LIVE UPDATES
Aktualitet

"Anijet gjeneratorë", heshtja e KESH për shkeljen e procedurave

Kontrata mes KESH dhe Excelerate Energy u negociua në mars, për t’u firmosur më datën 4 prill 2022. Kontrata me dy kompanitë ne fjalë, është pa afat dorëzimi duke shtuar dyshimet për emergjencën e tenderit.

12 Prill 2024, 21:27 Nga M.B

 

"Anijet gjeneratorë", heshtja e KESH për shkeljen e
Foto ilustruese

TIRANA- Për më shumë se një sezon, emisioni Piranjat ka treguar se si autoritetet publike po veprojnë duke dëmtuar interesat e shtetit shqiptarët me aferën e kontraktimit të dy anijeve gjenerator në zonën e Triportit në Vlorë. Shkelja e parë nis me procedurën e kontraktimit të dy aseteve gjeneruese të cilat u bënë përmes një tenderi emergjent. Aq emergjent sa sot, 2 vjet pas zhvillimit të tij anijet nuk janë vënë asnjë ditë në punë. Pavarësisht se në ligjin për prokurimet publike, përcaktohet se koha për shpalljen e një gare në kushtet e emergjencës duhet të jetë të paktën 10 ditë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare la vetëm 3 ditë kohë.

Bëri shpalljen më 24 Janar 2022 dhe e mbylli tenderin me 27 Janar të të njëjtit vit. Një fakt ky  që çon në dyshime se fituesi ishte i paracaktuar. Interes shprehën dy kompani, por u pranua oferta e firmave Exelerate Energy dhe Renco.

Kontrata mes KESH dhe Excelerate Energy u negociua në mars, për t’u firmosur më datën 4 prill 2022. Kontrata me dy kompanitë ne fjalë, është pa afat dorëzimi duke shtuar dyshimet për emergjencën e tenderit. Si mund të zhvillosh një tender emergjent kur nuk e detyron palën kontraktore për afatin e dorëzimit?

Gjithashtu, menjëherë pas firmosjes së kontratës kompania Excelerate Energy shkon për të marrë kredi dhe duke e lënë si garanci dhe merr paratë për të blerë anijet, te cilat 15 milion dollarë, pra tre herë me lirë se shifra që do të paguajë KESH për qiranë. Plot 46 milion dollarë, që do të jepen pas 24 muajve, ndërsa për operimin e tyre do të paguhen 22.5 milion dollarë.

Por këto nuk janë shkeljet e vetme. Edhe pse u shit publikisht se anijet që do të prodhojnë energji janë sjellë nga kompania e madhe Excelerate Energy, na rezulton se firma që është marrë me këtë ka vetëm emrin e ngjashëm, pasi bazën e ka në shtetin offshore Delaëare, vend që ruan anonimatin e pronarëve.

Bëhet fjalë për disa kompani që kanë operuar si guaskë. Në ofertën që i është dorëzuar KESH-it rezulton se aplikimi është bërë nga firma prestigjoze Excelerate Energy, oferta shoqërohet dhe me logon e saj, por brenda dokumenteve rezulton se është dorëzuar certefikata e regjistrimit të një tjetër firme : Excelerate Global Operations LLC, ndërsa personi që ka firmosur ofertën është Daniel Bustos shefi i njësisë tregtare i një tjetër Excelerate, asaj Limited Partnership. Të dyja kompanitë, si Excelerate Global Operations ashtu edhe Excelerate Energy Limited Partnership rezultojnë me seli në Delaëare, shtet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e njohur si parajsë fiskale.

Në kohën që ambientalistët ishin shqetësuar për mbërritjen e dy Teceve që do të punojnë me lëndë djegëse HFO, siç njihet teknikisht mazuti dhe që mendohet të prodhojnë 114 megavat energji elektrike në orë, të cilat do të konsumojnë 500 ton lëndë djegëse në ditë, anijet nuk kishin mbërritur. Por askush nuk u mendua dy herë.

 Nëse anijet do të punojnë me kapacitet të plotë gjatë gjithë vitit, do të prodhojnë 876 mijë megavat orë energji dhe me çmimin e sotëm në bursë të lëndës që kërkohet për prodhimin e saj, do të duheshin 105 milion euro, pa llogaritur shpenzimet e tjera të qirasë, mirëmbajtjes, sigurimit apo depozitimit të mazutit. Nëse sot kjo sasi kontraktohet në bursë përmes një kontrate afatgjatë energjie, do të kushtonte 70 milion euro. Pra, do të kemi një humbje prej 35 milion euro në vit, pa përfshirë milionat që jemi angazhuar të japim në kontratë.

Sot çmimet e energjisë në bursa janë normalizuar dhe vlera mesatare për 1 megavat orë energji elektrike ka kushtuar këtë javë 70 euro për megavat orë. Edhe afati i emergjencës në energji që shpalli qeveria ka përfunduar më dhjetor të vitit 2023, ndaj KESH ka të gjithë të drejtën ligjore të mos i pranojë këto asete që i duhen askujt dhe që ka pritur për muaj të vihen ë punë. Por me sa duket Korporata është vendosur për t’i marrë, madje dhe në shkelje të ligjit. Gazetarët e Piranjave ju drejtuan përsëri zyrave të KESH, për të takuar dhe administratorin e ri zotin Erlind Sulo. Duke qenë se nuk u mor asnjë përgjigje, gazetarët i lanë disa fletë të printuara në mënyrë për ti lexuar më mirë./ Piranjat

emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion