LIVE UPDATES
Aktualitet

ARMO për skrap, punëtorët dhe vetë shteti kërkojnë borxhin miliona euro nga kompanitë fantazmë

Sipas Fiks Fare ë atë kohë, emisioni investigativ denoncoi se firma modeste dhe fantazmë po merrnin nën kontroll rafinerinë e përpunimit të thellë. Madje, duke krijuar borxhe të mëdha ndaj punëtorëve, furnitorëve dhe institucioneve shtetërore.

7 Shkurt 2024, 21:05 Nga h.k
ARMO për skrap, punëtorët dhe vetë shteti kërkojnë
Foto ilustruese

FIER-Emisioni investigativ ka denoncuar në vijimësi disa tentativa të kompanive që luanin me punëtorët dhe vetë shtetin me rafinerinë ARMO në Ballsh.

Sipas Fiks Fare ë atë kohë, emisioni investigativ denoncoi se firma modeste dhe fantazmë po merrnin nën kontroll rafinerinë e përpunimit të thellë. Madje, duke krijuar borxhe të mëdha ndaj punëtorëve, furnitorëve dhe institucioneve shtetërore. Denoncimi i parë erdhi në vitin 2018, teksa nëpërmjet intervistave dhe dokumenteve faktuam se borxhi që ARMO i kishte shtetit shkonte në plot 600 milionë euro. Por, pas ikjes së Taçit dhe Azerëve, rafinerinë e mori banka nën pronësi.

Pas vitit 2018, rafineria iu la me qira disa firmave, duke filluar nga Tosk Energji apo Byllis Energji. Megjithëse ishin të ndara, ato kishin të njëjtët emra si administratorë dhe pronarë. Fiksi faktoi në vitin 2019, nëpërmjet një tjetër investigimi, se rafineria në atë kohë po merrej nga firma Tosk Energji dhe Byllis Energji. Dy firma me persona të njëjtë; shqiptaro – zviceranin Blerim Hoxha dhe ish-administratorin Kristof Dabord, që kishte qenë gjatë kohës së Taçit. Pra, i njëjti administrator që e çoi në faliment po tentonte që të rimerrte kontrollin.

Madje, Fiksi denoncoi se kishte dyshime të mëdha se para ruse po hidheshin në atë rafineri. Bëhej fjalë për firmën “Gunvor”, me seli në Zvicër, por dyshohej se financohej nga Kremlini. Firma që punoi disa vjet te ARMO ishte “Tosk Energji”, e cila u largua dhe pas ikjes së saj, i gjithë ai Kombinat u çua për skrap.

Në redaksinë e Fiks Fare u ankua z. Kamber Iljazi, punëtor në atë rafineri dhe kryetar i Sindikatës së Punëtorëve. Ai tregon se rafineria nuk egziston më, si pasojë e keq menaxhimit. Një nga firmat që e menaxhoi keq është Byllis Energji. Madje edhe Tosk Energji, të dyja me administrator z. Blerim Hoxha. Thotë se ka punuar disa kohë me këtë firmë, por ata bën shkurtime. Më pas është pushuar nga puna dhe këtë vendimin e ka çuar në Gjykatën Administrative.

“Kam fituar gjyqin dhe rreth 3 milionë lekë të reja për të marrë si shpërblim. Por s’kam marrë asnjë lekë, pasi firma nuk ka asnjë aset. Në zyrat e saj s’përgjigjet njeri, telefon jo e jo. Kam marrë dy përmbarues privat, por sërish nuk i kam vjelë dot lekët që më takojnë” tregon Kamberi. Pohon se firmat dhe njerëzit kanë qenë fasadë, pasi pas tyre ishin të tjerë. “E volën sa e volën dhe e shkatërruan atë rafineri. Madje nuk shlyejnë asnjë detyrim, ndaj të gjitha palëve” përfundon ai.

Denoncuesi Kamber Iljazaj tha se ka bërë gjyqe me firmën “Byllis Energji”. Sipas një dokumenti të siguruar nga Fiks Fare, firma “Byllis Energji” ka pasur si administrator z. Blerim Hoxha. Më pas z. Hoxha është larguar, por duke qenë shumë aktiv në administrimin e ARMO-s. Por, shfrytëzimi i rafinerisë, të paktën me letra, u shfaq në tetor të vitit 2019. Pas kësaj date, dhjetëra individë, punonjës, firma private apo edhe institucione shtetërorë, vendosën të bllokonin aksionet e kësaj firme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në QKB, ku rezulton se firma “Byllis Energji” ka kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor, nga Tatimet e Tiranës. Kërkohet që të mos tjetërsohen pasuritë dhe aksionet e kësaj firme. Ndërkohë, në janar të vitit 2020, në QKB u lëshua edhe një urdhër bllokimi nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Duket se, krahas borxhit të madh ndaj punëtorëve dhe firmave private, kjo firmë që administroi për disa kohë ARMO-n ka pasur borxh edhe ndaj shtetit.

Por, sërish nuk u ndërmor asnjë masë, duke e lejuar që të vijojë aktivitetin dhe të thellojë borxhet, ashtu si edhe kompanitë e mëparshme. Vetë kompania publikonte bilance në QKB, ku pranonte se detyrimet e saj ndaj shtetit, huat, apo shoqërive tregtare private shkonte në plot 10 milionë euro.

Në prill të vitit 2022, largohet administratori shqiptar dhe emërohet një administrator i huaj. Edhe gjatë kësaj kohe, lëshohen një mori vendimesh për bllokimin e aksioneve, si pasojë e borxheve.

Ndërkohë, një tjetër firmë që ka pasur një rol kyç në administrimin e ARMO-s ka qenë “Tosk Energji”. Janë të njëjtët emra, ku rol kyç ka pasur shqiptaro-zvicerani Blerim Hoxha dhe ish administratori z. Kristof Dabord. Emra të cilët i investigoi Fiks Fare në vitin 2019, të cilët me firma fantazmë dhe riciklime arritën të merrnin në dorë rafinerinë. Madje, bënë tentativa që ajo rafineri të financohej nga firma “Gunvor”, me seli në Zvicër, pas së cilës dyshohet se fshihen biznesmenë rusë.

Fiksi siguroi një dokument, që bën fjalë për një bashkëpunim mes firmës Tosk Energji dhe Gunvor. Por, edhe në këtë firmë, Toks Energji, janë vendosur disa urdhra sekuestroje. Urdhrat janë lëshuar nga individë, firma apo edhe organet tatimore.

Institucionet shtetërore, me apo pa dashje, kanë lejuar që këto firma që menaxhuan para çmontimit për skrap ARMO-n të krijojnë një borxh të madh. Borxhi llogaritet në miliona euro, duke përsëritur aferën gjatë administrimit të Taçit. Asnjë institucion, qoftë edhe ligj zbatues, nuk parandaloi këtë skemë, çka ka detyruar qindra punonjës të bredhin me letra në duar për të kërkuar firmat fantazmë./Marre nga Top Channel 

investigim ne fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj