LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ "Mbi 1.1 milionë euro dhe dollarë të sekuestruara", kush janë personat që u arrestuan për trafikim të emigrantëve? Mes tyre një grua

Lidhur me këtë operacion janë zbardhur dhe emrat e të arrestuarve, ku mes tyre ishin të përfshirë edhe punonjës policie.

12 Prill 2024, 17:02 Nga M.B
EMRAT/ "Mbi 1.1 milionë euro dhe dollarë të
Foto ilustruese

TIRANA- Një operacion është zhvilluar ditën e sotme për evidentimin dhe ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal. Lidhur me këtë operacion janë zbardhur dhe emrat e të arrestuarve. Disa persona u arrestuan dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim me urdhër të SPAK, mes të cilëve efektivë policie dhe biznesmenë. 

Masa e sigurisë  “Arrest në burg”:

Endri Seiti,
Luan Tafalla,
Endrit Ismailaj,
Arnol Shpata,
Xhuljeta Çopa,
Artur Mata,
Antonio Specchio,
Artan Sulaj,
Luan Sulaj,
Shkelzen Matmuja (Bokciu),
Bukurosh Muja,
Lulzim Lami,
Tome Preka,
Xhulio Krasniqi,
Edmond Baklli,
Iglan Alliçi,
Emmanuel Ella

Operacioni i policisë për ekzekutimin e urdhër-arresteve u shtri në disa qytete të vendit, Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë me 19 masa “arrest në burg”, 3 në “arrest shtëpie”, 2 “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë shpallur në kërkim. Në një konferencë për shtyp, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dha detaje të sekuestrimeve të bëra në aksion, mes të cilave një sasi para cash që kap vlerën e 1 milion eurove.

Po ashtu SPAK njofton se deri tani janë ekzekutuar 24 masa të sigurimit personal, për personat nën hetim, ndërkohë që për 2 personat e tjerë nën hetim, po bëhen kërkimet përkatëse. Sipas SPAK në këtë operacion janë sekuestruar mbi 1.1 milionë euro dhe dollarë.

Gjatë hetimit janë mbledhur e grumbulluar prova, nga ku rezulton se të paktën përgjatë vitit 2023-2024, në Shqipëri dy grupe kriminale kanë organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm për shtetas të huaj që vijnë nga Bangladeshi, për qëllime të përfitimit material. Gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qiraje fiktive banimi, certifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, dhe me ardhjen e këtyre shtetasve në Shqipëri, ata nuk kanë kryer deklarimin e tyre si punonjës, apo e kanë kryer këtë deklarim vetëm për pak kohë për të shmangur dyshimet.

Nga këto prova të grumbulluara, është arritur të provohet, se qëllimi i aplikimeve për punë dhe për vizë nuk është punësimi i tyre, por përdorimi i kësaj mënyre për të bërë të mundur futjen e tyre të ligjshme në territorin Shqiptar, duke e përdorur atë si një vend transit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

 

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr.188, të vitit 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të Skuadrës të Përbashkët Hetimore, ka kërkuar caktimin e masave të sigurimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila me vendimin e saj nr. 37, datë 10.04.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues:

– “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për 21 persona nën hetim, të cilët janë organizatorë, drejtues dhe pjesëtarë të grupit kriminal dhe punonjës të Departamentit pranë Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në nivel qëndror dhe rajonal;

– “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237, i Kodit të Procedurës Penale, për 3 persona nën hetim;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, për 2 persona nën hetim,

të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a; 334/1 dhe 245/1/2 e 259/1/2 të Kodit Penal.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Gjatë hetimit janë mbledhur e grumbulluar prova, nga ku rezulton se të paktën përgjatë vitit 2023-2024, në Shqipëri dy grupe kriminale kanë organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm për shtetas të huaj që vijnë nga Bangladeshi, për qëllime të përfitimit material, veprimtari kriminale, e cila besohet të jetë e organizuar në nivel transnacional.

Agjencitë e ndërmjetësimit të punësimit, në bashkëpunim me shoqëri tregtare me objekt veprimtarie kryesisht fasonerie, me seli në Vlorë dhe në Durrës, kanë kryer aplikime për leje unike pune dhe më pas për pajisje me vizë të tipit “D”, për shtetas të huaj kryesisht nga shteti i Bangladeshit, sipas procedurave ligjore të parashikuar në ligjin nr. 108/2023 “Për të huajt”, dhe VKM-së nr. 858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.

Këto procedura janë kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi i tyre, por pajisja me vizë, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në territorin Shqiptar, për t’u larguar më pas, në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qeraje fiktive banimi, çertifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, dhe me ardhjen e këtyre shtetasve në Shqipëri, ata nuk kanë kryer deklarimin e tyre si punonjës, apo e kanë kryer këtë deklarim vetëm për pak kohë për të shmangur dyshimet.

Veprimtaria ka filluar të dokumentohet nga data 30.08.2023, ndërsa procedurat e aplikimit datojnë më parë në kohë, ku episodet e udhëtimit të këtyre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Shqipëri nëpërmjet Aeroportit të Rinasit janë të shumta, dhe veprimtaria kriminale është dokumentuar me anë të metodave të veçanta të hetimit, duke identifikuar dhe grumbulluar prova për administratorët e agjencive të ndërmjetësimit dhe ato pritëse të punësimit, personat pritës të tyre në Aeroportin e Rinasit, vendin e qëndrimit të tyre, personat transportues të tyre dhe destinacionin përfundimtar të tyre, i cili në disa raste ka rezultuar dukshëm që ka qenë në drejtim të Kukësit për në Kosovë e Serbi.

Nga këto prova të grumbulluara, është arritur të provohet, se qëllimi i aplikimeve për punë dhe për vizë nuk është punësimi i tyre, por përdorimi i kësaj mënyre për të bërë të mundur futjen e tyre të ligjshme në territorin Shqiptar, duke e përdorur atë si një vend transit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Personat nën hetim provohet të kenë patur dijeni për këtë fakt, dhe kanë bashkëpunuar duke kryer veprime konkrete në funksion të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët, duke patur role të caktuara dhe me qëllim përfitimi material, veprimtari – aktivitet i cili besohet të jetë tepër fitimprurës.

Gjatë hetimit janë mbledhur prova për punonjës të policisë të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror dhe rajonal, të cilët kanë lehtësuar dhe ndihmuar grupin kriminal në procedurat për pajisje me vizë të tipit “D”, kundrejt përfitimit material, apo në mosdokumentimit dhe raportimit gjatë kontrolleve që duhej të ushtronin gjatë detyrës së tyre, si dhe për punonjës policie të Komisariatit të Policisë Rinas, të cilët për shkak të detyrës së tyre kanë pranuar përfitime të parregullta në formën e transfertave monetare nga grupi kriminal.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 24 masa të sigurimit personal, për personat nën hetim, ndërkohë që për 2 personat e tjerë nën hetim, po bëhen kërkimet përkatëse.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, sende të kundraligjshme apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, konkretisht 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikan, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë, 13 makina, 3 pistoleta, aparate celularë dhe pajisje kompjuterike, si dhe dokumenta të ndryshëm si pasaporta të shtetasve të huaj, bileta udhëtimi, apo dokumenta që përmbajnë shënime të grupeve kriminale, si dhe sende të tjera me interes për hetimin.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë, që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Falënderojmë projektin EU4FAST, për mbështetjen e dhënë në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

trafiku i emigranteve

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd