“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Aksidentoi me pasojë vdekjen një 59-vjeçar në Sukth, policia arreston autorin, mjetin e kishte fshehur në Shijak
Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë.
31 Gusht 2023, 08:17Nga A.B
Makina
DURRËS- Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se është personi që shkaktoi aksidentin me vdekje pak ditë më parë në Sukth. Policia bën të ditur se personi me inicialet F.K, 34-vjeç rezulton se duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.
Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Aksidentoi me pasojë vdekjen një 59-vjeçar, më datë 25.08.2023, u largua nga vendi i aksidentit dhe fshehu automjetin, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.
Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.