Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sa i përket konceptit të surrogacisë, përfshihet për herë të parë në legjislacionin shqiptar.
TIRANA- Në draftin e ri që përfshin ndryshimet që mund të ndodhin në Kodin e Ri Penal është edhe surrogacia, ose porosia e një çifti për të lindur fëmijë nga një grua tjetër si dhe konsumi i alkoolit nga të miturit. Sa i përket konceptit të surrogacisë, përfshihet për herë të parë në legjislacionin shqiptar. Nëse ndryshimet në Kod miratohen, do të mundësohet që kundrejt pagesës, një femër/grua madhore (nëna surrogate) me pëlqimin dhe me vullnetin e saj, të marrë përsipër që të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.
Një tjetër ndryshim është përfshirja në Kod e nenit ku dënohen personat të cilët nxisin të miturit që të konsumojnë pije alkolike.
Neni:
Porosia për të lindur fëmijë
1. Për qëllime të këtij neni “Porosia për të lindur fëmijë (Surrogacia)” është një marrëdhënie në marrëveshje, pavarësisht formës së saj, ku një femër/grua madhore (nëna surrogate) kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera, jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj, merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.
2. Përfshirja me qëllim përfitimi e një ndërmjetësi midis një personi ose një çifti që dëshiron të mirëpresë një fëmijë me një grua që pranon ta mbajë këtë fëmijë brenda trupit të saj dhe ta sjellë në jetë, në mënyrë që t’ua dorëzojë pas lindjes atyre, kur nëna e porositur dihet që përdoret rëndom të plotësojë porosi të tilla vetëm për këtë qëllim, duke vendosur në rrezik jetën dhe shëndetin e saj apo të fëmijës, kur inseminimi apo edhe lindja bëhen jashtë mjediseve të përshtatshme/ palicensuara për kryerjen e procedurave të tilla apo për lindjen e fëmijëve, dënohen me gjobë ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
3. Nëse vepra sipas parashikimit të paragrafit dy të këtij neni, kryhet nga një person që ushtron një profesion shëndetësor, dënim shtohet deri në një të tretën e tij.
Neni:
Nxitja e të miturve për të përdorur pije alkoolike
1. Provokimi, nxitja apo shtytja drejtpërdrejt i një të mituri për konsumim të tepërt të pijeve alkoolike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në një vit burgim.
2. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafin një të këtij neni kryhet ndaj një të mituri nën moshën katërmbëdhjetë vjeç ose kur veprimet janë kryer në mjediset e institucioneve arsimore ose në mjediset e godinave/lokaleve të administruara prej tyre, si dhe në vendet e posaçme të hyrjes dhe daljes së nxënësve nga këto institucione ose në një distancë të afërt rreth këtyre institucioneve ose godinave/lokaleve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
3. Nëse veprat penale si më sipër, kryhen në mënyrë demonstrative në mjedise publike duke sfiduar hapur normat e sjelljes së mirë, apo nxitja synon të kthejë të miturin në përdorues të rregullt të alkoolit, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
Policia TIRANË- Arrestohet një person në Tiranë i akuzuar për tre vepra penale falsifikim të dekumentave, mashtrim, dhe ndihm...
Arnisa Këlliçi TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për kall&eu...
Dervish Hasi TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për mjekun kardiokirurg D...
Baste sportive TIRANË- Arrestohen tre persona në Tiranë të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, p&e...
policia DIBËR- Arrestohet një person në Dibër pasi vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie. Por falë ...
Foto ilustruese ELBASAN- Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56-vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi ishte...
Edvin Prifti dhe Enkelejda Hoxha TIRANA- Prokuroria e Posaçne kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka thirrur ditën e nes&eu...
Foto ilustruese VLORA- Një 34-vjeçar me inicialet S. S., banues në Vlorë, është arrestuar pasi lëvizte i armatosur n&e...
Lista TIRANË- Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat në rajon sa i përket cil&eu...
Policia ELBASAN- 3 persona janë proceduar për vepra penale të ndryshme. Prokuroria nisi procedimin për 19-vjeçarin me inici...