Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e tij dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar një të dënuari me 10 vite burg për trafik droge dy apartamente dhe një garazh. Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e tij dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Në njoftimin e bërë nga Prokuroria e Tiranës bëhet me dije së është konstatuar se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato. Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre.
Njoftimi i plotë:
Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të procedimit pasuror nr.02, të vitit 2026 ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.
Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e faktuara të shtetasit A.A. dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Shtetasi në fjalë ka qenë në pamundësi financiare për të kryer investimet në prona.
Nga konkluzionet e arritura në aktin e ekspertimit kontabël dhe nga dokumentacioni i administruar, rezulton se pasuritë e identifikuara dhe të zotëruara nga subjektet e këtij procedimi pasuror plotësojnë kriteret e parashikuara nga nenet 11 dhe 24 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, për sekuestrimin dhe/ose konfiskimin e tyre, pasi konstatohet se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato.
Nga sa më lart, duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit pasuror të kryer në lidhje me shtetasin A.A. dhe të afërmit e tij, rezulton e provuar ky shtetas ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, vepër penale e cila bën pjesë në veprat e parashikuara nga ligji nr. 10192. Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
a. Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament” 1+1, me sipërfaqe 66.33 m², si dhe verandën me sipërfaqe 44 m², në kompleksin multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”; dhe
b. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament 2+1, me sipërfaqe 87.9 m² dhe garazhin me sipërfaqe 16 m², në katin -2, në kompleksin multifunksional që po ndërtohet në Rrugën “Kahreman Ylli”./Dosja.al
Dua Lipa TIRANË- Protestat masive të qytetarëve shqiptarë kanë marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare...
Foto ilustruse Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha me...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 46-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar. Amnisti...
Foto ilustruse Numri i përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë ka vazhduar të rritet, ndërsa transporti ajror ka sh&e...
Foto ilustruse Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në m...
Foto ilustruse Qeveria po përgatitet të nisë një rishikim të plotë të rregullave që përcaktojnë aksesin n...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe ...
Foto ilustruse VLORA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vranisht–Vlorë. Një automje...
Pamje BRUKSEL- Emigratët shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme përballë godinës së Këshillit Europian, pë...