14 Shkurt 2025, 11:50
Nga N.F
I arrestuari
KAMËZ- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu akuzohet për vjedhje dhe djegien e një mjeti. Policia bën me dije se i arrestuari gjatë muajit shkurt të këtij viti dogji një automjet, tentoi të digjte një mjet tjetër dhe vodhi një monopatinë.
Ngjarjet janë regjistruar në data 2, 4 dhe 9 shkurt në Babrru dhe Kamëz. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarive të tjera kriminale që mund të ketë kryer i riut. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Feedback”. Gjatë muajit shkurt 2025, dogji një automjet, tentoi të digjte një automjet tjetër dhe vodhi një monopatinë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
32-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 2 maska, 2 jelekë multifunksionalë si ato të Policisë dhe 1 shkop bejsbolli, që i posedonte ky shtetas në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin: I. Gj., 32 vjeç, banues në Paskuqan.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas: më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.; më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H; më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
arrestohet në kamëz 32-vjeçari
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 11:26
r.ll
foto ilustruese
MAT- Donald Lepuri, 18 vjeç është arrestuar nga policia pasi plagosi me thikë 17-vjeçarin, Alban Gjonaj. ...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 10:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË– Sot është dita e romanticitetit, ose më mirë e Shën Valentinit. Qytetet janë të mbush...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 09:42
r.ll
shaban murati
TIRANË- Diplomati shqiptar, Shaban Murati është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Për vdekj...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 09:43
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 52-vjeçar është në pranga në Vlorë. Ai u vendos në pranga pasi dyshohet për&...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 09:10
N.F
Foto ilustruese
KRETË- Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 11 vite e 3 muaj burg nga Gjykata e Apelit në ...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 09:04
r.ll
pamje nga veriu
THETH- Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona në veri të vendit gjatë natës.
Sipas rapor...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 08:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- A do ta dërgonit fëmijën tuaj në shkollë me një atak të rëndë migrene? Reagimi sp...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa ...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 07:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të...