LIVE UPDATES
Aktualitet

Droga në thasët me pleh organik, përfundon aktekspertimi nga SPAK. E gjitha ishte kokainë e pastër, 485.5 kg brenda 400 thasëve

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka administruar akt-ekspertimin e ngarkesës së kokainës, duke dalë në përfundimin se sasia e drogës së miksuar në pleh ishte 485.5 kg kokainë e pastër dhe jo 430 kg, sa u mendua në fillim. 

9 Shkurt 2023, 11:15 Nga k.m.
Droga në thasët me pleh organik, përfundon aktekspertimi nga
Pamje nga banesa ku fshihej droga

TIRANË- 4 muaj pasi u kap, del akti i ekspertimit për drogën me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia që u sekuestrua në banesën e ish-krykonunarit të Frakullit Viktor Çervanaku në Fier. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka administruar akt-ekspertimin e ngarkesës së kokainës, duke dalë në përfundimin se sasia e drogës së miksuar në pleh ishte 485.5 kg kokainë e pastër dhe jo 430 kg, sa u mendua në fillim. 

Më 24 nëntor, në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe, Viktor Çervanaku. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Të arrestuarit janë: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 nga të arrestuarit për kokainën e mbërritur në pleh artificial organik, nga Ekuadori në Frakull të Fierit. Sipas Apelit, kjo masë sigurie nuk ndryshoi për Enxhi Ferhatin, Bledar Matoshin, Julian Malajn, Klajdi Vrionin dhe Redion Meshin.

Ndërkohë që po kontrollonte drogën, SPAK gjithashtu ka nisur marrjen e dëshmive të 10 personave të arrestuar si porositës dhe organizatorë të trafikut të 430 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, të cilën e kishin tretur me pleh kimit. Ndër të parët që u pyet nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte Enxhi Ferhati, e cila sipas SPAK, dyshohet se ndihmonte të dashurin e saj Denilson Çervanaku, të kontaktonte me bashkëpunëtorët e trafikut në Kolumbi.

Deri më tani, mësohet se Ferhati ka pranuar para hetuesve se ajo ka qenë në dije se çfarë po ndodhte vetëm së fundmi, por ka ngulur këmbë se nuk ka pasur të bëjë me asgjë, veçse me përkthimin e materialeve që kanë të bëjnë me transportin e plehut kimik. Kjo pasi ishte ajo që merrej me komunikimet me e-mail me kompaninë në Kolumbi për blerjen e plehut kimik, brenda të cilit ishte dhe kokaina. Por sipas saj, të gjithë skemën e ka marrë vesh vetëm disa ditë para arrestimit të të dashurit të saj, Denilson Çervanaku. Por Ferhati nuk është e vetmja që do merret në pyetje, pasi BKH duket se do të thërrasë edhe personat e tjerë, nga të cilët hetuesit do të kërkojnë bashkëpunim në zbardhjen e rrethanave të linjës së trafikut.

spak laborator kokaine ne fier fier

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion