Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
QSUT deklaron se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit te mjekes një ditë më parë nga dy persona, teksa ishte në krye të detyrës. Një ditë më pas, QSUT deklaron se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.
"Shërbimi Infektiv në QSU "Nënë Tereza" është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti. Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri,"-shkruan QSUT.
Dje, Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një mjeke në QSUT, ndërsa nën hetim për ngjarjen janë vënë edhe 3 persona të tjerë. Të arrestuarit, që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, pasi kanë marrë vesh se i vëllai i tyre kishte vdekur, fillimisht janë konfliktuar me rojën e spitalit. E më pas kanë hyrë brenda godinës, kanë thyer çfarë u ka dalë përpara dhe janë zënë me stafin e spitalit, teksa kanë goditur e qëlluar mjeken që ka pasur nën kujdes të afërmin e tyre, pasi sipas tyre ishin përdorur mjekime të gabuara.
Momenti i shpetimit TURQI- Ekipi shqiptar i shpëtimit ka mundur të lokalizojë rreth 25 persona të cilët kanë mbetur n&eu...
Termet TIRANË- Tërmet në Shqipëri! Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet jan...
Policia DURRËS- Pëllumb Kaja është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit antidrogë t&e...
Policia ITALI- Kuzhinieri shqiptar i arrestuar në Itali për drogë ka deklaruar se nuk është kriminel. 50-vjeçari shqip...
Pamje nga banesa ku fshihej droga TIRANË- 4 muaj pasi u kap, del akti i ekspertimit për drogën me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia q&e...
Pamjet nga video e Fiks Fare TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka reaguar dhe dënuar rëndë dhunën e ushtruar ndaj gaz...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur moskompentencë për k...
Foto ilustruese TIRANË- Një 38-vjeçar i identifikuar si Dritan Hyka (Asimaj) është arrestuar nga policia në aeroportin e Ri...
Policia TIRANË- Policia ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Polic...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet më...