22 Tetor 2024, 14:50
Nga N.F
Etleva Kondi
TIRANË- Gjykata e e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ndaj ish-zyrtares Etleva Kondi, e cila ndodhet prej një viti nën masën e re ‘arrest shtëpie’, për shpërdorim detyre.
Gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi ka shqyrtuar kërkesën e dorëzuar ditën e djeshme, mori sot vendimin e rrëzimit dhe lënies në fuqi të masës së mëparshme, pasi nuk kishte argumente dhe prova, si e pabazuar në ligj.
Ajo u hetua më herët për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, bashkë me të pandehurit e tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka dhe deputetin Alqi Bllako, por SPAK e ka marrë nën investigim dhe me vepër penale gjithashtu për inceneratorin e Tiranës. Në dhjetor të vitit të kaluar ndaj saj u vendos masa “arrest shtëpie”, bashkë me 13 të dyshuarit e tjerë për këtë dosje të re. Kondi ka qenë anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, teksa ka mohuar akuzën.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme:
“Kërkuesja Etleva Kondi, me datë 21.10.2024, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar, në nenet 112, 228 e vijues, 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 593, datë 22.10.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.
etleva kondi
Aktualitet
22 Tetor 2024, 14:35
N.F
Foto ilustruese
CËRRIK- Një 15-vjeçare ka denoncuar mësuesin e saj se e ka ngacmuar seksualisht gjatë periudhës prill-maj. ...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 14:15
ZH.LL
foto ilustruese
SHKODËR- Një mobileri është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në q...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 12:22
ZH.LL
ambjenti i përshtatur me çadra
MIRDITË- Policia në Mirditë ka finalizuar operacionin e koduar “Return”. Në kuad...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 11:03
r.ll
ministria e brendshme
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn do të zhvillojë takim me ministrin e Brendshëm, Er...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 10:44
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar ditën e sotme një takim m...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 10:02
r.ll
makinat brenda lokalit
LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pluk të Lushnjes ku dy automjete kanë përfunduar n&eu...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 10:02
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një 55-vjeçare është plagosur ditën e sotme në Korçë. Më...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 09:51
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN-Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan. Mësohet se ai ishte shpallur në ...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 09:17
N.F
Foto ilustruese
DROPULL- Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme...
Aktualitet
22 Tetor 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Autoritetet spanjolle goditi një grup kriminal që kryente grabitje me forcë në banesa. Garda Ci...