Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Por ndërkohë, ky lajm është ndërtuar dhe konfirmuar sipas burimeve të sigurta, të cilat pohojnë se në javën e dytë të janarit të vitit 2026, në një kopsht jopublik në Tiranë ka pasur 5–6 fëmijë të infektuar me fruth.
Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë e mohojnë shpërthimin e fruthit në një kopsht jopublik në Tiranë, të publikuar para dy ditësh. Por ndërkohë, ky lajm është ndërtuar dhe konfirmuar sipas burimeve të sigurta, të cilat pohojnë se në javën e dytë të janarit të vitit 2026, në një kopsht jopublik në Tiranë ka pasur 5–6 fëmijë të infektuar me fruth.
Për më tepër, këtë e përforcon edhe ky komunikim ndërmjet edukatoreve dhe prindërve të një kopshti, të cilëve u kërkohet që fëmijët e pavaksinuar të mos dërgohen në kopsht:
“Të nderuar prindër, kemi marrë informacion se në disa kopshte dhe çerdhe janë evidentuar raste të fruthit. Për arsye parandaluese dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, ju lutemi që fëmijët që ende nuk e kanë kryer vaksinimin përkatës të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese.”
Por që ka raste me fruth e pranon vetë Instituti i Shëndetit Publik. Në këtë intervistë, të realizuar më 31 janar të këtij viti, pra dy javë pasi janë identifikuar rastet me fruth në kopsht.
“Por, duke pasur parasysh që kemi raste pozitive me fruth, normalisht kjo vaksinë duhet të aplikohet në kohë.”
Por kjo lidhet me faktin nëse Ministrisë së Shëndetësisë i janë raportuar apo jo rastet në kopshtin jopublik. Ndoshta Ministria e Shëndetësisë pret që ISHP t’i publikojë në faqen e saj zyrtare, ku publikimet, siç duken, përfshirë edhe buletinin e gripit, i cili arriti pikun në fund të janarit, kanë mbetur në nëntor 2025.
Përveç burimeve, Top Channel, para se të publikonte lajmin, kontaktoi në telefon drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toci, e cila jo vetëm nuk e mohoi lajmin, por na tregoi rrugën zyrtare të email-it për të marrë një përgjigje të shpejtë, e cila sigurisht vazhdon të mungojë.
Top Channel ka publikuar vazhdimisht lajme, bazuar në atë çfarë mjekët konfirmojnë për praninë e fruthit, si dhe për riskun që u kanoset fëmijëve të pavaksinuar, duke ndikuar në sensibilizimin e prindërve. Mbulesa vaksinale ndaj fruthit ka rënë në 83%, ndërkohë që, duke u larguar nga Tirana, kjo mbulesë është edhe më e ulët për shkak të skepticizmit të prindërve dhe rrymave “no-vax”.
Marrë nga Top Channel
Hana është 35 vjeçe - jeton e punon në Prishtinë, ka ndërtuar një jetë të qëndrueshme, por nuk ka asnj&eum...
Foto ilustruse LEZHA- Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar nga Fieri. Kjo pasi ai ka përndjekur me automjet nj&...
Foto ilustruse HOLANDA- Prokurorët kanë gjobitur filialin holandez të markës luksoze Louis Vuitton me 500 mijë euro, për akuz...
Foto ilustruse TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme, masën e sigurisë arrest në burg për Bardhyl Fushën, i...
Foto ilustruse TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Bardhyl Fushën, 58-vjeçarin i cili grabiti me armë ...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 27-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga focat blu, pasi organi...
Foto ilustruse TIRANË- Një inspektor i Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Kjo seps...
Foto ilustruse LEZHA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçare në Lezhë. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Hoteli TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës. Arrestimi i ti...
Foto ilustruse TIRANA- Erisjaldo Gjuta, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares, e cila u vetëplagos në hotelin “Gjuta” n&eum...