ilustruse
HOLANDA- Prokurorët kanë gjobitur filialin holandez të markës luksoze Louis Vuitton me 500 mijë euro, për akuz...