LIVE UPDATES
Aktualitet

Akti i noteres që shkatërroi familjen/ Nëna nuk flet me të bijën: Nuk dua ta shoh me sy, më ka futur në dhe para kohe

Historia ka nisur në vitin 2017, kur kryefamiljari Shehu ka bërë një deklaratë për ndarjen e pjesëve takuese të shtëpisë private prej 180 m2.

23 Tetor 2023, 22:41 Nga I.A
Akti i noteres që shkatërroi familjen/ Nëna nuk flet me të
E reja

TIRANË- Një zonjë denoncon motrën e saj të madhe në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, e cila, sipas saj bashkë me noteren Perian Bodinaku kanë përpiluar një deklaratë dhurimi të pavlefshme me të cilën motra mori gjysmën e shtëpisë së prindërve.

Historia ka nisur në vitin 2017, kur kryefamiljari Shehu ka bërë një deklaratë për ndarjen e pjesëve takuese të shtëpisë private prej 180 m2. Të moshuarit i dhanë nga 45 m2 tre fëmijëve dhe nga 22.5 m2 mbajtën secili prej prindërve.

Por në vitin 2001 me një tjetër deklaratë dhurimi, motra e madhe ka çuar nënën e saj te noterja Bodinaku, duke stisur letrat sikur nëna ia dhuron vajzës së madhe metrat e saj dhe të burrit. Noterja nuk ia ka lexuar përmbajtjen e aktit të moshuarës. Veç kësaj, në sipërfaqjen e dhuruar, noterja ka përfshirë edhe pjesën e bashkëshortit.

Denoncuesja: Unë kam një problematikë me noteren Perian Bodinaku. E kemi parë edhe në Tv që ka dalë, tek emisioni “Stop”. Problemi jonë është në vitin 2017, të dy prindërit e mi dhe të tre fëmijët, shkuam tek Perian Bodinaku dhe meqë prindërit janë edhe në moshë, na i ndanë nga 45 metra katrorë, janë 180 metra katrorë. Shtëpia ndodhet tek burgu “313”.

Gazetari: Është kjo kontratë noteriale, ku keni përpjestuar metra katrorët e shtëpisë, respektivisht jeni 3 fëmijë që ju bie nga?

Denoncuesja: Nga 45 metra katrorë dhe 2 prindërit e mi 45 metra të dy. Në 2021-shin, motra ime, merr mamin dhe e çon tek Perian Bodinaku. Motra ime me Perian Bodinakun janë mikesha dhe e merr mamin e i thotë “firmos këtu dhe ik tani”. Noterja nuk ia ka lexuar se mami nuk gënjen, nuk ia ka lexuar. Mami ka menduar se po i lë vetëm 22 metra, pjesën e vet dhe ajo është bërë pronare e 90 metra katrorë. Ka marrë dhe pjesën e babait. Babai im ka firmosur në vitin 2017, në vitin 2021 jo. Është bërë false komplet, as unë nuk e kam ditur. Motra ka gjysmën e kësaj shtëpie.

Gazetari: Pse i ka marrë këto 90 metra, pse i duhen?

Denoncuesja: Po presin për pallat. E gjithë loja është tek përfitimi i pallatit.

Gazetari: Ju keni hyrë në sherr me motrën?

Denoncuesja: Po, tani kemi hyrë në sherr dhe unë po e denoncoj motrën time. Është turp, por nuk kam çfarë të bëj sepse prindërit e mi ngelen rrugëve dhe kjo është e gjithë historia nga Perian Bodinaku dhe motra ime bashkë. Erdhi këtu dhe e thirra, i thashë, motër e dashur hajde të flasim siç është për t’u folur. E sqarova për të gjitha dokumentat dhe i thashë që “motër ke shkelur ligjin, na ke vjedhë letrat e shtëpisë, na ke ardhur dhe ke marrë origjinalin, të cilin e ke futur në hipotekë”. Na ka lënë vetëm fotokopjen me ngjyra. Kur shkova tek një notere tek e cila bëmë dokumentat na tha që “kjo është e fotokopjuar me ngjyra”. Mamit i ra të fikët, ra pa ndjenja në atë moment. Nuk kam çfarë të them… Nuk e di…Në momentin që unë e mora vesh, e çova mamin dhe i thashë që ta merte letrën atje dhe ta dinim se çfarë kishte firmosur. Ajo e gënjente mamin, hajde sot e hajde nesër. Në momentin që gënjente mamin, merr kunatin dhe motrën “çfarë do mami yt këtu”. Një ditë tjetër çova po prapë mamin, prapë të njëjtën gjë bëri, telefononte atë dhe mamin e përzinte. Herën e tretë kalova unë aty dhe i thashë “të lutem zonjë bëji gati dokumentat sepse do të vij që t’i marr nesër”. Më tha “nuk i kam bërë gati sepse kam pasur shumë punë”. Ika. Pastaj më merr nipi dhe më thotë “teze çfarë kërkon ti tek Peri?”. I thashë “dokumentat teze, ka firmosur nëna e ta di se çfarë ka firmosur”.

Gazetari: Perian Bodinaku çfarë thotë?

Denoncuesja: Këtë punë ka ajo. Komshijet e motrës që kanë shkuar, e kanë ditur dhe më thonin që “ki kujdes” se po të bën një pisllëk bashkë me Klodin”, por nuk e besoja sepse unë me motrën kemi ndarë çdo gjë. Unë ja kam rritur dhe 2 fëmijët. Tani kam hapur dhe gjyq sepse prindërit e mi tani përfundojnë rrugëve.

Gjithë kjo situatë ka shkaktuar krizë në familjen Shehu, e cila prej 7 muajsh nuk flet me vajzën e madhe. Ky konflikt tani është në gjykatë dhe familja në fjalë kërkon pavlefshmërinë e kontratës së dhurimit.

Nëna e denoncueses: Unë kam shkuar tek Perian Bodinaku me time bijë për të hedhur një firmë. 22 metra do i lija asaj, ndërsa pjesën tjetër bashkëshortit. Çfarë kanë bërë ata mbrapa, unë nuk e di.

Gazetari: Po a ta lexoi Perian Bodinaku këtë sepse është një kontratë dhurimi që unë po shoh që ti ja ke dhuruar?

Nëna: Ia kam dhuruar pas vdekjes.

Gazetari: Ju shkuat për të firmosur që 22.5 metra  katrorë do ia linit vajzës së madhe, Klodianës pas vdekjes, ndërkohë që në dokument na del që ju ia keni dhuruar direkt dhe ajo ka marrë edhe 22,5 metra katrorë të bashkëshortit tuaj.

Nëna: Prandaj po them që unë nuk ja kam dhënë dhurim. Unë ja kam dhënë pas vdekjes time.

Gazetari: Pse nuk e lexuat dokumentin?

Nëna: Nuk më pyeti dhe nuk më tha asgjë, vetëm firmose. Ky ishte gabimi im, ajo duhej lexuar, por unë nuk e lexova. Më pas unë ika nga andej.

Gazetari: Ky është bërë dhe problem që ju nuk flisni me vajzën e madhe?

Nëna: U bënë 7 muaj që unë nuk e kam parë me sy. Me këtë që më kanë bërë, unë nuk dua ta shoh fare. Më ka futur në dhe para kohe.

“Stop” ka bërë përballjen e kryefamiljares, motrës së vogël të familjes dhe noteres Perian Bodinaku për akt-dhurimin, që coi në grabitje prone dhe shkatërrimin e një familjeje.

Denoncuesja: Kjo kontrata e dhurimit, mami erdhi në 2021-shin për 22 m2 motrës. Pse motra është bërë pronare edhe për pjesën e babait, të prindërve të mi?

Noterja Perian Bodinaku: Tani a ke shkuar në gjyq ti për këtë punë…?

Denoncuesja: Po pse duhet ta marri motra? Mami ka ardhur për 22 m2, ia ka dhuruar. Ti as nuk ia ke lexuar mamit…C’janë këto gjëra që bëni tani?

Noterja Perian Bodinaku: Pse a e solla unë mamin tënd me zor?

Denoncuesja: Po e solli ajo. Me atë kam punë unë. Bashkëpunove ti me atë.

Noterja Perian Bodinaku: Po çfarë bashkëpunova unë me atë?

Denoncuesja: Po, ke bashkëpunuar.

Noterja Perian Bodinaku: Si bashkëpunova se erdhi firmosi mami jot?

Denoncuesja: Ti si notere duhet të ja lexosh.

Noterja Perian Bodinaku: Zemra ime, tani ik, dil përjashta mos e zgjat! Dil përjashta!

Denoncuesja: Mua mos më thuaj dil përjashta ti! Ki pak edukatë!

Marrë nga Tv Klan

perian bodinaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet