Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
51-vjeçari me iniciale E. A është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila është pajisur me urdhër mbrojtës.
KORÇË- Arrestohet 1 person në Korçë dhe procedohen 5 të tjerë për vepra të ndryshme penale. 51-vjeçari me iniciale E. A është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila është pajisur me urdhër mbrojtës.
Gjithashtu Prokuroria nisi procedimin për 51-vjeçarin me iniciale E. F dhe 23-vjeçarin me iniciale S. Ç ku gjatë kontrollit fizik u ishte gjetur secilit prej tyre, nga një armë të ftohtë (thikë). Po ashtu Prokuroria nisi procedimet për N. F pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e saj. Ndërsa TH. M ka kanosur me fjalë, shtetasin M. B., për motive pronësie. Gjithashtu 58 vjeçari me iniciale L. L është proceduar pasi në fshat ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, për të djegur barishtet, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: E. A., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; D. F., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.8, Korçë, ku u konstatuan duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit fizik, i gjetën secilit prej tyre, nga një armë të ftohtë (thikë). Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D. F., gjetën 2 përforcues grushti, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 thikat.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. P., banuese në Korçë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e saj. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. M., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin M. B., për motive pronësie. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 58 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi në fshat dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, për të djegur barishtet, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident është regjistrar ditën e sotme në afërsi të një karburanti në M...
Policia FIER- Arrestohen 2 persona në Fier dhe procedohen 2 të tjerë për vepra penale të ndryshme. 49-vjeçari me iniciale A...
Foto ilustruese TIRANA- Në draftin e ri që përfshin ndryshimet që mund të ndodhin në Kodin e Ri Penal është...
Policia TIRANË- Arrestohet një person në Tiranë i akuzuar për tre vepra penale falsifikim të dekumentave, mashtrim, dhe ndihm...
Arnisa Këlliçi TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për kall&eu...
Dervish Hasi TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për mjekun kardiokirurg D...
Baste sportive TIRANË- Arrestohen tre persona në Tiranë të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, p&e...
policia DIBËR- Arrestohet një person në Dibër pasi vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie. Por falë ...
Foto ilustruese ELBASAN- Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56-vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi ishte...
Edvin Prifti dhe Enkelejda Hoxha TIRANA- Prokuroria e Posaçne kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka thirrur ditën e nes&eu...