Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai tha se autorët dyshohet se kanë qenë tre persona dhe se ata e kanë ndjekur objektivin nga Tirana deri në afërsi të Vlorës, ku dhe kanë kryer atentatin.
TIRANË- Gazetari Igli Celmeta ka folur për ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin në ditët e para të vitit të ri 2025. Celmeta i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli dha detaje të reja për vrasjen e Kristian Markut që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. Ai tha se autorët dyshohet se kanë qenë tre persona dhe se ata e kanë ndjekur objektivin nga Tirana deri në afërsi të Vlorës, ku dhe kanë kryer atentatin. Sipas gazetarit, Marku dyshohet se është nxjerrë në pritë. Gjithashtu gazetari thotë se policia po heton edhe pista të tjera, përpos hakmarrjes.
“Kristian Marku u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. 30-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në Vlorë dhe në fshatin Novoselë i është bërë atentat. Dyshohet se kanë qenë tre persona që i kanë bërë atentat dhe ata e kanë ndjekur nga Tirana. Në drejtim të Kristian Markut janë qëlluar 12 fishekë, ku 3 kanë qenë fatale për të riun. Është enigmë pse 30-vjeçari shkoi në Vlorë. Ka dyshime se mund të jetë nxjerrë në pritë nga persona të tjerë. Ka qenë i vetëm në makinë dhe i paarmatosur. Celulari është në duart e grupit hetimor. Marku ka qenë në kërkim, pasi më 2023 dyshohet se ka qëlluar ndaj Saimir Reçit. Ngjarja është e rëndë për policinë, pasi ky person ishte në kërkim dhe lëvizte me makinë në Tiranë, Rrëshen a Vlorë. Policia po heton edhe pista të tjera, përpos hakmarrjes. E kishte mbiemrin të ndryshuar, për shkak se kishte probleme me drejtësinë”, tha Celmeta.
Duke folur për vrasjen e Ramazan Matajt, gazetari tha se fillimisht u aludua për arsye të ndryshme, por se arsye kryesore doli ajo për çështje nderi. Ai thotë se Ramazan Mataj kishte prishur dy kurora të motrës së autorëve. Gjithashtu ai tha se autorët kanë shfaqur pendesë, edhe babai i vëllezërve autorë ka shfaqur pendesë.
“Vrasja e Ramazan Mataj ishte ngjarja e parë kriminale në vendin tonë. Policia e Shkodrës punoi mirë, duke arrestuar dy vëllezër. Vrasja ishte për çështje nderi. Ramazan Mataj kishte prishur dy kurora të motrës së autorëve. Autorët kanë shfaqur pendesë, edhe babai i vëllezërve autorë ka shfaqur pendesë. Autorët kanë qenë amatorë ta themi”, deklaroi ai.
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një aksident është regjistruar pak momente më parë në autostradën Durrës-Tir...
foto nga vendngjarja Një masiv shkëmbor me inerte nga lartësitë e malit Trebeshina ka rënë në aksin Ura e Dragotit-...
Nuredin Dumani TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar me dëshmitë e tij sot në GJKKO, duke treguar sesi ishte po...
pamje nga vendngjarja LAÇ- Moti i keq ka krijuar vështirësi për lëvizjen e mjeteve në rrugën e Kishës s&eum...
Motra e Gledian Hoxhallarit TIRANË- Motra e Gledian Hoxhallarit që u plagos nga i dashuri i gruas ka folur në lidhje me ngjarjen. N&eu...
melisa beluli, klement beqaj TIRANË- Shoku i të plagosurit në Fier nga i dashuri i gruas, ka dhënë detaje në lidhje me n...
hysen, hygerta, amarildo dhe pellumb meta DURRËS- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës ndaj fëmijëve që...
VLORË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së h&eu...
melisa beluli, klement beqaj TIRANË- Babai i 25-vjeçarit Klement Beqaj, që plagosi me armë Gledian Hoxhallarin, bashkëshortin e ...
nuredin dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deklaruar në Gjykatën e Posaçme se në vitin 20...