“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Prej disa kohësh në media, familjarët kanë kërkuar marrjen e çështjes në SPAK, duke u shprehur se nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është përgjigjur me një letër familjeve të viktimave të “21 janarit”, ku i argumenton arsyet pse dosja i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës. Prej disa kohësh në media, familjarët kanë kërkuar publikisht marrjen e çështjes në SPAK, duke u shprehur se nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës. Po ashtu, kërkuan që dosja të hetohet nga ta, me pretendimin se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të vendit, si ish-kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, Andrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Shqipërisë dhe Agim Llupo.
Por sipas SPAK, nga hetimet e kryera deri më tani nga Prokuroria e Tiranës, nuk ka asnjë element që sugjeron përfshirjen e tyre në këtë ngjarje. Ndaj dhe sqaruan se çështja nuk është kompetencë e tyre.
“ Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale,”- thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit.
Disa javë më parë, në kallëzimin e bërë në SPAK nga PS dhe Ministria e Drejtësisë thuhet se faktet e reja të bëra publike në media tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë, e si pasojë u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve, por 'kasetën' ka bërë me dije se do e depozitojë vetëm në SPAK./Dosja.al
Foto ilustruese ITALI- Një i ri 30-vjeçar nga Montesilvano u arrestua pasi akuzohet për plagosje dhe rezistencë ndaj një zyrtari...
Foto ilustruese Shqiptarët mund të jenë pijedashës, por jo konsumues të mirë të ujit. Ndaj dhe problemet me veshkat i ka...
Policia BRITANI E MADHE- Një shqiptar është shpallur fajtor pasi akuzohet se ka ndihmuar dy vrasës të fshehin gjurmët e tyre ...
Foto Ilustruese KORÇË- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Korçë për prerje të pyjeve. M...
Ramazan Rraja BELGJIKË- Ditën e sotme, u bë i ditur dënimi me 12 vite burg në Belgjikë i Ramazan Rrajës, i njohur e...
Foto ilustruese TIRANË- Te mjekët e familjes, poliklinika, autoshkolla, ka dyndje njerëzish të keq informuar që po nxitojnë t...
Anija VLORË- Kjo foto tregon momentin e fundosjes së anijes “Bashkimi” në Sazan, ndërsa tre peshkatarët në b...
Akademia TIRANË- Akademia e Shkencave iu është përgjigjur akademikut Artan Fuga pasi ky i fundit ngriti pretendimet për ligjin e d...
Foto Ilustruese ANGLI- Katër persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit ndaj nj&...
Policia POGRADEC- Dy persona u arrestuan ditën e sotme në Pogradec pasi kanë qenë shkaktar btë dy aksidenteve të ndodhur...