15 Korrik 2022, 13:11
Nga k.m.
Bijan Poolagrad
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer kontrolle në banesat e 9 ish-anëtarëve të MEK, pasi dyshohen se janë pjesë e grupit të spiunazhit, ku më herët u arrestua ish-muxhahedini Bijan Poolagrad. Sipas të dhënave të zbuluara nga gazetarja Klodiana Lala raporton se pas këqyrjes në celularin dhe mjetet e tij elektronike janë zbuluar edhe kontaktet e tjera, që dyshohet si pjesë e grupit të spiunazhit, dhe që kanë vënë në lëvizje SPAK-un, por që deri më tani nuk ka të ndaluar.
Iraniani Bijan Poolagrad akuzohet nga SPAK si pjesë e një celule terroristësh, e cila po planifikonte të kryente sulme ndaj funksionarëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin Ashfraf 3 në Manëz të Durrësit. I pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre.
Bazuar në të dhënat e siguruara nga dosja hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje. Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, ku ishte bërë kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.
Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë. Ndaj dhe mbahet nën arrest që në 2020, i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon pafajësinë.
bijan poolagrad spiunet e mek
Aktualitet
15 Korrik 2022, 13:00
k.m.
Mjeti dhe paratë brenda "Toyota Auris"
BELGJIKË- Vijon ende misteri për skandali me 3.4 milionë euro cash, të sjella në Shqip...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 12:29
e.k
Anri Kashiku
DURRËS- Policia e Durrësit reagon sërish për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme, ku 18-vjeç...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 12:07
k.m.
Igli Shahinaj
DURRËS- Një tjetër version shfaqet një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 18-vjeçari Anri Kashik...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 11:53
d.a.
Foto ilustruese
GREQI- Gjykata e Lamisë në Greqi vendosi dënimin me 15 vjet burg për një 43-vjeçar shqiptar, i cili u arres...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 11:32
d.a.
Malli i sekuestruar, Greqi
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin dhe jetën kriminale të Kristaq Lecit dhe Ble...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 11:43
k.m.
Foto nga kampi në Manëz
TIRANË- 20 persona që aktualisht jetojnë në Shqipëri janë nën hetim nga Struktura e Po...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 11:43
f.g
Rovena Voda, ish-zv.ministre
TIRANE- Ish-zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda është liruar nga burgu. Gjykata e Posaç...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 10:55
f.g
Majmuni ne Sarande
SARANDE- Majmuni "boksier" vazhdon të jetë lajmi kryesor i ditës në pikun e sezonit turistik në qytetin e ...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 11:04
FIER- Policia e Fierit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin “Levani”, për goditjen e veprimtarisë krimina...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 11:03
k.m.
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, është nën ethet e garë...