Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai mashtronte emigrantët se do u siguronte dokumente angleze në këmbim të shumave të mëdha të parave.
TIRANË- Arrestohet një person në Tiranë i akuzuar për tre vepra penale falsifikim të dekumentave, mashtrim, dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve. Ai mashtronte emigrantët se do u siguronte dokumente angleze në këmbim të shumave të mëdha të parave. Gjithashu një qytetar nga Fieri ka bërë një denoncim për personin me iniciale M.N i cili ka mashtruar vëllain e tij që jetonte ne Angli se do i bënte dokumentat duke i marrë një shumë prej 30.000 pound.
Njoftimi i Prokurorisë:
Mashtronte emigrantët se do u siguronte dokumente angleze në këmbim të shumave të mëdha të parave, Prokuroria Tiranë ndalon shtetasin M.N i akuzuar për tre vepra penale
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e materialit referues të ardhur nga policia gjyqësore e Seksionit të Luftës Kundër krimit Ekonomiko-Financiar pranë DVP Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal nr.617, viti 2024 për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore, më datë 02.02.2024 është përcjellë një informacion shtesë, pasi në emisionin investigativ Stop, në TV Klan i datës 01.02.2024 është transmetuar materiali që denoncon mashtrimet.
Një qytetar nga Fieri i është drejtuar këtij emisioni, për të denoncuar se vëllai i tij prej disa vitesh jeton në Angli, pa dokumente. Njihet me shtetasin M. N., nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton se do i sigurojë dokumente angleze. Shtetasi M. N. dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 30.000 pound. Gjithashtu pranë emisionit Stop pas transmetimit të këtyre pamjeve, ka dërguar sms dhe shtetasi E.A., me vendbanim në Angli, duke denoncuar një rast tjetër mashtrimi, ku rezultoi se këtij shtetasi me të njëjtën skemë i janë marrë 10.000 pound.
Pas këtij momenti dhe komunikimit me gazetarët e Emisionit Investigativ Stop, u administruan pamjet filmike, u kontaktuan qytetarët duke marrë kallëzimet përkatëse dhe u ndalua shtetasi, M. N., si person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për Kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga neni 143/3 dhe 298/3 i K.Penal.
Gjejmë rastin të përgëzojmë punën e gazetarëve të Emisionit Investigativ Stop për zbardhjen e këtij rasti dhe rasteve të tjera, dhe të inkurajojmë çdo media dhe qytetar për të denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit duke i garantuar se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.
Arnisa Këlliçi TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për kall&eu...
Dervish Hasi TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për mjekun kardiokirurg D...
Baste sportive TIRANË- Arrestohen tre persona në Tiranë të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, p&e...
policia DIBËR- Arrestohet një person në Dibër pasi vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie. Por falë ...
Foto ilustruese ELBASAN- Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56-vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi ishte...
Edvin Prifti dhe Enkelejda Hoxha TIRANA- Prokuroria e Posaçne kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka thirrur ditën e nes&eu...
Foto ilustruese VLORA- Një 34-vjeçar me inicialet S. S., banues në Vlorë, është arrestuar pasi lëvizte i armatosur n&e...
Lista TIRANË- Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat në rajon sa i përket cil&eu...
Policia ELBASAN- 3 persona janë proceduar për vepra penale të ndryshme. Prokuroria nisi procedimin për 19-vjeçarin me inici...
Foto ilustruese TIRANA- Seanca e radhës për çështjen "Gërdeci" pritet të zhvillohet më 21 shkurt. Kjo shtyrje vjen pas...