9 Shkurt 2023, 11:48
Nga A.B
Policia
DURRËS- Pëllumb Kaja është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit antidrogë të koduar 'Agimi'. Policia bën të ditur se me ndalimin e Kajës, numri i personave të arrestuar për këtë operacion shkon në 21. 51-vjeçarit, banues në Arrameras, Fushë Krujë, iu është caktuar nga Gjykata e Lartë masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Aktualisht po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Agimi”, i iniciuar në maj të vitit 2021, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët e GDF-së. Shkon në 21 numri i shtetasve të vënë në pranga, si rezultat i këtij megaoperacioni masiv, të zhvilluar në Nikël, Halil dhe në Arramerras, përmes monitorimit nga ajri, për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit. Vihet në pranga 51-vjeçari me masë sigurie nga Gjykata e Lartë, pasi kultivoi bimë narkotike në fshatin ku banonte. Si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Agimi”, të iniciuar në maj të vitit 2021, për kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, në territore të hapura dhe në ambiente të mbyllura, në fshatrat Nikël, Halil dhe Arramerras, të qytetit të Krujës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga shtetasin:
-P. K., 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
operacioni agimi pellumb kaja
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:18
A.B
Policia
ITALI- Kuzhinieri shqiptar i arrestuar në Itali për drogë ka deklaruar se nuk është kriminel. 50-vjeçari shqip...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:15
k.m.
Pamje nga banesa ku fshihej droga
TIRANË- 4 muaj pasi u kap, del akti i ekspertimit për drogën me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia q&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:05
A.B
Pamjet nga video e Fiks Fare
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka reaguar dhe dënuar rëndë dhunën e ushtruar ndaj gaz...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 10:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur moskompentencë për k...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 10:29
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 38-vjeçar i identifikuar si Dritan Hyka (Asimaj) është arrestuar nga policia në aeroportin e Ri...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 09:44
A.B
Policia
TIRANË- Policia ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Polic...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 09:09
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet më...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 07:20
A.B
Moti
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në Jug dhe juglindje.
Temperaturat minimal...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 22:44
F.M
Qafë Thore
SHKODËR- Në Qafën e Thores në Shkodër është shënuar temperatura rekord në vendin tonë, mi...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 22:39
F.M
Targa
TIRANË- Duke nisur nga ky muaj shkurt, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të kenëmundësi të personalizojnë tar...