LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha: Efektivët Berishës ia futën zarfin poshtë derës, nuk e prekte njeri me dorë

Hoxha gjithashtu dha detaje nga arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas, ku theksoi se policia i druhej një arratisje të mundshme. 

23 Tetor 2023, 21:45 Nga I.A
Artan Hoxha: Efektivët Berishës ia futën zarfin poshtë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga përpjekjet e Policisë së Shtetit për t'i dorëzuar Sali Berishës vendimin e gjykatës për masën e sigurisë "detyrim paraqitje". I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha u shpreh se Berisha dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar të marrin dokumentin dhe për këtë arsye policia ka tentuar disa herë, duke u paraqitur në selinë e PD dhe në banesë.

Si përfundim, autoritetet e kanë dorëzuar dokumentin, duke e futur poshtë derës së banesës së Berishës. Hoxha gjithashtu dha detaje nga arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas, ku theksoi se policia i druhej një arratisje të mundshme. 

"Prokuroria e ka bërë kërkesën në datën 15, gjykata e ka mbajtur për pesë ditë dhe të premten ka vendosur arrest me burg për Malltezin. Detyrim paraqitje për Berishën dhe Bektashin. Në datën 20, vendimi i është komunikuar Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka filluar përpjekjet për lokalizimin e Malltezit dhe rreth mbrëmjes, telefoni që ka patur policia që përdorej nga Malltezi është fikur. Në atë moment policia kishte frikë se ai mund të largohej. Pra telefoni zyrtar i Malltezit ishte fikur dhe të shtunën policia nuk ka patur adresë, ka kërkuar në disa adresa. Ndërkohë në facebook vijontë komunikimin. Ai kishte qenë në Vlorë dhe më pas ka ardhur në Tiranë. Arrestimi është bërë në Rinas, në kohën kur ka vajtur për të pritur bashkëshorten. Ndalimi është bërë para se bashkëshortja të zbriste nga avioni. I është bllokuar edhe një aparat celular, që është dërguar në laborator. Ndërkohë, vendimet që ka marrë gjykata, sot janë miratuar dy nga vendimet. Malltezi do të qëndrojë në arrest me burg

Dje dhe sot policia ka tentuar disa herë të kontaktojnë Berishën. Kanë vajtur disa herë, hapej dera e shtëpisë dhe askush nuk merrte vendimin. Sot u thirr Met Rrumbullaku në SPAK, që të gjenin një mënyrë se si ti jepnin vendimin Berishës. Kanë vajtur oficerët sot dhe nuk e merrte askush vendimin. Deri në orën 18:00, policia nuk e ka dorëzuar dot, por e kanë futur në një zarf dhe e kanë futur poshtë derës. Avokati i doktorit, vajti në seancë ndërkohë që Berisha nuk pranon të marrë dijeni për vendimin e gjykatës. Tjetra, ju thatë që Berisha foli dy orë, por atë deklaratë që bëri sot, ai reagim duhet të bëhej në gjykatë dhe Berisha duhet të ishte në gjykatë. Berisha tha përgjigje për një vendim të gjykatës që nuk e pranon ta marrë. Personi del dhe flet në media, e ka marrë vesh çfarë bëhet fjalë, por nuk pranon të marrë vendimin. Policia ia ka futur zarfin poshtë shtëpisë, sepse nuk pranon ta marrë. Nëse në orën 14:00 nesër, do të zhvillohet seanca. Besoj se do të shohim edhe avokatët e zotit Berisha, por kjo është situata ku ndodhemi. Fabula deri tani është, akuzohet zoti Berisha për një akuzë, Malltezi për dy dhe Bektashi për dy.

Pse Malltezi është vlerësuar me arrest në burg dhe biznesmeni Bektashi për korrupsionin aktiv, është lënë detyrim paraqitje?  Pra, paratë i ka dhënë Bektashi, përfituesi është Malltezi, që i mori paratë sepse ndërhyri te Berisha, i cili duke ndryshuar ligjet, krijoi mundësinë që ajo pronë të kthehej nga pronë shtetërore në truall ndërtimi. Kjo është pak a shumë akuza. Pra Berisha ka përgatitur dhe ndihmuar. Ky objekt me 26 mijë metra, a mund ta merrnin pronarët pa një fuqi madhore dhe ndërhyrje? A do ta merrnin dot? Nëse kjo arrin të provohet se është bërë duke shkelur ligjin siç pretendon SPAK, këtu bie përgjegjësia mbi Sali Berishën, që është ndikuar nga dhëndri i vet për të vënë në lëvizje të gjithë strukturën shtetërore", tha Hoxha. 

artan hoxha sali berisha

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën