23 Tetor 2023, 17:51
Nga r.ll
pamje nga protesta
TIRANË- Studentët e mjekësisë, ashtu siç e kishin paralajmëruar, kanë nisur protestën e tyre në Rrugën e Durrësit, aks të cilin e kanë bllokuar tërësisht.
Të veshur me bluza të bardha, ata kanë nisur të gjuajnë me letra higjienike godinën e Ministrisë. Studentët kanë ftuar në tubimin e tyre, studentë, pedagogë, qytetarë e mjekë që të bashkohen për dinjitetin dhe të drejtën.
Pse protestojnë studentët e mjekësisë?
Për disa javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve.
studentet ne proteste
Aktualitet
23 Tetor 2023, 16:11
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Seanca plenare ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bekta...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 15:42
a.l
Foto ilustruese
KORÇË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku një burrë dhe nj&...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 15:25
I.A
Policia
TIRANË- Një i ri është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është proceduar penalisht për konf...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 14:49
h.k
Vladimir Qirjazi
TIRANË-Vladimir Qirjazi, me gradën Gjeneral i Ushtrisë, ish-Komandat i Forcave të Armatosur është përgj...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 14:42
h.k
Fatmir Bektashi dhe Genc Bektashi
TIRANË-Paraditen e sotme sipërmarrësi Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme në...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 14:18
f.i
Lumturi Zeqja
BRITANI E MADHE- Një 30-vjeçar është akuzuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar, në Leytonstone t...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 14:16
h.k
Ardi Veliu
TIRANË-Ministria e Brendshme ka njoftuar paraditen e sotme zyrtarisht dorëheqjen e drejtorit të AMP-së Ardi Veliu dhe z&eum...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 14:12
A.B
Jamarber Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të nj...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 14:07
f.i
Fatmir Bektashi
TIRANË- Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, ka lënë...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 14:07
A.B
Genc Gjokutaj
TIRANË- Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se proc...