LIVE UPDATES
Aktualitet

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Retorikën e Putin për luftën bërthamore po e marrim seriozisht

Ambasadorja e konsideron të papranueshme këtë lloj gjuhe nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit si Rusia dhe shprehet se SHBA po e trajtojnë këtë çështje me seriozitet.

8 Nëntor 2022, 22:32 Nga k.m.
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Retorikën e Putin për luftën
Linda Thomas-Greenfield

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield në studion e emisionit “Opinion” foli edhe për retorikën e luftës bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin. Ambasadorja e konsideron të papranueshme këtë lloj gjuhe nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit si Rusia dhe shprehet se SHBA po e trajtojnë këtë çështje me seriozitet.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Ne e besojmë këtë, absolutisht. Ambasadore, Presidenti Putin po e shton retorikën e luftës bërthamore. A është vetëm retorikë apo duhet të kemi frikë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: I kemi përcjellë mesazhe Presidentit Putin si drejtpërdrejtë ashtu edhe përmes të tjerësh, se është e papranueshme që të përdorë atë lloj gjuhe si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Është diçka që nuk presim një vend që ka besim tek vetja të përdorë atë lloj gjuhe, por po e marrim seriozisht. Po e marrim seriozisht këtë. E kemi ngritur në kontekstin e Këshillit dhe po vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën në çdo rast në mënyrë që të mund të mbrojnë veten.

Blendi Fevziu: Është një situatë e çmendur, të mendosh që një person i vetëm, jo institucionet, jo parlamenti, asgjë, vetëm një njeri ‘one man shoë’ kjo është e çuditshme. Një shtet i madh si Rusia dhe ndaj dua t’ju pyes; të gjithë janë të përqendruar të Rusia. Rusia ka edhe problemet e veta të brendshme, probleme të mëdha me sanksionet dhe probleme ekonomike. Por, ky është edhe një moment kur Kina po forcohet. Kina është e pranishme kudo në Europë. Janë në Afrikë. Në çdo vend që viziton, do gjesh hotele kineze, investime kineze, ndërtime kineze. A po krijon Kina një profil të ri në botë, më të fuqishëm se më parë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Sigurisht që janë. Kanë bërë përpjekje vërtet të bashkërenduar për të mbushur hapësira, për arsye që vetëm ata mund t’jua thonë, që mendojnë se janë të hapura për ta. Sigurisht u futën në hapësira nga ku u tërhoqëm ne në vitet e shkuara kur nuk ishim anëtarë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Kur u tërhoqëm nga OBSH. Pra, janë përpjekur të mbushin këto hapësira. Kanë bërë çmos në Nju Jork në përpjekje për të vendosur sistemin e vlerave të tyre brenda sistemit të OKB-së. Por ne jemi kthyer tashmë. Jemi kthyer. Dhe ne po ushtrojmë udhëheqësinë tonë. Po zmbrapsim përpjekjet e tyre kudo në botë për të ripërkufizuar rendin botëror. Dhe po punojmë shumë, shumë ngushtë me të gjithë partnerët tanë për t’u siguruar që vlerat që janë sanksionuar në Kartën e OKB-së të respektohen nga të gjithë anëtarët./tvklan.al

linda thomas-greenfield

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën