LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u përfshi gjuha shqipe në universitetin e Harvard-it?

Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

23 Tetor 2023, 18:40 Nga I.A
Si u përfshi gjuha shqipe në universitetin e Harvard-it?
Harvard

SHBA- Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti. Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së gjuhës shqipe në Harvard.

Kolegu Burim Goxhuli ishte në qytetin Cambridge të Masaçusetsit ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe sjell më shumë hollësi mbi këtë programi.

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së afërt në Universitetin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve.

Ligjeruesi Faton Limani thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjerues, përveç atyre gjërave bazike, që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezentim, ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të gjuhës shqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, thotë zoti Limani për Zërin e Amerikës.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Çosoviç ajo që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në Universitetin prestigjioz amerikan.

Studentja e Shkencave Politike ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër shqiptarë të Malit të Zi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip. Por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Klasët e gjuhës shqipe i zgjodhi edhe Kevin Dervishi, student shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tirana.

“Ndoshta nuk duhet ta them këtë në televizion, por familjes sime ende nuk i kam treguar, sepse dua t’i befasoj me një shqipe më të mirë dhe duke qenë më afër me komunitetin shqiptar. Një ditë, kur shqipja ime të jetë shumë më e mirë, do t’u tregoj se çfarë kam mësuar. Mezi po pres t’i befasoj”, thotë ai.

Kevini po vazhdon studimet e doktoraturës për biologjinë e kancerit në Harvard.

Ai thotë se pasi zgjodhi klasët e guhës shqipe, aftësitë e tij për t’u shprehur janë përmirësuar dukshëm.

“Jam shumë i lumtur sepse kur isha i vogël, harrova gjithë gjuhën shqipe. Por tani do ta praktikoj gjuhën dhe do të flasë prap në shqip”, thotë ai.

Studentja Çosoviç thotë se ruajtja e gjuhës është mënyra më e mirë për të mbajtur lidhjet me familjen.

“Prindërit e mi janë shumë krenar për mua, sepse ata kanë dashur gjithmonë që unë të jem shumë afër me kulturën dhe familjen time. Kur je më e lidhur me kulturën tënde është më e lehtë të jesh më afër me familjen. Kultura e shqiptarëve është të jesh më afër me familjen dhe të ruash lidhjet me komunitetin tend. Edhe ata janë shumë shumë krenarë për mua. Edhe ata që ndodhen në Mal të Zi. Gjithmonë pyesin për mua. Jam shumë e lumtur”, thotë ajo.

Edona është një nga drejtueset e shoqatës së studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard.

Ajo thotë se për momentin në Harvard janë 12 studentë shqiptaro-amerikanë.

Ky rrjet është një dritare informimi për të gjithë studentët e rinj shqiptarë, që duan të studiojnë në këtë universitet.

“Kur erdha në fillim në këtë program, menjëherë u njoha me studentë të tjerë shqiptarë, që ishin disa vite para meje. Pata mundësi të mësoj nga ata. Gjatë këtyre viteve në univesitet u njoha dhe ndihmoja studentët e rinj shqiptarë. Jemi një komunitet që e mbështesim njëri tjetrin”, thotë studenti shqiptaro-amerikan Kevin Dervishi.

Ky është viti i parë që gjuha shqipe jepet si lëndë mësimore në Harvard dhe aktualisht ka 5 studentë, 3 prej tyre shqiptaro-amerikanë.

“Këta studentë nesër kur të dalin nga universiteti zakonisht shkojnë nëpër vendet e tyre apo nëpër komunitetet e tyre dhe ka një ndikim shumë-dimensional sepse ata mbesin të informuar për Shqipërinë, dinë për shqiptarët në përgjithësi. Kjo mund të jetë një gjë shumë pozitive sepse ata nesër mund të jenë investitorë potencialë, ose ambasadorë potencialë të vendeve të tyre”, thotë zoti Limani.

Harvardi është i vetmi ndër universitet më të njohura prestigjioze amerikane, që ofron gjuhën shqipe.

Veç tij, gjuha shqipe mësohet në disa institucione të tjera amerikane si Universiteti Shtetëror i Arizonës, Universiteti DePaul dhe Kolegji Mercy në Nju Jork.

“I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër universitete në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, që me mundësitë e tyre të shohin se si mund të fillojnë një lëndë me zgjedhje, apo një kurs të gjuhës shqipe, apo edhe studentët për shembull në universitete të ndryshme mund të fillojnë një klub studentor i cili organizohet përreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”, thotë zoti Limani.

Zoti Limani shton se synimi i tij është që në të ardhmen, ndërsa rritet interesimi i studentëve për gjuhën shqipe, të themelohet edhe qendra për studime shqiptare në Universitetin e Harvardit.

Marrë nga VOA

burim goxhuli harvard gjuha shqipe ne harvard

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj