LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: A janë shqetësuese kamerat kineze që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të sjellin një risi sa i përket vëzhgimit të procesit të votimit, pasi që, për herë të parë, në qendra votimi do të ketë edhe kamera mbikëqyrëse.

7 Shkurt 2025, 11:15 Nga M.B
Analiza: A janë shqetësuese kamerat kineze që do të
Foto ilustruese

KOSOVA- Kamera të prodhuara nga një kompani kineze, e cila së voni u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përdoren në vendvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Kompania kosovare që furnizoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me to thotë se nuk ka shqetësime të sigurisë për kamerat, të cilat, sipas saj, janë në përputhje me kërkesat e sigurisë të SHBA-së dhe të Kosovës.

Zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Kosovë do të sjellin një risi sa i përket vëzhgimit të procesit të votimit, pasi që, për herë të parë, në qendra votimi do të ketë edhe kamera mbikëqyrëse. Këto kamera u kontraktuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në fund të vitit 2024, përmes një procesi tenderues, ku fitues doli kompania Besa Security, e cila ofertoi me çmimin prej rreth 699 mijë eurosh.

Në këtë tender parashihej furnizimi me rreth 2.500 kamera, të cilat do të shërbejnë për të vëzhguar vendvotimet dhe për të dëshmuar parregullsitë e mundshme gjatë procesit. Besa Security i tha Radios Evropa e Lirë se, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, nëntorin e kaluar, kishte bërë porosinë për këto kamera të prodhuara nga kompania kineze Uniview, për të cilën thotë se është distributore ekskluzive për territorin e Kosovës.

Në lidhje me këto kamera ka pasur raportime të mediave lokale, të cilat, ndër të tjera, ngrenë shqetësime lidhur me sigurinë, për shkak se, që nga dhjetori i vitit 2024, Uniview është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë, distributorja kosovare thotë se produktet e prodhuara nga Uniview, dhe veçanërisht ato me të cilat e ka furnizuar KQZ-në, janë në përputhje me Aktin Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) të SHBA-së.

"Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis sanksioneve të vendosura ndaj entiteteve të caktuara, dhe kufizimeve që prekin produkte specifike. Produktet [me të cilat kemi] furnizuar [KQZ-në] nuk bien nën asnjë kufizim që do të pengonte përdorimin e tyre për qëllime civile ose institucionale", thuhet në përgjigjen e Besa Security-t për REL-in.

NDAA-ja është ligj që përcakton nëse pajisje të caktuara konsiderohen të rrezikshme për sigurinë kombëtare amerikane. Në listën e ndalesave të NDAA-së bëjnë pjesë disa kompani kineze, përfshirë Hikvision-in dhe Dahua-n, por, deri më tani, Uniview nuk figuron pjesë e saj. KQZ-ja nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it në lidhje me kontraktimin e këtyre kamerave. Por, në kushtet e tenderit, KQZ-ja kishte përmendur edhe atë se kamerat duhet të jenë në përputhje me NDAA-në. Ndërkaq, gjatë prezantimit të planeve për vendosjen e kamerave në vendvotime, KQZ-ja kishte siguruar se kamerat nuk do të cenojnë privatësinë e votimit.

“Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër prej ku do të jenë kabinat e votimit, dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënimin e preferencës nga ana e votuesit”, kishte thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në prill të vitit 2024.

Sanksionet që u vendosën ndaj Uniview-it janë pjesë e një fushate më të gjerë të qeverisë amerikane për të goditur me sanksione firmat kineze që prodhojnë teknologji vëzhguese, për shkak të “shtypjes ndaj ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në rajonin perëndimor të Kinës, Shinxhiang”.

“Roli që qeveria amerikane thotë se Uniview ka pasur është ofrimi dhe, në disa raste, projektimi specifik i pajisjeve dhe softuerëve të mbikëqyrjes, që i lejuan Partisë Komuniste të Kinës t’i identifikonte dhe t’i monitoronte këto grupe etnike”, shpjegon Reid Standish, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Pragë, i cili fokusohet në çështjet globale që lidhen me Kinën.

Shtypja e grupeve etnike në Shinxhiang filloi në vitin 2017, dhe mori hov në vitet e mëvonshme, duke pasur në shënjestër ujgurët dhe grupet e tjera myslimane në Kinën perëndimore, si kazakët etnikë dhe kirgizët.

“E gjithë Kina është e mbikëqyrur rëndë dhe mbështetet në kamera dhe programe të të ashtuquajturit "Qyteti i mençur", por, gjatë kësaj periudhe, Shinxhiangu u bë një nga vendet më të mbikëqyrura në botë”, thotë tutje Standish.

"Fushata [e shtypjes] çoi në krijimin e një sistemi të gjerë kampesh në Shinxhiang, ku njerëz nga këto grupe etnike u mblodhën dhe u vendosën në të ashtuquajturat kampe të ‘riedukimit’, ku ata u detyruan të mësonin kinezisht, të këndonin këngë patriotike, të mësonin doktrinën e Partisë Komuniste dhe, në shumë raste, iu nënshtruan shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut", shpjegon ai.

Standish shton se “Uashingtoni dhe shumë vende perëndimore e kanë cilësuar këtë situatë si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, ndërsa disa organizata ndërkombëtare e kanë quajtur madje spastrim etnik”.

REL-i ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive kineze, përfshirë Dahua-n dhe Hikvision-in, të cilat, po ashtu, prodhojnë kamera vëzhguese. Një hulumtim i REL-it, në vitin 2022, gjeti se kamera të sigurisë, të prodhuara nga këto dy kompani, janë të vendosura nëpër shumë institucione kosovare, përfshirë ndërtesën e qeverisë së Kosovës. Autoritetet e Kosovës nuk kanë vënë sanksione për importin e këtyre pajisjeve. Përtej çështjeve etike që çuan në sanksionet e SHBA-së, sipas Standishit ka edhe çështje teknike që janë zbuluar me disa prodhues kinezë, të cilat shpesh janë përmendur si arsye për të mos i përdorur ato në ambiente të ndjeshme.

“Shqetësimet mbi të dhënat burojnë pjesërisht nga fakti se sistemet e mbikëqyrjes mbështeten në një farë mase në pajisjet dhe softuerët e prodhuesit të kamerave”, thotë Standish.

Ai shton se përdoruesit finalë mund të vendosin sistemet e tyre të ruajtjes [së të dhënave] dhe të rrjetit, por “të dhënat gjithsesi kalojnë përmes softuerëve të dizajnuar nga prodhuesi, dhe shpesh dërgohen në serverët e kompanisë në Kinë, përmes resë [kompjuterike]”.

“Nuk ka asnjë provë apo rast që tregon se këto kamera janë përdorur për ndërhyrje, e aq më pak për të ndikuar në një zgjedhje. Por, në një kohë kur integriteti i zgjedhjeve është një çështje e madhe në demokracitë e sotme, dobësitë e markave të ndryshme ngritin mundësinë e ndërhyrjeve të jashtme”, thekson Standish.

Kompanitë kineze janë furnizuesit kryesorë të teknologjisë së mbikëqyrjes në botë. Kamerat e tyre janë të lira, të lehta për t’u përdorur dhe për t’u instaluar, dhe ofrojnë performancë të lartë. Kompanitë si Hikvision dhe Dahua janë pjesërisht në pronësi të shtetit kinez, ndërsa Uniview është një kompani private, por ka marrë pjesë në kontrata të qeverisë kineze për të mbikëqyrur pakicat në Shinxhiang. Deri më tani, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë vendosur në listë të zezë disa kompani kineze të teknologjisë. Megjithatë, shumica e vendeve evropiane nuk kanë vendosur ndalime të tilla, por kanë zgjedhur të heqin kamerat kineze nga përdorimi në institucione qeveritare apo ushtarake./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje