LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Rruga e vështirë e Kosovës drejt energjisë së ripërtërishme

Autoritetet thonë se nga projekte që janë në faza të ndryshme të zhvillimit, në tërësi pritet të prodhohen rreth 520 megavat energji e ripërtërishme.

14 Janar 2025, 19:16 Nga M.B
Analiza: Rruga e vështirë e Kosovës drejt energjisë së
Foto ilustruese

KOSOVA- Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në vitin 2021, i cili paraqet edhe projektin më të madh të energjisë së ripërtërishme në vend. 27 turbina prodhojnë rreth 105 megavat energji elektrike, një sasi e vogël krahasuar me nevojat e vendit që prodhon më shumë se 90 për qind të energjisë nga qymyri ndërsa përpiqet të arrijë hapin me pjesën tjetër të Evropës në kalimin në më shumë burime të ripërtërishme. Autoritetet thonë se nga projekte që janë në faza të ndryshme të zhvillimit, në tërësi pritet të prodhohen rreth 520 megavat energji e ripërtërishme.

“Për krahasim në 40 vitet e fundit në Kosovë janë ndërtuar rreth 300, rreth 220 në këto dy dekadat e pasluftës. Do të thotë po flasim për një kapërcim edhe cilësor në kuptim të burimeve që do të përdoren, teknologjive inovative por edhe sasior në kuptim të sasisë së kapaciteteve të reja që po shtohen”, thotë për Zërin e Amerikës ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në vitin 2020, Kosova krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ka nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotohet se deri në vitin 2050, do t’i jap fund prodhimit të energjisë nga qymyri dhe të kalojë në burime të ripërtërishme. Një raport i Bankës Botërore vlerëson se Kosovës i duhen të paktën 10 gigavat kapacitete të reja në mënyrë që të përmbush këtë synim, ndërsa thuhet se kjo mund t’i kushtojë vendit deri në 4.5 miliardë euro.

Rizvanolli, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se kalimi në burime të energjisë së ripërtërishme shpejt dhe plotësisht është i pamundur teknikisht dhe financiarisht, por se përpjekjet janë të vazhdueshme për një të ardhme më të mirë, të sigurt dhe më të pastër.

“Po punojmë me intensitet të shtuar, natyrisht jemi realistë që kalimi në burime të pastra, të ripërtërishme nuk bëhet brenda natës andaj kapacitetet tona të thëngjillit duhet të jenë më efiçiente dhe më pak ndotëse për ambientin, ndërkohë jemi duke punuar edhe në këto dhe ky është miksi i energjisë që kemi zgjedhur në bazë edhe të përballueshmërisë së çmimit, edhe sigurisë së furnizimit por edhe sigurisht ndotjes minimale”, tha ajo.

Njohësi i kësaj fushe njëherësh ish ministër i Energjisë, Ethem Çeku, i tha Zërit të Amerikës se Kosova ka humbur pavarësinë energjetike për shkak të keqmenaxhimit ndërsa zhvillimi i këtij sektori ka ngecur.

“Tani jemi krejtësisht të varur nga zhvillimet që ndodhin në rajon. Si do të përballemi me këtë fazë, e vetmja rrugë apo një rrugë që na ka mbetur është energjia alternative, të diellit apo solare, një pjesë të erës sepse te hidro ne kemi problem meqë Kosova nuk është e pasur me ujëra”, thotë ai.

Në variantin më të mirë me shfrytëzimin e të gjitha burimeve ekzistuese, thotë zoti Çeku, Kosova mund t’i instalojë 7 mijë e 700 megavat që nuk përkthehen patjetër në prodhim.

“Kosova prapë do të jetë e varur nga blerja e energjisë me çmime të shtrenjta nga vende të ndryshme të rajoni. Prandaj ne nuk kemi alternativë tjetër, duhet ta mbështesim energjinë solare dhe të erës, duhet të mbështesim idenë e investimeve të përbashkëta me Shqipërinë në tregun e energjisë. Duhet të shohim mundësinë e zhvillimit të dy mini hidrocentealeve reverzibile nga prodhimi i energjisë solare dhe energjisë alternative qoftë atë të Ujmanit qoftë të Vermicës do të thotë që të kemi dy hidrocentrale reverzibile”, thotë ai.

Ai thotë se Kosova duhet të ndjek me vëmendje zhvillimet që ndodhin në vendet e rajonit si Bullgaria e cila aktualisht është duke ndërtuar dy reaktorë me energji nukleare.

“Janë dy rrugë, Shqipëria dhe Bullgaria për ne, për një treg të përbashkët të investimeve sepse në Bullgari kemi investime amerikane. Në qoftë se jemi në vija politike të amerikanëve atëherë ne e kemi shumë të lehtë të hyjmë në negociata me kompani amerikane dhe Bullgarinë që të kemi një degëz të furnizimit të saj”, thotë zoti Çeku.

“Ne kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, bashkëdyzimin e tregut energjetik me Shqipërinë duke lansuar Bursën Shqiptare Kosovë - Shqipëri ALPEX që nga shkurti i vitit të kaluar dhe që është funksionale tashmë. Në plan është që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me Greqinë. Sa i përket investimeve të përbashkëta ne kemi pasur disa ide dhe iniciativa mirëpo ende nuk janë në fazë të zhvillimit”, thotë zonja Rizvanolli.

Çeku vlerëson se pa konsensus politik vendor e ndërkombëtar nuk mund të zhvillohet sektori i energjisë, ndërsa thekson se mungesa e zhvillimit të tij cenon edhe sigurinë shtetërore.

“Duhet të kthejmë rolin e USAID-it, Bankës Botërore, GIZ-it, zyrës së Bashkimit Evropian drejt energjisë për të ndërtuar një konsorcium të mirë që do të hartonte politika zhvillimore për sektorin e energjisë sepse Kosova do të mbetet e varur nga importet e shtrenjta deri në vitin 2050. Pra ne do të humbim mjete të konsiderueshme nga buxheti i Kosovës për blerje të energjisë elektrike”, thotë zonja Rizvanolli.

Kosova aktualisht përmbush shumicën e nevojave të saj me energji elektrike nga dy termocentrale të vjetra që punojnë me qymyr linjit dhe vlerësohen të dëmshme për mjedisin. Megjithatë nevojat e Kosovës për energji elektrike tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit, duke bërë që vendi të përballet me probleme të shumta si importet e shtrenjta, reduktimet dhe ndotja e lartë e mjedisit./ VOA

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet