15 Korrik 2022, 10:55
Nga f.g
Majmuni ne Sarande
SARANDE- Majmuni "boksier" vazhdon të jetë lajmi kryesor i ditës në pikun e sezonit turistik në qytetin e Sarandës. Një ditë pas lajmit se rrahu me shpulla efektivët e Policisë Bashkiake, sot është zbuluar pamja, identiteti dhe familja e majmunit të vogël tashmë të shqiptarizuar. Plazhi "African" në Sarandë ka publikuar në rrjetet sociale një foto të majmunit që quhet Kiko dhe mohon që të jetë agresiv. Sipas tyre, "njerëz që e ndjekin me gurë dhe shkopinj duhet të ndalojnë", duke iu referuar indirekt ndjekjes së Policisë Bashkiake të Sarandës. Gjithashtu, familja që deklaron se e administron sqaron se Kiko dëshiron të eksplorojë dhe më pas kthehet vetë në shtëpi.
POSTIMI I PLOTE:
“Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë. Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij. Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!”.

Por çfarë ndodhi dje?
Mesditën e të enjtes, majmuni i vogël u arratis nga kafazi dhe qytetarët u alarmuan duke njoftuar Policinë se po shihnin një ari nëpër qytet duke lëvizur. Në momentin që efektivët e Policisë Bashkiake u afruan për ta parë, panë se ishte një majmun dhe jo ari dhe tentuan ta kapnin.Por në këtë çast, majmuni inteligjent iu është përgjigjur duke i goditur në zonën e fytyrës, nga ku raportohet se kanë marrë dhe dëmtime.
majmuni ne sarande policia e sarandes african beach
Aktualitet
15 Korrik 2022, 11:04
FIER- Policia e Fierit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin “Levani”, për goditjen e veprimtarisë krimina...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 11:03
k.m.
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, është nën ethet e garë...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 00:00
f.g
Foto e majmunit
SARANDE- Pamjet që po shihni në këtë video vijnë nga Saranda atje ku një majmun ka "vënë përpa...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 10:36
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për kultivim dhe trafik të lënd&...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 10:29
k.m.
Truproja e Sali Berishës
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njihet për kujdesin që bën për fizikun e t...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 09:53
e.k
Gjuetarët e thesareve
Nga Briseida Mema
KORÇË- Copa qeramike mbushin fushat e një qyteti antik në Shqipërinë jug...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 09:46
e.k
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë vendit të quajtur “Kthesa e Plykut” n&eu...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 09:10
e.k
Droga e mbjellë
TEPELENË- Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet E.S banues në Memaliaj ka rënë në prangat e p...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 08:33
d.a.
TIRANË- Policia e Vorës ka vënë në pranga një 51-vjeçar, banues në Kurbin, pasi në afërsi të urë...
Aktualitet
15 Korrik 2022, 08:08
e.k
Fota nga mali i Çikës
VLORË- Beteja e Malit të Çikës ka kapur në ditën e pestë. Autoritetet kërk...