Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjyqtarja shprehej se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt nga një prokuror, i cili ushtron detyrën pranë prokurorisë së Gjykatë së Shkallës së Parë të Tiranës.
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për kallëzimn të rremë pas pretendimeve të saj se ishte kërcënuar me jetë. Këlliçi ka kërkuar më herët nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të deklarojë mungesë kompetence në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e saj për kërcënimet.
Gjyqtarja shprehej se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt nga një prokuror, i cili ushtron detyrën pranë prokurorisë së Gjykatë së Shkallës së Parë të Tiranës.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se gjyqtarja, e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pretenduar se në zyrën e saj, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst: “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.
Sipas prokurorisë letra kërcënuese është shkruar nga vetë gjyqtarja Këlliçi, rezultat i ardhur pas hetimeve paraprake dhe shqyrtimit të gjithë të dhënave.
Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale të “Kanosje e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren A. K. Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisaritin e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja A. K., e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhoma penale. Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”. Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë.
Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj. Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K. Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale. Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A. K, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.
Dervish Hasi TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për mjekun kardiokirurg D...
Baste sportive TIRANË- Arrestohen tre persona në Tiranë të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, p&e...
policia DIBËR- Arrestohet një person në Dibër pasi vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie. Por falë ...
Foto ilustruese ELBASAN- Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56-vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi ishte...
Edvin Prifti dhe Enkelejda Hoxha TIRANA- Prokuroria e Posaçne kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka thirrur ditën e nes&eu...
Foto ilustruese VLORA- Një 34-vjeçar me inicialet S. S., banues në Vlorë, është arrestuar pasi lëvizte i armatosur n&e...
Lista TIRANË- Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat në rajon sa i përket cil&eu...
Policia ELBASAN- 3 persona janë proceduar për vepra penale të ndryshme. Prokuroria nisi procedimin për 19-vjeçarin me inici...
Foto ilustruese TIRANA- Seanca e radhës për çështjen "Gërdeci" pritet të zhvillohet më 21 shkurt. Kjo shtyrje vjen pas...
Ambulance DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës. Mësohet se një 21-vjeça...