LIVE UPDATES
Aktualitet

Ankandi i grurit, kryetari i komisionit: E bëj si të më teket! Administratori, sherr me gazetaren

Ndriçim Boshnjaku tregoi se mësoi për zhvillimin e ankandit. Ai kërkoi informacion për sasinë që donte të merrte një mostër të grurit për kryerjen e analizave, por kjo iu mohua nga Universiteti Bujqësor.

25 Tetor 2022, 21:27 Nga A.B
Ankandi i grurit, kryetari i komisionit: E bëj si të më teket!
Kamera e fshehte

Universiteti Bujqësor i Tiranës, hapi një tender për shitjen e grurit kokërr në datën 8 Gusht 2022. Një përfaqësues i një subjekti në tender pretendon se procedura u zhvillua me shkelje e abuzime.

Ndriçim Boshnjaku tregoi se mësoi për zhvillimin e ankandit. Ai kërkoi informacion për sasinë që donte të merrte një mostër të grurit për kryerjen e analizave, por kjo iu mohua nga Universiteti Bujqësor.

Në dokumentet standarde të ankandit publik, nuk shkruhej sasia totale e grurit, por vetëm çmimi fillestar 4200 lekë me TVSH.

Boshnjaku tregoi se drejtori i shitjeve të institucionit, Altin Myrta i ka thënë se gruri është shitur para se të zhvillohet ankandi. 

“Sipas informacioneve për këtë ankand del që sasia e grurit është 147 tonë. Ndodh që procedura kishte vetëm çmimin për kuintal që si rregull duhet vlera në kuintal, vlera totale, dhe sasia se sa. Që këtu fillon shkelja. Kur bëj kërkesë për tërheqjen e dokumentacionit të këtij ankandi unë has në një problem. Më vjen drejtori i shitjeve të këtij institucioni, quhet Altin Myrta dhe më tha do e marrësh grurin ti? I thashë, po do marr pjesë. Tha, grurin e kam shitur”, tha Boshnjaku.

Kjo bisedë është bërë para datës 8 Gusht. Për pasojë denoncuesi bëri kallëzim në SPAK dhe për ankandin u caktua një datë tjetër, në 19 Gusht.  

Në procedurën tjetër anulohet si ankand. Nuk më japin asnjë përgjigje se pse u anulua ky ankand dhe rishpallin një ankand, tjetër, në një datë tjetër, në datë 19”, tha denoncuesi.

Por në përsëritjen e procedurës, Universiteti Bujqësor i Tiranës ndryshoi kriteret duke shtuar një pikë të re, që përfituesi i ankandit të ketë fabrikë mielli.

“Në momentin e fundit më japin mostrën e grurit që është ky, me këtë pullë sigurie. Çfarë të bëj diën e fundit me këtë grurë, kur unë analizat e fundit duhet t’i bëj të paktën një javë përpara, se unë duhet të gjej blerësin e këtij gruri”, u shpreh denoncuesi.

Sapo nisi ankandi, zarfi i Ndriçim Boshnjakut u hap i pari dhe këtë të fundit e nxorrën jashtë edhe pse procedura duhet të ishte transparente. Kryetari i Komisionit në prani të operatorëve ka tentuar që të nxjerrë jashtë Boshnjakun.

Kryetari: Shtojca 4 thotë, se në ekstraktin e Qkr-së duhet të kesh, përpunim mielli, përpunim ushqimi, përpunim i produkteve bujqësore ose fabrikë mielli, gruri ose misri.  

Qytetari: Po herën e parë si e bëtë? E bëtë pa kritere?  

Kryetari: Ore zotëri, lëre DSA a e ke marrë ti?  

Qyetari: Ti zhvillon ankandin.  

Kryetari: Unë ankandin e zhvilloj, si të më teket mu, se jam kryetari!  

Qytetari: Jo si të teket ty. Si e thotë ligji.  

Kryetari: Ligji e thotë ca ke në DSA, ke pas 5 ditë kohë me e ankimu. Në DSA shkruhet të kesh fabrikë mielli, jo lavazh. Për mosplotësimin e kësaj pike, komisioni vendosi skualifikimin e operatorit ekonomik… Jemi ok! E ke me emër me mbiemër, me shkrim dore, me firmën..  

Qyetari: Jo, s’kam punë jashtë unë.  

Qytetari: Jo, jo unë dua të shikoj komplet procedurën e ankandit!  

Kryetari: Të lutem shumë, dil jashtë!  

Komisioni thirri administratorin e UBT, dhe ky i ffundit vjen duke më kërcënuar, kur ajo e drejta e konkurrimit për çdo person është e lirë”, tha Boshnjaku.

Administratori: Ti me dalë jashtë!  

Qytetari: Jo!   Mund të lajmërosh kë të dush ti!

Administratori: Nuk ka asnjë problem. Jemi në shtet.  

Qytetari: Në shtet je. Ka ligj, që unë kam të drejtë me…  

Administratori: Tashi punojmë me ligj, mbrapa merremi me ty.  

Qytetari: Merru me mu, si të dush ti!  

Administratori: Ç’ke ti?  

(Administratori u drejtohet punonjësve të policisë)  

Administratori: Ka mundësi ta merrni jashtë, se ky është një person, që dhunon universitetin?  

Qytetari: Ke marrë vajzat e dajave të mia në Shkodër. A je Edmond Tërthorja ti?  

Administratori: Po Edmond Tërthorja jam.  

Qytetari: Për çfarë i ke marrë?  

Administratori: Do i marr prapë. Merru me mu! Më vonë!  

“Stop” iu drejtua Universitetit për të shpjeguar gjithë situatën. Për sasinë, që nuk është vendosur, administratori tha se sasia ndryshon.

Sasia e grurit është me pjesë të cilësisë së grurit. Pra ne i vemë për kilogramë ose për tonë dhe pastaj peshoeht në vend që të shitet në vendin ku është, pra në magazinë, sepse lëviz në kohën e kohës që shko. Nga lagështira lëviz edhe sasia e grurit. Ne kemi thënë me ofertat që kemi bërë, kemi një sasi të konsiderueshme grurë që është mbi 100 tonë”, tha administratori.

Por kjo sasi nuk ekziston në dokumente. Në përgjigjen zyrtare, më shumë flitej për jetën personale të denoncuesit, sesa për procedurën e ankandit.

Gazetarja: Zotëria u paraqit, bëri denoncim. Dokumentet nuk kanë asnjë shkelje dhe i është drejtuar televizioneve me shpresën që të hedhë baltë. Ky person, me shumë mundësi është me precedentë penalë, sepse ka ndjekur filanin dhe filanien. Ç’më duhet mua me jetën personale të tij? Pyes për një procedurë që duhet të jetë transparente.

Administratori: Të gjitha i kam dokumentet se i kam të argumentuara. Nëse për ju një mashtrues është më i rëndësishëm se një institucion publik…

Gazetarja: Me personin fizik merreni ju. Nëse jeni institucion serioz ktheni përgjigje serioze duke iu përmbajtur procedurës.

Administratori: Nëse ty nuk të pëlqen kjo nuk do të thotë se është serioz.

Gazetarja: Çfarë përgjigje më keni kthyer mo zotëri?

Administratori: Për gjithë procedurën, se kush e ka marrë dhe ku është.

Gazetarja: Çfarë më duhet jeta personale e tjetrit?

Administratori: Ta thashë për shpjegim ta dish ti. Ia kam çuar institucioneve të tjera.

Gazetarja:  Unë jam institucion më vete.

Administratori: Ta kam kthyer përgjigjen, po deshe dhe kopjen ke dhe kopjen.

Gazetarja: Mua më duhen dokumentet.

Edhe për ndryshimin e kritereve, ai thotë, se u detyrua, ngaqë herën e parë pjesëmarrësit nuk ishin seriozë.

Gazetarja: Po kriteret, pse ishin ndryshuar? Të disponojë fabrikë miell-gruri! 

Administratori: 100 ton grurë, t’ia shes një lavazhi?  

Gazetarja: Pse nuk e keni përcaktuar tek e para?  

Administratori: Po sepse një nga arsyet, nuk e di ca arsye, të them të drejtën… Po ndoshta dhe ky, që erdhi për ta blerë, na krijon kushtet, që dhe ne të jemi më seriozë me shitjen e një sasie të tillë.  

Gazetarja: Do të thotë, që në procedurën e parë nuk keni qenë aq seriozë?  

Administratori: Mund ta kemi lënë më të lirshme, por kur vjen një pjesë e dytë, që ka probleme, autoriteti kontraktor ka të drejtë të vendosi kushtet, se si mund t’i shesë./tvklan.al

ndricim boshnjaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet