LIVE UPDATES
Aktualitet

“Aleanca e madhe po shkërmoqet, ata janë kafshë territori”/ Hoxha për kriminelët: Kanë ikur, morën edhe gjyshet me vete…

Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se shumë eksponentë të krimit të organizuar janë larguar nga vendi, ndërsa ata që vijojnë të qëndrojnë, janë fshehur dhe janë në pritje.

15 Korrik 2024, 21:50 Nga E. D
“Aleanca e madhe po shkërmoqet, ata janë kafshë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se aleanca e madhe e krijuar pas vrasjes së Ervis Martinajt ka nisur të prishet për shkak të mosmarrëveshjeve mes kriminelëve dhe efektet e kësaj do të shihen në vijim. Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se shumë eksponentë të krimit të organizuar janë larguar nga vendi, ndërsa ata që vijojnë të qëndrojnë, janë fshehur dhe janë në pritje.

“Shqipëria pati në vitin 2022, deri në muajin gusht, 42 vrasje. Mes tyre ishin të intensifikuar vrasjet e tipit mafioz. Nga 9 gushti, kur u zhduk Ervis Martinaj, u rrëmbye dhe u vra, nuk u gjet, ndodhën edhe dy vrasje deri në dhjetor. Dhe viti pasardhës, 2023, shkoi nga 44 vrasje në 34 vrasje. Pra në vetëvete bilanci i atentateve, tregon se çfarë po ndodh në terren.

Çfarë ndodhi pas ngjarjes me Martinajn? Një aleancë e madhe e disa grupeve kriminale, edhe nga ata që shohim në SPAK, por që SPAK është i kufizuar sepse EncroChat dhe më vonë SKY, janë deri në mars 2021. Unë po flas për 2022 dhe 2023. SKY na jep një pasqyrë nga korriku 2019 deri në mars 2021. Prandaj aty janë vetëm përgatitjet e vrasjesve.  

Nuk kam nevojë të pres të mi japë SPAK apo policia, sepse ky është një informacion që duhet ta marr vetë dhe ta gjej vetë. Sot në Shqipëri, prandaj këmbëngul, që e hoqa pjesën e politikës, sepse nuk e ndalon dot qeverinë ta përdorë një ngjarje. Aleanca e disa grupeve të mëdha, për të eleminuar Ervis Martinajn, krijoi situatën e njëfarë qetësie.

Së dyti, kjo që bëri SPAK ishte një faktor tjetër, i bëri që të ikin nga Shqipëria, të marrin edhe familjet, kanë marrë edhe gjyshin dhe gjyshen, nuk janë më këtu.

Ata që kanë ngelur, janë tërhequr, janë në hije. Ne e dimë që janë këtu, edhe policia e di që janë këtu.

Në këtë moment në Shqipëri, është asgjësuar krimi i organizuar? Jo, ka kaluar në stad tjetër. Siç u përshtatën gjatë kohës së Covid edhe tani po përshtaten. A ka patur ngjarje gjatë kësaj kohe? Po ka patur jashtë Shqipërisë, sepse ata kanë vazhduar.

Nuk veprojnë më në Shqipëri, por në 3-4 kontinente. A kanë ndikim në Shqipëri? Patjetër. Nëse të shkon çmimi i kokainës në vlera historikë më ulët, do të thotë që tregu është plot. Pra pjesa tjetër vazhdon, kemi krijuar goxha treg të madh.

A vazhdojnë ndërtimet në këtë vend? Nga vijnë ato para?

Ajo që nuk ka dalë, deri tani për shkak të një asteriksi që ka materiali, që thuhet se duhet të përdoren vetëm për narko trafikun, por aty ka komunikime për tendera, punë publike, patjetër. Atë e vendos prokuroria.

A janë aty brenda? Po. Që kur ka ardhur ai material, ka ardhur me një asteriks, që duhet përdorur vetëm për narkotrafikun. Pjesën tjetër duhet ta kryqëzosh me prova të tjera.

Duhet të jemi gati dhe të përpunojmë strategji të re, që kur të ketë situatë tjetër… Aleanca e madhe që u krijua nga gjithë kjo gjë, ka filluar të shkërmoqet, sepse ata janë kafshë territori. Janë të pakënaqur kur sheh që ortaku i tij apo rivali i tij po bën më shumë para. Patjetër që nuk ndihen mirë dhe kërkojnë që situatë të ndryshojë.

Kur të mbledhim prapë kufomat, do të shohim që pakti është prishur.

A është Shqipëria një vend më i sigurtë? Siguria ndahet në dy element, krimin e rrugës, që e ndjejnë qytetarët, turistët dhe krimin e organizuar. Shqipëria ka problematikë të madhe me krimin e organizuar. Nga ana tjetër, me krimin ordiner, situata është përmirësuar për shumë faktorë, edhe për shkak të reagimit të shoqërisë. Sot mund të lëvizësh në çdo vend të Shqipërisë në çdo orë të ditës. Po vij nga SHBA, për një javë në Detroit u vranë katër oficerë policie. Atje nuk jepet lajmi siç merremi ne gjithë kohës. Ky është problem i krimit të rrugës”, tha Hoxha

artan hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj