Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
I riu, u ndalua pas një kontrolli që iu bë në mjetin e tij në Nikël, aty ku iu zbulua lënda narkotike dhe para, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin
TIRANË- Aminstia penale ka bërë të mundur lirimin e shume të burgosurve në vend. Falë saj kanë përfituar 1,335 të dënuar. Në kuadër të kësaj është liruar nga burgu Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash nga banesa e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka.
Është liruar nga burgu gjithashtu Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u arrestua pasi u kap me sasi kokaine.
I riu, u ndalua pas një kontrolli që iu bë në mjetin e tij në Nikël, aty ku iu zbulua lënda narkotike dhe para, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarë të fisit Rraja hasin probleme me drejtësinë. Ata u përfshinë në skandalin e dhunimit të dy anëtarëve të fisit Maja, për konfliktin mbi gurore. Dhuna barbare që shokoi opinionin publik solli edhe dorëheqjen e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Mes përfituesve është edhe Erisa Fero, ish-punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ajo u arrestua në dhjetor 2022 pasi u kap me 58 kilogramë kanabis.
Ish-zyrtarja e AKSHI-t Erisa Fero, u arrestua nga policia në në dhjetor 2022 bashkë me dy persona të tjerë si pjesë e një grupi që merrej me trafik droge. Ajo u vu në pranga nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis.
Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut./Dosja.al
Ish i burgosuri FIER- Një i burgosur i cili ka përfituar lirimin nga burgu i Fierit, ka deklaruar se në Shqipëri nuk jetohet pa s...
Igli Muhameti SHKODËR- Një i burgosur i cili është liruar nga burgu i Reçit, falë amnistisë penale ka falenderua...
Pamje LEZHË- Policia ka zbuluar ditën e sotme pesë parcela me kanabis në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kol...
Rozeta Dobi TIRANË- Rozeta Dobi e cila është dënuar për vjedhjen e 500 mijë eurove në banesën e Alda Klosit ka...
Besmir Gjezari DRENOVË- Ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 54...
Pamje VLORË- Përballja e zjarrfikësve me flakët vijon, pasi vatra e zjarrit në Novoselë është riaktivizua...
Foto ilustruse DRENOVË- Amistia penale ka nisur të zbatohet që orët e para të mëngjesit, ku prej orës 8:30 t&e...
Dua Lipa TIRANË- Protestat masive të cilat kanë përfshirë vendin, përmes së cilave është kërkuar dorë...
Prokuroria e Tiranës TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar një të dënuari me 10 vite burg për trafik d...
Dua Lipa TIRANË- Protestat masive të qytetarëve shqiptarë kanë marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare...