LIVE UPDATES
Aktualitet

'Flejmë në tokë'/ Ankesa e të paraburgosurit në Elbasan, Avokati i Popullit i dërgon letër Drejtorisë së Burgjeve: Mbipopullimi është shqetësues

Kjo kërkesë ka ardhur pas ankesës së disa të paraburgosurve, që vuajnë dënimin në burgun e Elbasanit.

9 Shkurt 2023, 14:11 Nga A.B
'Flejmë në tokë'/ Ankesa e të paraburgosurit
Avokati i Popullit

TIRANË- Avokati i Popullit përmes një shkrese Drejtorisë së Burgjeve ka kërkuar që të gjendet sa më shpejt zgjidhje sa i takon mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Kjo kërkesë ka ardhur pas ankesës së disa të paraburgosurve, që vuajnë dënimin në burgun e Elbasanit. Shqetësimet e të paraburgosurve të ngritura në ankesë, konsistonin në probleme që lidhen me mbipopullimin e këtij institucioni, kushtet e jetesës në mjediset e tij, shërbimin e pamjaftueshëm shëndetësor, mungesën e barnave, trajtimin ushqimor, kushtet e fjetjes dhe të higjienës personale, shpërblimet për punën e të paraburgosurve si dhe privimit të takimeve me familjarët.

E PLOTË:

Avokati i Popullit përmes Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës ka marrë në shqyrtim ankesën drejtuar nga i paraburgosur O. K, në emër edhe të 22 të paraburgosurve të tjerë, që vuajnë dënimin në Institucionin e

Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Elbasan.

Konkretisht, shqetësimet e të paraburgosurve të ngritura në ankesë, në mënyrë të përmbledhur konsistonin në probleme që lidhen me mbipopullimin e këtij institucioni, kushtet e jetesës në mjediset e tij, shërbimin e pamjaftueshëm shëndetësor, mungesën e barnave, trajtimin ushqimor, kushtet e fjetjes dhe të higjienës personale, shpërblimet për punën e të paraburgosurve si dhe privimit të takimeve me familjarët.

Avokati i Popullit thekson se e drejta e ankimit dhe paraqitjes së kërkesës nga të burgosurit, është një e drejtë e parashikuar në ligjin nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Avokati i Popullit përsërit me shqetësim të madh problematikat e krijuara në lidhje me mbipopullimin në IEVP Elbasan, por dhe në disa IEVP të tjera. Kjo situatë, pavarësisht rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për çdo IEVP, konstatohet se ato kanë mbetur të paadresuara dhe situata është problematike inspektim pas inspektimi. MKPT në vizitat monitoruese të zhvilluara dy vitet e fundit (2021 dhe 2022) në IEVP Elbasan, ka konstatuar mbipopullim në dhomat e banimit dhe për pasojë janë gjetur edhe persona të flenë me dyshekë (sfungjer) të vendosur në tokë.

Për këtë arsye, pas trajtimit të ankesës së qytetarit të paraburgosur sa më sipër, Avokati i Popullit i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të marrë sa më shpejt masat e nevojshme për zgjidhjen e situatës së mbipopullimit duke shfrytëzuar kapacitetet e çdo institucioni apo edhe për rishpërndarjen e të burgosurve në IEVP e tjera në mënyrë proporcionale, për të respektuar standardet minimale të kubaturës dhe sipërfaqes së banimit për çdo të burgosur, si dhe garantuar kushtet e jetesës së tyre në këto institucione.
Gjithashtu, Avokati i Popullit ka kërkuar të merren mast e nevojshme: për garantimin e shërbimit shëndetësor të të burgosurve në këtë IEVP; për kryerjen e shpërblimit financiar të të paraburgosurve të punësuar; për furnizimin e rregullt periodik të të paraburgosurve me materiale higjenike dhe detergjentë; për heqjen nga përdorimi të materialeve të fjetjes që janë të dëmtuara dhe të vjetëruara, furnizimin e të paraburgosurve me materiale të reja për fjetje; si dhe për marrjen e masave të nevojshme, për përcaktimin në rregulloren e brendshme të institucionit për mundësinë e zëvendësimit të takimeve fizike të të burgosurve me takime online me persona familjarë, në çdo rast me pëlqimin e tyre.

avokati i popullit burgu i elbasanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj